Taulant Dajaku komentohet në Facebook me nënën e Zhegrovës

“Messiah i futbollit të Kosovës”, ishte përshkrimi i Taulant Dajakut në një postim për futbollistin Edon Zhegrova.

E analistit të emisionit sportiv “Favorit”, i komentoi nëna e Edonit, Sanije Rexhepi Zhegrova, shkruan Gazeta Express.

“Meriton një medalje shtetërore që ke rritë një djalë magjik zonja Sanije. Admirim për ju”, ia ktheu Dajaku.

“Faleminderit shumë, respekt”, ishte replika e nënës së Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është futbollisti më në formë i kombëtares së Kosovës, teksa me Lille po tregohet thjesht spektakolar. /Gazeta Express/

Xhaka për humbjen nga Serbia: Nuk munda të flija…

Në një intervistë për mediumin RTS në Zvicër, Xhaka ka folur për paraqitjet zhgënjyese të kombëtares së tij në ndeshjet e fundit.

Xhaka pranoi se kishte fjetur pak pas paraqitjes në Serbi, e cila rezultoi në humbjen 2-0.

“Do të jem i sinqertë me ju, nuk munda të flija deri në tetë të mëngjesit…”, tha Xhaka.

“Ishte një lojë shumë emocionale, në çdo rast unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është një humbje… Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo”, shtoi Xhaka, duke pranuar se edhe ndeshjen ndaj Serbisë e ka analizuar vetë.

Edhe pse Zvicra arriti të marrë një pikë në Kopenhagë, shanset e saj për të vazhduar garën në Ligën e Kombeve janë minimale. Serbia ka katër pikë, Danimarka shtatë, ndërsa Spanja është në krye me dhjetë pikë.

Megjithatë, për shkak të renditjes së lartë në FIFA, Zvicra do të jetë në vazon e parë për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës, duke i dhënë asaj një shans për të kaluar në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Shorti për kualifikimet e Kupës së Botës po afron, Kosova do të jetë 100% në këtë vazo

Shorti për eliminatoret e Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.

Europa dërgon 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë vendet e dyta do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.

Vazot për shortin kualifikues do të përcaktohen kur të luhet ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve.

Para xhiros së fundit, 38 nga 54 vende tashmë e dinë se në cilën vazo do të jenë në short.

Kosova është në mesin e 38 vendeve që tashmë e di 100% në cilën vazo do të vendoset. Më saktësisht, Kosova do të jetë në vazon e pestë.

Në vazon e parë sigurisht që do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, konkretisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi.

Edhe kombëtarja shqiptare do të jetë 100 për qind në këtë vazo, pra në të tretën.

Reagoi keq pas zëvendësimit, Zhegrova: I kërkova falje trajnerit, kishte të drejtë

Kosova ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, teksa ka mposhtur Qipron me rezultat 3-0.

Edon Zhegrova ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë duel, megjithatë ai nuk ia arriti të shënonte ose asistonte.

Ylli dardan u largua në minutën e 67-të nga ndeshja, duke u zëvendësuar nga Emir Sahiti.

Megjithatë ai nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin dhe i kërkonte trajnerit Foda mos ta zëvendësonte.

“Trajneri kishte të drejtë që më largoi nga loja. Edhe pse doja të vazhdoja të luaja dhe të shënoja”.

“Unë kisha një karton të verdhë dhe më mirë që u largova. I kërkova falje trajnerit për reagimin tim”, tha Zhegrova.

“Ndihem mirë kur bashkëlojtarët shënojnë gola. Pas kartonit kisha shumë provokime. Ndaj Rumanisë është një finale, shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi ylli dardan.

Lojtari i Kosovës në 11shen më të mirë në Ligën e Kombeve

Amir Rrahmani e bëri mbrëmë një paraqitje mbresëlënëse me Kombëtaren e Kosovës.

Futbollisti i Napolit i inspiroi Dardanët drejt fitores së pastër me rezultat 3:0 ndaj Qipron në Ligën e Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Rrahmani e shënoi edhe golin e parë të vendësve pas një veprimi maestral individual, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbrëmë.

Për këtë, UEFA e përfshiu kapitenin kosovar në ekipin ideal të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

30 vjeçari u vlerësua me notën 8.4. /Gazeta Express/

 

 

Fitorja e Kosovës, reagon Kurti, i qon ‘selam’…

Kryeministri Albin Kurti ndoqi nga afër ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Qipros, ku “Dardanët” shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0.

Ndeshja e sotme i dha krenari Kurtit, i cili ka uruar të gjithë për fitoren, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se tashmë jemi mbushur plot besim për ndeshjen ndaj Rumanisë, me këta të fundit që janë në krye të tabelës, me tri pikë më shumë se Kosova.

Kosovës i kanë ngelur edhe dy ndeshje jetike në kuadër të Ligës së Kombeve, një me Lituaninë e një me Rumaninë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.

Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!

Kosova fiton bindshëm, thyen rekordin

Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, dhe për herë të parë në histori.

“Dardanët” triumfuan 3-0 ndaj Qipros, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e parë për kombëtaren dardane e shënoi Amir Rrahmani në minutën e 30-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në të dytën, Ermal Krasniqi shënoi për 2-0, derisa golin e tretë e shënoi Emir Sahiti.

Kosova me këtë fitore ka 9 pikë nga katër ndeshje, teksa mbetet në pozitën e dytë, pas fitores së Rumanisë.

Rumania zë pozitën e parë me 12 pikë, pasi fitoi me rikthim ndaj Lituanisë.

Ndeshjet e ardhshme, Kosova i zhvillon në muajin nëntor.

GOLI I PARË:

GOLI I DYTË:

GOLI I TRETË:

 

“Dridhet Fadil Vokrri”, Kosova shënon edhe golin e tretë

Kosova po e shkatërron Qipron në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” po avansojnë ndaj Qipros me shifrat prej 3-0, transmeton “Gazeta Imazhi”.

Emir Sahiti është golashënuesi i golit të tretë.

Sahiti e shënoi golin e parë me fanellën e Kosovës në pesë ndeshje me fanellën dardane.

SHIKO EDHE:

Sot Kosova pret Qipron, ky kanal e transmeton ndeshjën

 

 

 

Kosovës po i’a don sot, shënon përsëri me një gol të bukur

Kosova po avanson 2-0 ndaj Qipros.

Golin e epërsisë së dyfishtë për “Dardanët” e shënoi Ermal Krasniqi, shkruan “Gazeta Express”.

Krasniqi shënoi me të parën, me një goditje mjaft të saktë.

SHIKO EDHE:

Kosovë-Qipro/ Këtu mund ta ndiqni ndeshjen

Goditje e bujshme nga ekipi shqiptar, firmosin me ish-lojtarin e Manchester United

 

Goditje e bujshme nga ekipi shqiptar, firmosin me ish-lojtarin e Manchester United
Frederic Veseli është futbollisti më i ri i Egnatias.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.

Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, shkruan Egnatia në postimin në rrjetet sociale.

Veseli është rritur në akademinë e Manchester City-t dhe më pas ka kaluar për t’u formuar te Manchester United. Më pas ai ka luajtur për disa klube në Angli, Zvicër e Itali, teksa skuadra e tij e fundit ishte  Karagümrük.

Tashmë te Egnatia ai vjen si lojtar i lirë, një goditje e bujshme kjo nga kampionët e Shqipërisë, të cilët i kanë shtuar më shumë kualitet dhe eksperiencë ekipit të tyre.