Shënon Kosova, Rrahmani në stilin e sulmuesit shënon gol të bukur

Amir Rrahmani e ka shënuar golin e parë për Kosovën në ndeshjen kundër Qipros.

Kosova po luan ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” po avansojnë me golin e kapitenit, Amir Rrahmani, shkruan “Gazeta Express”.

Rrahmani shënoi një gol si të ishte një sulmues klasi botëror.

1-0 për Kosovën që nga minuta e 30-të.

VIDEO

SHIKO EDHE:

Kosovë-Qipro/ Këtu mund ta ndiqni ndeshjen

 

Sot Kosova pret Qipron, ky kanal e transmeton ndeshjën

Kosovë-Qipro/ Këtu mund ta ndiqni ndeshjen

“Fadil Vokrri” sonte do të gumëzhijë nga qindra tifozë që do të mbështesin Kosovën në sfidën e saj ndaj Qipros.

Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve ka filluar në 20:45, shkruan IndeksOnline.

Ndeshjen e Kosovës me Qipron mund ta shikoni në RTK, si dhe online në linkun e mëposhtëm:

https://video.gjirafa.com/rtk1

Sot Kosova pret Qipron, ky kanal e transmeton ndeshjën

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte përballet me Qipron, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Metro.


Kosova vjen në Prishtinë pas fitores 1-2 në udhëtim ndaj Lituanës, gjë që e çoi kombëtaren tonë në kuotën e 6 pikëve.

 

Kjo ndeshje e rëndësishme mund ta mbajë kombëtaren me shpresa për vendin e parë, por varet edhe nga rezultati që merr Rumania kundër Lituanisë.

Sa i përket Qipros, Kosova e mposhti kombëtaren ishullore pa problem me rezultat 0-4 në shtator.

Ndeshja e Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës me fillim në orën 20:45.

 

Boksieri kosovar Arianit Krasniqi do të garojë nga nesër në Kampionatin Gjerman

Kampionatet gjermane të amatorëve të grupmoshës U22 nisin të mërkurën në Eisenhüttenstadt pranë Frankfurt (Oder). Atleti i BSV-së, Arianit Krasniqi, synon të mbrojë titullin e tij si kampion i dyfishtë gjerman në kategoritë U18 dhe U19.

Boksieri i peshave të rënda, vëllai i kampionit WBO Interkontinental, Ardian Krasniqi, është shpallur kampion i Gjermanisë në kategorinë e peshave të rënda dy herë gjatë viteve të fundit. Tani, shpresa e madhe e BSV Rottweil dhe përfaqësuesi kryesor i klubit, do të marrë pjesë për herë të parë në grupmoshën më të vjetër. Me 20 vite, Arianit Krasniqi ka arritur tashmë suksese të mëdha në arenën e amatorëve. Në vitin 2022, ai mori pjesë në Kampionatin Evropian të Amatorëve në Sofje, Bullgari, dhe arriti vendin e katërt.

Ai konsiderohet një nga talentet më të mëdha në Gjermani dhe ëndërron të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2026 në Los Anxhelos. Një fitore për Krasniqin do të ishte një hap i rëndësishëm për t’u kualifikuar për një pjesëmarrje të mundshme në Lojërat Olimpike 2026 në Los Anxhelos (SHBA) përmes kampionatit gjerman.

Arianiti, i lindur në Rottweil, stërvitet nga babai i tij dhe trajneri lokal Agim Krasniqi. Gjithashtu, ai ka fituar përvoja të vlefshme në kampin stërvitor të vëllait të tij, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të fundit për titull më 28 shtator. Të gjitha treguesit flasin për faktin që Krasniqi ka shanse të mëdha për të sjellë titullin përsëri në Rottweil. Një titull i tretë radhazi do të ishte një sukses i madh për BSV Rottweil.

Rottweileri i fundit që fitoi një kampionat gjerman ishte xhaxhai i tij, legjenda e boksit Luan Krasniqi, i cili fitoi titullin e tij të dytë gjerman në Duisburg në vitin 1995. 26 vite më vonë, në vitin 2021, Arianiti ndoqi gjurmët e xhaxhait të tij të famshëm dhe fitoi titullin e tij të parë gjerman në të njëjtën kategori peshash.

Më pas ai siguroi edhe një tjetër titull kampioni dhe një herë titullin e nënkampionit. Që nga e mërkura, Arianit Krasniqi do të luftojë përsëri për kurorën e kampionit gjerman në Eisenhüttenstadt, këtë herë me nëntë kundërshtarë.

Sulmuesi i Kosovës pensionohet nga futbolli

Atdhe Nuhiu, që dikur mbronte ngjyrat e Kosovës, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist në moshën 35-vjeçare dhe menjëherë nis punën si trajner.  

Ai do të nis punën si ndihmëstrajner te skuadra austriake, Altach, pjesë e të cilit ishte nga 2021 e deri tani. 

Sulmuesi ishte pjesë e Kosovës prej vitit 2017 e deri në vitin 2021, ku shënoi tri gola në 19 paraqitje. 


“Prej vitit 2017 deri në vitin 2021 kisha nderin të përfaqësoj vendin tim 19 herë. Jam veçanërisht krenar që kam përfaqësuar një shtet me të kaluar të vështirë në historinë e vet ndërkombëtare. Ishte privilegj të vesh fanellën dhe ta përfaqësoj ekipin kombëtar në fushë futbolli”, ka shkruar Nuhiu.
 

Ai ka falënderuar edhe familjen e sidomos babanë për ndihmën në karrierën e tij. 

“Një falënderim i veçantë shkon për Altachun dhe tifozët e tij. Më keni pritur ngrohtësisht në vitet e fundit dhe më keni përkrahur në çdo situatë. Jam shumë mirënjohës ndaj klubit që më ka lejuar të mbetem pjesë e botës së futbollit në rol të ri. Ju faleminderit që më keni besuar që ta nis këtu kapitullin e ri të karrierës sime si trajner”, përfundoi Nuhiu. 

Nuhiu tre golat me fanellën e Dardanëve i shënoi me Islandën, Ishujve Faroe dhe Çekinë. 

 

 

Gjatë karrierës së tij, Nuhiu ka luajtur për klube si Ëels, Austria Karntenin, Ried, Rapidi Vjena, Eskishehirspor, Sheffield Ëednesday, APOEL dhe Altach. 

Nuhiu ka luajtur po ashtu për Austrinë në grupmoshat U19, U20 dhe U21.

Ky është rrezultati pas pjesës së parë mes Gjeorgjisë e Shqipërisë

Gjeorgjia po i bën konak Shqipërisë, në takimin që po luhet në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Dy ekipet kanë hyrë në këtë përballje me synim tre pikët, që llogariten shumë të rëndësishme për plasman tutje.

Ndonëse 45-minutëshi i parë u mbyll 0-0, raste pati me bollëk në të dy anët.

Shqipëria luajti më mirë në minutat e parë të fillimit të kësaj ndeshje, derisa në 15 minutat e fundit, dukej se vetëm Gjeorgjia ishte në fushë.

Posedimi i topit i takoi vendasve, derisa me raste të krijuara ishin njëjtë.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy kombëtareve u mbyll 1-0 në të mirë të gjeorgjianëve në “Air Albania”, muajin e kaluar.

Sylvinho bën disa ndryshime, formacionet zyrtare: Gjeorgji – Shqipëri

Kombëtarja do të luajë pasditen e sotme sfidën përballë Gjeorgjisë në transfertë, e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në Tbilisi, starton në orën 18:00.

Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri.

FORMACIONET ZYRTARE:

Sot Gjeorgji-Shqipëri! Ja ku mund ta shikoni ndeshjën vendimtare për Kuqezinjtë

Përfaqësuesja kuqezi ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme seancën e fundit stërvitore në stadiumin, ku sot do të luhet ndeshja e raundit të katërt të Ligës së Kombeve përballë Gjeorgjisë.

Një seancë ku Silvinjo ka mundur të punojë me futbollistët edhe në aspektin taktik të lojës që pritet ndaj vendësve.

Kuqezinjtë janë fokusuar te aspekti atletik për të rikuperuar nga lodhja e ndeshjes me Çekinë, por edhe në aspekte te ndryshme të taktikës që do të përdoret, duke u ndalur më pas edhe te një problem i dukshëm që është shfaqur në ndeshjet e fundit që ka të bëjë me gjuajtjet në portë, një mangësi e madhe e ekipit në dy disfatat kundër Gjeorgjisë në Tiranë dhe Çekisë në Pragë. Në ndeshjen e Tiranës, kuqezinjtë nuk kanë gjuajtur asnjëherë në portën kundërshtare gjatë 90 minutave, ndërsa arritën vetëm dy herë që të kalibronin goditjet në portën Çeke me Asllanin dhe Tucin.

Në këtë takim, nisur edhe nga obligimi që kemi për të marrë vetëm fitoren trajneri Sylvinho duket se do të ketë një formacion me tipare më ofensive. Ndërkohë që porta dhe mbrojtja do të mbetet e njëjtë me Strakoshën mes dy shtyllave dhe Hysajn, Ismajlin, Kumbullën dhe Mitajnë në repartin e mbrojtjes, në mesfushë pritet të tërhiqet Barjami për t’i zënë vendin Laçit, I ndihmuar nga Ramadani dhe Asllani.

Ndërsa në 3-shen sulmuese pritet nga minuta e parë Arbër Hoxha me Jasir Asanin në ndihmë të sulmuesit të vetëm qendror Mirlind Daku. Një ndeshje shumë e vështirë për kuqezinjtë që ndryshe nga takimet e tjera kanë vetëm një zgjidhje, fitoren, për të mbajtur ende gjallë objektivin kryesorë. Gjithçka në Tbilisi të Gjeorgjisë do të startojë nga ora 18:00 dhe të gjithë tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin në Digialb Super Sport dhe në Art Sport.

 

Kapitenia e Kosovës po shkëlqen në Bundesliga

Erëleta Memeti e ka vazhduar shkëlqimin në Bundesligën gjermane.

Kapitenia e Kosovës me Hoffenheimin të dielën gjatë ditës e fitoi thellë ndeshjen e xhiros së gjashtë, ndërsa kontribuoi me gol e asistim.

Hoffenheimi e mposhti Koelnin me rezultatin 3:0.

Memeti tre minuta pas pushimit shënoi për epërsinë 1:0.

Dy minuta më vonë, 25-vjeçarja u përfshi edhe në golin për 2:0. Por tani asistoi për bashkëlojtaren Selina Cerci.

Memeti luajti deri në minutën e 70-të.

Në edicionin aktual, Memeti ka tri gola e tri asistime në gjashtë ndeshje të luajtura.

Vuçiq e Dodik me flamuj serbë e rusë në përballjen Zvicër-Serbi, politikani serb: Turp, hajde në Prishtinë shpalose flamurin rus

Zvicra u përball me Serbinë dje në Leskovc në kuadër të Ligës së Kombeve.

Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

E në stadiumin prej 8 mijë ulëseve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq dhe presidenti i i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Gjatë intonimit të himnit të Serbisë, Vuciq u pa duke e valëvitur një shall me ngjyrat e flamurit rus dhe atij serb.

Lidhur me këtë ka reaguar politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit.

“Çfarë lidhje ka Rusia me ndeshjen Serbi – Zvicër?! Jep dorëheqjen, turpi i Serbisë Aleksander Vuciq, shko në Kazan, trim i madh! Shko në Prishtinë dhe valëvite flamurin rus!”, shkroi Sormaz në profilin e tij në Twitter.