Këto janë ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve do të vazhdojë edhe sot me disa përballje tjera.

Ndonëse nuk do të ketë ndeshje të Ligës A, do të jenë disa duele shumë interesante, shkruan Gazeta Express.

Anglia do të ndeshet në udhëtim me Finlandën nga ora 18:00, ku do të kërkojë këndelljen pas humbjes befasuese nga Greqia.

Norvegjia e Erling Haaland do të udhëtojë për t’u ndeshur me Austrinë e papërshtatshme.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve:

 

 

Edon Zhegrova publikon momentet më të mira të tij në ndeshjen ndaj Lituanisë

Edon Zhegrova ishte ylli i Kosovës dje në fitoren 1:2 ndaj Lituanisë në udhëtim.

“Dardanët” shënuan fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

Edon Zhegrova shënoi golin e parë të kësaj sfide pas një super kombinimi me Florent Muslijën.

Në përgjithësi, ylli i Lille tregoi paraqitje fantastike, duke marrë edhe notën më të lartë në ndeshje.

Momenti kur Xhaka e shtyu fort portierin serb gjatë ndeshjes

Zvicra dje u mposht 2:0 nga Serbia në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kapiteni i “helvetikëve”, Granit Xhaka u përball me një presion të madh nga ana e tifozëve.

Vërshëllimat sa herë merrte topin, thirrjet raciste kundër Kosovës, e harta e Kosovës me flamurin serb ishin disa nga veprimet skandaloze që bënë tifozët serbë mbrëmë.

Megjithatë, ai tregoi profesionalizëm duke mos rënë pre e këtyre provokimeve.

Ishte vetëm një rast, kur Xhaka pak doli nga vetja, duke e shtyer fort portierin serb.

VIDEO

Trajneri i Serbisë zbulon çfarë i tha Xhaka pas humbjes

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së përfunduar 2 me 0 për Serbinë kundër Zvicrës, kapiteni shqiptar iu drejtua trajnerit serb.

Është vetë trajneri Dragan Stojkoviç, që siç raportojnë mediet serbe ka zbuluar çfarë i tha Granit Xhaka.

“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ato patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkoviç.

Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore. Koret kundër shqiptarëve nuk munguan gjithë ndeshjen, ndërsa nuk pati incidente në fushë.

 

Granit Xhaka s’mund të bëjë asgjë vetëm, Serbia fiton ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol), shkruan Indeksonline

Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitrovic në minutën e 61’të.

Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe ishte në fokus të tifozëve vendas, duke e vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes dhe duke bërë thirrje raciste për Kosovën.

Kjo ishte humbja e tretë e Murat Yakinit në ndeshjet e UEFA Nations League dhe pozita e tij e trajnerit tashmë është në rrezik.

Serbia e pret Granit Xhakën me banerin provokues për Kosovën

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Ligën e Kombeve në Leskovc.

E tifozët serbë menjëherë filluan thirrjet: Kosova është zemra e Serbisë.

Kurse, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb në të, shkruan Gazeta Express.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të ndërmarrë masa për këtë skandal që po ndodh atje.

Nuk po ndalen thirrjet raciste nga tifozët serbë, po e përmendin Kosovën

Kombëtarja e Zvicrës është duke luajtur ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac.

Gjatë gjithë kohës tifozët vendas janë duke kënduar për Kosovën, shkruan Indeksonline

Përveç thirrjeve raciste, tifozët serbë kanë në fokus edhe kapitenin e Kombëtares “Helvetike”, Granit Xhakën – të cilit po i vërshëllejnë gjatë gjithë kohës.

Në stadium është shpalosur edhe flamuri me hartën e Kosovës dhe sigrisht që shtëpia e futbollit, UEFA është duke i parë dhe dëgjuar këto thirrje!

WhatsApp Image 2024-10-12 at 8.35.53 PM.jpeg

Kujtojmë që përveç Granit Xhakës, në ekipin e Murat Yakin është i ftuar edhe shqiptari tjetër, Andi Zeqiri.

Vërshëllehet futbollisti shqiptar, kështu pritet Granit Xhaka nga tifozët serbë

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Granit Xhaka dhe shokët e tij janë futur në stadium dhe mënjëeherë ka marrë vërshëllimet e para nga tifozët serbë, shkruan Indeksonline

Të pranishëm në stadium janë afro 8 mijë tifozë dhe të gjithë po e vërshëllejnë lojtarin shqiptar.

Kujtojmë që Granit Xhaka dhe shokët e tij u përcollen për në stadium me forca të shtuara të sigurisë, duke parandaluar çdo incident./Indeksonline./

Këtu mund ta shikoni videon: https://www.20min.ch/story/serbien-schweiz-auf-diese-elf-setzt-murat-yakin-im-brisanten-kracher-gegen-serbien-103201107

Shiko këtu ndeshjën, serbi-Zvicërr

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është kapiteni i kombëtares zvicerane, zbarkoi në aeroportin e Nishit të premten në mbrëmje, përpara ndeshjes kundër Serbisë në Ligën e Kombeve.

Zvicra do të luajë sot (të shtunën) si mysafire ndaj Serbisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, një ndeshje që pritet të zhvillohet në “Stadiumin Dubočica” në Leskovc nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, pasi mesfushori i Bayer Leverkusenit është nga Kosova.

Kështu e përshkroi mediumi i madh zviceran, Blick, i cili raportoi për arritjen e kombëtares zvicerane në Serbi përpara ndeshjes së sotme.

“Disa ushtarë me mitralozë dhe tetë policë të tjerë – kështu pritet kombëtarja zvicerane në aeroportin e qytetit të tretë më të madh të Serbisë, Nish. Ndryshe nga zbarkimi në Beograd për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë pranverën e kaluar, nuk ka ndonjë zonë të veçantë në aeroport për yjet e kombëtares. Në fakt, delegacioni zviceran ka gjithë aeroportin për vete”, shkruante fillimisht Blick.

“Përpara, Murat Yakin del me humor nga mini-pritja, i ndjekur nga lojtarët. Njëri pas tjetrit, ata ecin drejt autobusit të ekipit, të udhëhequr nga Manuel Akanji dhe Breel Embolo. Pak më vonë, kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka, vrapon jashtë terminalit me Andi Zeqirin – një udhëtim i veçantë për të dy lojtarët për shkak të rrënjëve të tyre kosovare”.

“Përveç një burri që vëren kapitenin zviceran dhe nxjerr telefonin për të bërë një video, nuk ka ndonjë incident të veçantë. Pas disa minutash, ekipi niset për në hotelin e ekipit me një eskortë policore”, përfundon mediumi zviceran.

 

Switzerland will play today on a trip to serbia in the valid match for Group 4 of League A

Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Xhakën

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me Serbinë në Leskovc, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dueli do të fillojë nga ora 20:45, teksa tashmë janë bërë të ditura formacionet zyrtare.

Granit Xhaka e nis nga fillimi këtë ndeshje.

Më poshtë formacionet e të dyja skuadrave.