Distria Krasniqi prek finalen e Botërorit

Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror në Budapest të Hungarisë

Ajo në gjysmëfinale mposhti spanjollen Ariane Toro Soler.

Në finale Disi takohet me garuesen Uta Abe nga Japonia.

Skandali i Armand Dukës- I rezervoi biletë Xhulit jashtë rregullave të FSHF’së

Tifozët “Kuq e Zi” dhe “Plisat” nuk u lejuan të futeshin në “Air Albania” në ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë.

Megjithatë, biletë vetëm përmes një telefonate siguroi modelja Xhuliana Nura. Të paktën kështu ka bërë të ditur Xhuli në emisionin “Favorit” në T7.

Fati është pak edhe qysh e bojsh punën. Unë kam punu për me kanë në çdo lojë të kombëtares së Shqipërisë, me vite të tana. Unë rrjedhi nga një familje shumë sportiste, vetë kam qenë sportiste. Nuk e di a muna me thanë publikisht, kontaktet e mia që i kam në Shqipëri, që kam jetu nja dy vite në Shqipëri. Është gjynah që Plisat dhe tifozët Kuq e Zi s’i kanë leju me hy brenda”, deklaroi ajo.

Në studio ka reaguar tifozi i “Kuq e Zi” duke e quajtur të padrejt mënyrën se si i ka ndarë biletat FSHF’ja.

Çka me folë, direkt e tha edhe vetë që e ka telefonu edhe e ka marrë. Tash, pa dasht me të nënçmu asnjëherë as ty as një shqiptar, direkt qysh në fillim është shumë zhgënjyese si për mu si për ata tifozë që janë që 21 vjet që e përkrahim kombëtaren dënohemi dhe jemi jashtë, e ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe”, deklaroi ai.

 

Manaj kërkon falje pas penalltisë së humbur ndaj Serbisë: Do të kthehem më i fortë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, reagoi pas humbjes së penalltisë në ndeshjen kundër Serbisë në kualifikueset për Botërorin 2026, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një mesazh për media sociale, ai shprehu keqardhjen e thellë për momentin që nuk e shfrytëzoi dhe kërkoi falje nga tifozët, bashkëlojtarët dhe stafi.

“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë… Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqendruar dhe më i vendosur,” tha Manaj, duke marrë përgjegjësinë e plotë si sulmues.

“A jemi live, Serbi…” – Në këtë link mund të shihni atmosferë e ‘zjarrtë’ në Tiranë përpara ndeshjes me Serbinë

Sot zhvillohet ndeshja e shumëpritur midis Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Tifozët kuqezi kanë nisur atmosferën festive që në orët e para, duke mbushur stadiumin “Air Albania” me këngë patriotike dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Për të parë ‘live’ atmosferën në Tiranë, mund të klikoni videon poshtë.

Shqipëri- Serbi, tifozët Kuq e Zi, atëmosferë fantastike në Tiranë

 

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026, me Shqipërinë që deri më tani ka një bilanc prej një fitoreje dhe një humbje.

Përzgjedhësi Sylvinho do të ketë një punë të vështirë për të zgjedhur formacionin titullar.

Megjithatë, tashmë ka një ide se si pritet që Shqipëria të zbresë në fushë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

Në portë pritet që të konfirmohet Thomas Strakosha, teksa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga emra si Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Në repartin e mesfushës pritet që të aktivizohen dyshja e Serie A, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, së bashku me Qazim Laçin.

Sa i përket fazës ofanzive, Mirlind Daku me gjasë do të startojë si sulmues qendre, teksa nga krahët do të ketë ndihmën e Arbër Hoxhës dhe Armando Brojës.

Formacioni i mundshëm (4-3-3):

Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Broja, Daku, Hoxha.

Pak para ndeshjes me serbinë, tifozat Kuq e Zi dalin me reagim

Tifozat Kuq e Zi kanë dalë me disa fotografi me mbishkrime të ndryshme para ndeshjes se sotme (e shtunë) ndaj Serbisë.

Shqipëria do të përballet ndaj Serbisë me fillim nga ora 20:45 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Ndeshja që do të zhvillohet në ‘Air Albania’ ka ngjallur interesim të madh nga publiku, por aty pitet që sot të mungojnë Tifozat Kuq e Zi.

Pas një përplasje me krerët e FSHF-së sa i përket biletave të shpërndara për tifogrupet e organizuara, ata morën vendimin të mos jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje.

“Historia nuk harrohet për një Evropian”, “Jo harresës, jo bashkëorganizimit me gjakatarin”.

“Fëmijët tanë nuk panë Evropian, panë luftë”, “Nderi nuk blihet me futboll”, “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13.00 shqiptarëve”, ishin fotografitë me mesazhe të cilat ata i shpërndanë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se për këtë ndeshje janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie dhe rreth 2000 efektivë policorë do të përkujdesen për mbarëvajtjen e rendit.

Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë.

 

 

 

Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar se djali i presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, mund të jetë prezent në stadium.

 

“Mesa di unë, do vijë edhe djali i Vuçiq këtu në Tiranë, sepse ai është menaxher futbolli. Vuçiq është shumë i lidhur me futbollin, ata e kanë përdorur futbollin dhe grupet e huliganëve për politikë, për fushata elektorale.

I kanë përdorur për gjenocide, për Kosovë, për Bosnjë e kudo që ata kanë pasur probleme – kanë përdorur këto grupe të tifozërisë”,  deklaroi Shakohoxha.

 

 

Skandal me biletat – ‘Tifozat Kuq e Zi’ nuk do të jenë në ndeshjën ndaj serbisë

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ), ka njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi që zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, TKZ shprehet se kjo është hera e dytë në 21 vite që nuk ndodhen në stadium për një përballje me Serbinë, duke e krahasuar situatën me ndeshjen e vitit 2014 në Beograd, kur u ndaluan nga autoritetet serbe. Këtë herë, sipas tyre, përjashtimi po bëhet nga “miqtë e shkijeve”, referuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

TKZ e quan shpërndarjen e biletave një “farsë të organizuar” me pretekstin e një shorti, të cilin e akuzojnë si skemë të parapërgatitur për të favorizuar agjencitë turistike dhe për të nxitur shitjen e biletave në tregun e zi, me çmime që arrijnë deri në 1000 euro.

Sipas deklaratës së tyre, sistemi i ri i shitjes përjashton tifozët besnikë, duke favorizuar “klientelën, politikanët dhe të pasurit”. TKZ kritikon FSHF-në për hipokrizi dhe shton se futbolli është shndërruar në një event të paarritshëm për qytetarët e zakonshëm.

A është finale apo ndeshje miqësore? PSG-ja po e “shkatërron” Interin

Skuadra e Paris Saint-Germain ka shënuar golin e katërt në ndeshjen ndaj Interit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Golin për 4:0 e shënoi sulmuesi anësor, Kvaratskehlia, shkruan Indeksonline

 

Kvara shënoi një gol shumë të bukur pas një asisti nga Dembele.

 

“Merrni gjygymat pini çaj se pa Llapin nuk ka Superligë” – Batatina tallet keq me Rashicën dhe Vushtrrinë pas fitores në barazh

Pas fitores dramatike të Llapit ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit për qëndrimin në Superligë, trajneri Tahir Batatina ka reaguar me një postim ironik e të zjarrtë në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikëve dhe “ekspertëve” që sipas tij, e kishin nënvlerësuar skuadrën llapjane.

“Këta ekspertat para ndeshjes kishin pas menduar se do të luajnë me Milloshevën. JO JO me Llapin e Zahir Pajazitit,” shkruan Batatina në Facebook.

Ai uroi të gjithë qytetarët e Llapit dhe Gollakut për vazhdimin në elitën e futbollit kosovar dhe nuk kurseu ironinë, shkruan Gazeta Imazhi.

“Merrni gjygymat pini çaj sepse pa Llapin nuk ka Superligë!”

Interesante në këtë postim është se krahas trajnerit Batatina, në foto shfaqen edhe disa figura të njohura të futbollit, përfshirë edhe Milot Rashicën, që duket se ka qenë ndër përkrahësit e Vushtrrisë në këtë përballje.

Postimi i plotë: