div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-sporti category-57 custom-background wp-custom-logo paged-2 category-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Kështu nuk pranohet te Juventusi” – Spalletti i vë kufirin Zhegrovës

Edon Zhegrova vazhdon të përballet me vështirësi për të siguruar një vend të qëndrueshëm në formacionin e Juventusit.

Sulmuesi kosovar nuk mori asnjë minutë loje në ndeshjen kundër Fiorentinës, duke shkaktuar reagime të shumta nga mediat dhe tifozët në Kosovë dhe Itali.

Sipas raportimeve nga gazetari italian Dario Pellegrini, Zhegrova u qortua nga trajneri Luciano Spalletti para ndeshjes. Kjo ndodhi pas një incidenti gjatë ngrohjes, ku sulmuesi kosovar u pa i acaruar nga thirrjet e tifozëve vendas.

Zhegrova iu drejtua publikut për t’u përgjigjur me një gjest, gjë që nuk i pëlqeu Spallettit. Trajneri italian e qortoi atë për reagimin e tij, duke theksuar se nuk është e pranueshme që lojtarët të reagojnë ndaj tifozëve në këtë mënyrë.

Ky moment ka ngjallur disa diskutime, pasi Zhegrova ka ende sfida për të fituar besimin e plotë të trajnerit dhe për të marrë një vend të rregullt në ekipin e Juventusit.

Publikohen oraret e ndeshjeve së Shqipërisë dhe Kosovës në Play-Off-in e Botërorit, ja se kur do të luhen

UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve “play-off”, ku Shqipëria do të luajë në transfertë me Poloninë në orën 20:45 ndërsa stadiumi ende nuk është bërë i ditur.

Nëse Kombëtarja arrin të fitojë kundër polakëve, në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Në të njëjtin orar do të luajë edhe Sllovakia me Kosovën

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale (26/03/2026):

Turqi-Rumani, ora 18:00

Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

Uells-Bosnjë Hercegovinë, ora 20:45

Ukrainë-Suedi, ora 20:45

Poloni-Shqipëri, ora 20:45

Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

Finalet janë planifikuar për më 31 mars dhe të gjitha ndeshjet vendimtare janë planifikuar të zhvillohen në orën 20:45.

Lojtari i Sllovakisë thotë se nuk e njeh fare Kosovën

Futbollisti i Kombëtares së Sllovakisë, Ivan Schranz, ka komentuar shortin dhe përballjen me Kosovën.

Ai ‘injoroi’ Kosovën, duke thënë se nuk ka informacione për këtë kombëtare, por që do ta analizojnë deri në mars, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk kisha një të preferuar midis katër kundërshtarëve të mundshëm, secili është shumë i fortë. Ne kemi Kosovën, kështu që e pranoj, edhe pse nuk di shumë për këtë ekip për momentin. Por deri në mars, ekipi përgjegjës patjetër do të mbledhë shumë informacion dhe do ta analizojë kundërshtarin në mënyrë të përsosur.”

“Jam i lumtur që po luajmë në shtëpi, kam besim se tifozët tanë do të vijnë në numër të madh dhe do të na mbështesin”, tha përfaqësuesi i Sllovakisë.

Hidhet shorti i play-offit, Kosova dhe Shqipëria mësojnë rivalët

Është hedhur shorti për play-offin e takimeve kualifikuese për Kupën e Botës.

Në gjysmëfinalen e play-offit, Kosova do ta ketë për rival Sllovakinë, sipas shortit të hedhur sot në Cyrih të Zvicrës.

Nëse plasohet në finale, Kosova do të përballet me fituesin e duelit Turqi.

Ndërsa, kombëtarja shqiptare është vënë përball Polonisë në gjysmëfinale. Në rast se kalon në finale, Shqipëria do të përballet me Ukrainën.

Kosova ngjitet edhe për katër pozita në ranglistën e FIFA-s

Rritja e Kosovës është konfirmuar edhe në ranglistën e re të FIFA-s të publikuar të mërkurën. Kosova me renditjen e re të FIFA-s tani zë pozitën e 80-të, katër pozita më lartë se që ishte në renditjen e publikuar më 17 tetor.

Vendi i 84-t ishte historik në muajin e kaluar. Tjetër histori në renditje në renditjen e FIFA-s është shkruar të mërkurën dhe kjo është arritur pas suksesit historik nga Kosova. Në ndeshjet e fundit të muajit nëntor, Kosova fitoi në udhëtim te Sllovenia me rezultatin 2:0 në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë më 15 nëntor, kurse më 18 nëntor, barazoi 1:1 me Zvicrën.

Kosova Grupin B kualifikues të Botërorit 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA e mbylli në pozitën e dytë me 11 pikë, duke lënë prapa Slloveninë me katër pikë dhe Suedinë me dy pikë.

Zvicra e fitoi grupin me 14 pikë. Shqipëria është ngjitur për pesë pozita në këtë muaj në ranglistën e re të publikuar nga shtëpia botërore e futbollit. Shqipëria tani është në pozitën e 61-të. Shqipëria e pati një fitore 1:0 në udhëtim tek Andorra më 13 nëntor, ndërsa më 16 nëntor në “Air Albania” në Tiranë, u mposht 2:0 nga Anglia.

Si Kosova ashtu edhe Shqipëria kanë avancuar në plejofin e Botërorit 2026 dhe është sukses historik, pasi më parë nuk është arritur një arritje e tillë. Të enjten, Kosova dhe Shqipëria, që janë në vazon e tretë, do të mësojnë kundërshtarët e plejofit të Botërorit të vitit të ardhshëm.

Ndeshjet gjysmëfinale të plejofit luhen më 26 mars, ndërsa finalet luhen më 31 mars.

Vjen postimi i parë i Granit Xhakës pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”, shqiptarët vërshojnë në komente

Ylli futbollistik i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka së bashku me ekipin e tij helvetik mbrëmë zbritën në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u ballafaquar me Kosovën ndeshjen e fundit të kualifikimeve direkte për Kampionatin Botëror 2026, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1:1, raporton Demos Sport.

Megjithëse i gjithë takimi u përmbyll me një super paraqitje nga të dyja skuadrat, jo gjithçka shkoi ashtu siç pritej.

Vërshëllimet s’ndaluan saherë Xhaka prekte topin. Nga shumkush, ky gjest u pa si frustim nga deklaratat e këtij të fundit.

Pas ndeshjes Xhaka u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se kjo pritje në shtëpinë e tij ishte gjëja e fundit që e kishte pritur.

Përkundër pakënaqësisë nga disa tifozë, qindra të tjerë i kanë dhënë përkrahje morale, në postimin e parë në rrjete sociale pas kësaj ndeshje, duke e cilësuar si legjendë e kontributdhënës i madh për Kosovën.

”Kupa e Botës 2026, do të jemi aty. Dhe, mezi po pres”, shkroi Xhaka.

Reagon Ragip Xhaka pas vërshëllimave ndaj Granitit në Prishtinë

Pas barazimit 1-1 mes Kosovës dhe Zvicrës mbrëmë në “Fadil Vokrri”, një prej temave më të diskutuara ka qenë vërshëllimat që një pjesë e tifozëve ia drejtuan kapitenit të Zvicrës, Granit Xhakës. Pas ndeshjes, ka reaguar edhe babai i tij, Ragip Xhaka, i cili ka sqaruar situatën dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur në prapaskenë.

Fjalët e Ragip Xhaka:

“Nuk ka pasur asnjë diskutim me Lulin. Ai ka ardhur dhe i ka kërkuar falje Granitit dhe neve për të gjithë ata që kanë fishkëllyer, dhe që ‘Dardanët’ nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Por tifozët e tjerë që kanë qenë prezent.”

Kosova e mbyll me këtë rezultat kampanjën historike për Botëror

Kosova ka marrë një pikë në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Kosova arriti të barazojë me Zvicrën në shtëpi, duke mbyllur kampanjën kualifikuese në pozitën e dytë në grup.

Për pikën e Kosovës shënoi Florent Muslija, i cili realizoi një supergol në minutën e 74-të, ndërkaq për Zvicrën shënoi Vargas në minutën e 48-të.

Kjo ishte kualifikuesja më e suksseshme për Kosovën.

Për herë të parë Kosova ka arritur fazën “play-off” për një vend në Botëror.

Kjo ishte hera e tretë që Kosova merr pjesë në kualifikuese për Botëror.

Në këtë televizion kosovar mund ta shikoni ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në sfidën e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët të cilët aktualisht renditen në vendin e dytë të grupit me 10 pikë, kërkojnë rezultat pozitiv në duel me zviceranët.

Kosova në këtë përballje ndaj Zvicrës vjen pas fitores së madhe ndaj Sllovenisë.

Zvicra kryeson grupin me 13 pikë, ndërsa në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, helvetikët fituan me rezultat 4–0. Për këtë arsye, skenari i vetëm që do t’i jepte Kosovës biletën direkte për në Botëror është një fitore me rezultat të thellë 6–0. Çdo rezultat tjetër do ta mbante Kosovën në vendin e dytë, duke e dërguar në Play-Off e Kupës së Botës 2026, që është arritja më e madhe në historinë e kombëtares sonë.

Dueli mes Kosovës dhe Zvicrës nis në orën 20:45, derisa interesimi i tifozëve për këtë ndeshje është jashtëzakonshëm dhe se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur brenda pak orësh.

Ky takim do të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Juventusi shkruan sërish për Zhegrovën dhe Kosovën

Ekipi italian, Juventusi nuk po i ndal postimet për futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.

Një të tillë e ka bërë sot, pikërisht në ditën e ndeshjes Kosovë – Zvicër, e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

“Vendi i Playoff u sigurua, por edhe një ndeshje ka mbetur! Edon Zhegrova dhe skuadra ende presin Zvicrën në finalen e Grupit B!”, thuhej në postimin e “Zonjës së Vjetër”.

Edon Zhegrova nuk pati fare minuta në ndeshjen ndaj Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa pritet që sonte të ketë minuta në dispozicion.