Incidentet dhe thirrjet raciste nga tifozët rumunë në ndeshjën Rumani-Kosovë, UEFA merr vendimin e papritur

UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 3:0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia e futbollit evropian e pa fajtore palën kosovare për tërheqje nga loja në minutat shtesë dhe për mosbindje të urdhrit të referit për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Gjithashtu, dy Kombëtaret u gjobitën për ato që ndodhën të premten mbrëma në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

UEFA vendosi ta gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6,000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit kombëtar.

Federata Rumune e Futbollit mori gjoba të shumta, respektivisht 128 mijë euro, dhe u dënua me një ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj.

Gjithçka eskaloi në minutat shtesë të ndeshjes kur pas një zënke mes futbollistëve të të dyja ekipeve, nisën thirrjet raciste nga ana e tifozëve rumunë ndaj futbollistëve të Kosovës, me ç’rast këta të fundit u larguan nga fusha dhe nuk pranuan të ktheheshin më, ndërsa gjyqtari i dha fund ndeshjen me vetëm rumunët në fushën e blertë. /Gazeta Express/

 

 

UEFA po e shqyrton sot rastin e lojës Rumani – Kosovë, ja kur pritet të merret vendimi

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka marrë në dorë sot dosjen e ndeshjes së ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Nëse nuk ndërlikohet shqyrtimi i kësaj çështjeje, vendimi për këtë ndeshje mund të merret nesër (e enjte).

Gazeta online nga Rumania “gsp.ro” i ka prezantuar 5 nga 7 zyrtarët që do ta gjykojnë dhe vlerësojnë këtë rast, i cili ndodhi të premten që shkoi në stadiumin “National Arena” në Bukuresht, përcjell “Gazeta Express”.

Kombëtarja e Kosovës u tërhoq nga fusha në minutat shtesë për të mos u kthyer më shkaku i thirrjeve raciste që i bënë tifozët rumunë.

UEFA në një përgjigje për “Gazeta Express” njoftoi ditë më parë se kanë nisur procedura disiplinore ndaj të dyja Federatave, ndërsa një vendim për këtë do të vijë shumë shpejt.

Mediumi rumun shkruan se në mëngjesin e sotëm do të nisë të shikohet lënda e të dyja palëve dhe do të ketë debate, ndërsa verdikti final mund të merret të enjten.

Ekziston mundësia e vonesës, nëse “tribunali” do të kërkojë sqarime dhe detaje shtesë për t’i pasur në dorë të gjitha provat përpara se ta marrë vendimin final për këtë ndeshje.

Është e qartë tashmë se sot do të nisin debatet dhe seancat, të cilat në varësi të kompleksitetit, mund të zgjasin deri në mbrëmje sonte.

Me shumë mundësi, vendimi nuk do të zbulohet sot, por nesër pasi të mbyllet dosja nga takimi i parë kushtuar ndeshjes së ndërprerë në Bukuresht.

Do të jenë shtatë gjyqtarë që do të diskutojnë dhe do të marrin vendim për këtë ndeshje, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Në komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës janë 16 zyrtarë: presidenti, dy nënkryetarët dhe 13 anëtarë.

Por, në kësi lloj rastesh zakonisht përfshihet një panel prej 5 deri në 7 personash, mes së cilëve presidenti dhe dy nënkryetarët janë një pikë fikse në shumicën e rasteve.

Sa herë që një zyrtar vjen nga një vend i përfshirë në mosmarrëveshjet përkatëse, përjashtohet nga llogaritja, përcjell “Gazeta Express”.

Në këtë rast, e njëjta gjë do të vlejë për avokaten Mădălina Diaconu, anëtare e këtij Komisioni, e cila është rumune.

Mediumi rumun i ka zbuluar edhe emrat e pesë prej shtatë anëtarëve të jurisë, që do të vendosin për ndeshjen e ndërprerë Rumani – Kosovë dhe për sanksionet që do t’i vendosin për Federatat përkatëse, eventualisht edhe për ndonjë lojtar.

Ata janë: austriaku Thomas Partl, hungarezi Sandor Berzi, zvicerani Jaques Antenen, portugezi Joao Leal dhe anglezi 5. Thura Win.

Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Lituaninë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Dardanët do të luajnë këtë sfidë me fillim nga ora 20:45 në një ambient të ngrohtë pasi pritet të ketë shikues jashtëzakonisht shumë.

Pas asaj që ndodhi në Rumani, futbollistët e Kombëtares së Kosovës kërkojnë fitoren pasi duan ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampanjë kualifikuese.

Për këtë takim përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë dy ndryshime të detyrueshme në formacionin startues në mungesë të Amir Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës të cilët mungojnë shkaku i kartonëve.

Telegrafi u sjell formacionin e mundshëm të Kosovës, ku pritet të ketë vetëm dy ndryshime nga sfida me Rumaninë.

Në portë si gjithmonë do të jetë Aro Muric, derisa Florent Hadergjonaj do të vendoset në krahun e djathtë të mbrojtjes me Mërgim Vojvodën në krahun e majtë. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Fidan Aliti dhe Ilir Krasniqi.

Mesfusha pritet të jetë e njëjta sikurse me Rumaninë me Valon Berishën dhe Elvis Rexhbecajn më të tërhequr derisa Florent Muslija në rolin e mesfushorit ofensivë.

Treshja e sulmit nuk do të ndryshoj me Edon Zhegrovën në krahun e djathtë, Muharrem Jasharin në të majtë dhe Vedat Muriqin në qendër të sulmit.

Kosova sot përballet me Lituaninë, ja ku mund ta ndiqni ndeshjën

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët do ta presin Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa janë në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë me Rumaninë.

Verdhekaltrit janë rikthyer në orët e hershme të së shtunës në atdhe, ndërsa kanë ushtruar atë ditë dhe të dielën lehtë para përballjes së sontme, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Franco Foda pritet të bëjë ndryshime në formacion dhe me gjasë t’ua japë rastin edhe lojtarëve të rinj, duke e pasur parasysh se kjo ndeshje mund të mos çojë shumë peshë.

Aktualisht, Kosova është e dyta në grup me 9 pikë, tri më pak se Rumania, por që dy Kombëtaret janë në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen që deri në minutat shtesë ishte e barabartë, 0:0.

Dardanët u tërhoqën nga fusha për shkak të fyerjeve në baza nacionaliste nga tifozët rumunë.

Sidoqoftë, tash fokusi i Vedat Muriqit me shokë është tek ndeshja e sontme me lituanezët, të cilën synojnë ta fitojnë.

Kosova e kishte mposhtur Lituaninë në udhëtim, ndërsa sonte po ashtu është favorite për të dalë triumfuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë do të luhet në Prishtinë duke nisur nga ora 20:45, ndërsa ndeshjen mund ta ndiqni LIVE edhe në Art Motion.

Kërkesa e pazakontë që e bëri Rumania pas lojës me Kosovën – UEFA iu kthen përgjigje

UEFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Rumune të Futbollit për anulimin e kartonit të verdhë të dhënë për Dennis Man në ndeshjen e ndërprerë të premten mbrëma ndaj Kosovës.

Pas ndërprerjes së papritur të ndeshjes për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët në “National Arena”, Federata Rumune kërkoi nga UEFA që të anulonte kartonin e verdhë të dhënë ndaj Man në minutën e 58-të të takimit.

Lojtari i Parmës, i cili u zëvendësua disa minuta para ndërprerjes, do të ishte në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Qipros, nëse kërkesa do të ishte pranuar.

Në kërkesën e saj, Rumunia shpresonte se, në rast fitoreje dhe njohjeje të rezultatit zyrtar të ndeshjes, kartoni i verdhë do të fshihej, duke i mundësuar Manit të luante në sfidën e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, UEFA ka vendosur që të mos pranojë këtë kërkesë, duke lënë të pezulluar fatin e ndeshjes ndërprerë, për të cilën do të vendoset shumë shpejt.

Rumania e ka mbyllur vitin e Ligës së Kombeve me 12 pikë dhe udhëheq Grupin 2 të Ligës C, me 4 fitore dhe një humbje nga Kosova në ndeshjen e parë.

Kosova, nga ana tjetër, renditet e dyta me 9 pikë, pas tre fitoreve dhe një humbje.

Në lidhje me ndeshjen e ndërprerë, UEFA ka njoftuar se vendimi për fatin e saj do të merret brenda një periudhe të shkurtër, për të përcaktuar nëse do të zhvillohet një ndeshje e re apo do të shpallet një rezultat tjetër.

Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin

Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë.

Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë qysh në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë gjatë në mend, pasi realizoi tre nokdaunë.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste meçin, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka shumë më shumë përvojë se boksieri ynë, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.

Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që në nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.

Ndeshja e rëndësishme e Shqipërisë ndaj Çekisë, ky është formacioni i Kuq e Zinjeve

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League.

Trajneri Sylvinho ka zbuluar 11-të “luanët” që do luajnë sonte nga minuta e parë në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline

Foramcioni zyrtar i fanellës “kuqezi”:

Incidenti në ndeshjen Rumani – Kosovë, UEFA merr një vendim

UEFA ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK) dhe asaj të Rumanisë.

Lajmi është konfirmuar nga shtëpia e futbollit evropian UEFA.

“Procedurat disiplinore janë iniciuar kundër Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me Nenin 55 të Rregullave Disiplinore të UEFA-s (DR), pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës e luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për Dukagjinin.

Ky veprim i UEFA-s vije pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës e cila u ndërpre në minutat e fundit.

Po, pooooo, Kosova na bën krenar, fitojnë ndaj Spanjës

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19.

“Dardanët” shënuan fitore spektakolare në minutat e fundit me rezultatin 3:4, shkruan Indeksonline

 

Golin në minutat e fundit për t’ia siguruar tri pikë Kovoës e shënoi futbollisti i Llapit, Elvir Gashijani.

Kujtojmë që golat tjerë për Kosovën i shënuan: Grabovci, Gashi dhe Jimenez (autogol).

Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. “Dardanët” ndeshjen e fundit e zhvillojnë ndaj Ishujve Faroe U19.

Valon Berisha reagon pas incidentit të mbrëmshëm ndaj Rumanisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka reaguar të shtunën në rrjetet sociale pas ndeshjes me Rumaninë, që “Dardanët” vendosën ta braktisin pas thirrjes “Serbia, Serbia” nga ana e tifozëve rumunë.

“Kosova është Kosovë”, ka shkruar Berisha në rrjetin social “Instagram”.

Në minutat e fundit të ndeshjes, tifozët rumunë nisën thirrje raciste anti-Kosovë.

Kjo bëri që futbollistët dardanë ta braktisin fushën dhe të mos ktheheshin më teksa rezultati ishte 0:0. Gjyqtari pas më shumë se një ore i dha fund ndeshjes, derisa vendimin për ndeshjen pritet ta marrë UEFA.

Berisha ishte startues ndaj Rumanisë dhe tregoi paraqitje solide deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes.