Sonte përballja Zvicër-Serbi, fokusi kryesor Granit Xhaka

Sonte do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kombeve, që vë përballë Serbinë e Zvicrën në Leskovc.

Qysh kur u mor vesh se do të kemi një përballje të tillë, fokusi kryesor ka qenë te lojtari me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, për shkak të së kaluarës së tij në ndeshjet me Serbinë, ku kishte qenë protagonist kryesor në triumfet e Zvicrës.

Por, historia e Xhakës nuk fillon këtu.

Historia e Xhakës me Serbinë daton që nga koha kur babai i tij, Ragip Xhaka ishte burgosur për shkak të demonstratave të vitit 1986.

Ragip Xhaka si 22-vjeçar arrestohej e dënohej me 6 vite burgim nga autoritetet serbe.

E, pas këtij rasti, familja Xhaka emigruan jashtë vendit, për t’u vendosur në Zvicër, aty ku Graniti do të shkruante historinë.

Në konferencën e djeshme për shtyp, emri i Granit Xhakës po ashtu u përmend gjatë. Kjo ishte njëra ndër konferencat më të gjatë që Serbia i ka mbajtur ndonjëherë, shkaku i historisë së kësaj përballje.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic e ka përsëritur edhe një herë se e çmon Granit Xhakën si lojtar, dhe e cilëson si lojtarin kryesor të Zvicrës.

Ai po ashtu shtoi se e vetmja gjë që e shqetëson rreth Granit Xhakës, është se ai është një lojtar i madh.

“Ajo që më shqetëson rreth Granit Xhakës është se ai është një lojtar i madh. Po, Xhaka do të jetë problem të shtunën, por do të jetë vetëm problem futbollistik për ne. Kam folur me lojtarët e mi për këtë dhe kam thënë se nuk duhet të ketë provokime nga ana jonë dhe shpresoj që e njëjta gjë të jetë edhe nga pala zvicerane”, ka thënë Dragan Stojkovic, trajner i Serbisë.

Xhaka, së bashku me Zvicrën ateruan mbrëmë në Serbi, derisa edhe në aeroport, Graniti ishte në qendër të vëmendjes të të gjithëve.

Para lojës së sontshme, Granit Xhaka po ashtu ka qenë prezent në shumicën e mediave online të Serbisë, me foton e tij që qëndronte në ballinat kryesore të mediumeve serbe, sa herë përmendej kombëtarja zvicerane.

Përpos Granit Xhakës, i ftuar te kombëtarja e Zvicrës për ndeshjen e sontme është edhe Andi Zeqiri, por me shumë gjasë, ai nuk do ta nisë nga fillimi.

Dalin pamjet: Rrahje brutale mes shqiptarëve dhe rumunëve në stadiumin ‘Camp Nou’

Një video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës është bërë publike.

Dhjetëra shqiptarë dhe rumunë, të punësuar për rinovimin e plotë të stadiumit legjendar, janë përfshirë në këtë konfliktë.

 

 

Lajmi u raportua fillimisht nga gazetarja e “SER Catalunya”, Anna Punsi, e cila theksoi se gjatë sherrit janë përdorur edhe armë të ftohta, transmeton topchannel.

Nga pamjet e incidentit, duket se përplasja ka nisur pranë një kolone betoni dhe ka vijuar poshtë, duke përfshirë edhe persona të tjerë.

Video

Gol në ndeshjën Çeki – Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë në ndeshjen që është duke e zhvilluar në udhëtim ndaj Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Vendasit kanë realizuar të dytin në minutën e 63-të të ndeshjes.

Sikurse të parin, edhe golin e dytë e realizoi sulmuesi Tomas Chory, duke u treguar i saktë me kokë nga afër zonës.

Shiko këtu ndeshjën Çeki-Shqipëri

Ka filluar ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”epet ARENA” në Pragë, derisa shqipëria është duke pësuar me rezultat 1-0.

Shqipëria dhe Çekia kanë nga tre pikë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, tre më pak se Gjeorgjia e cila është lidere e Grupit.

Ndeshjen live mund ta ndiqini në linkun e mëposhtëm.

 

Albania travel to Prague to take full points against the Czech Republic

 

 

Shqipëria publikon 11-shen startuese, befasi në sulm

Kombëtraja e Shqipërisë sot do të luaj ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjët do të përballen në udhëtim ndaj Çekisë, shkruan gazeta imazhi

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”epet ARENA” në Pragë, më fillim nga ora 20:45.

Shqipëria dhe Çekia kanë nga tre pikë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, tre më pak se Gjeorgjia e cila është lidere e Grupit.

Formacionet zyrtare:

Çekia:

Shqipëria:

Sot ndeshja Çeki – Shqipëri, ja ku mund ta ndiqni LIVE

Shqipëria sot do të përballet me Çekin në kuadër të UEFA Nations League.

Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në kanalet, SuperSport Albania, dhe Art Sport Kosova 1, shkruan Gazeta Imazhi.

Shqipëria vjen pas humbjes ndaj Gjeorgjisë, dhe renditet në vendin e dytë me tre pikë, pas dy ndeshjesh të zhvilluara.

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Polonisë

Përfaqësuesja e Kosovë U21 sot zhvillon ndeshjen e radhës në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

”Dardanët” e rinjë do të përballen me Poloninë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.

Selektori Afrim Tovërlani tashmë ka publikuar 11-shen startuese.

Kosova deri më tani ka zhvilluar tetë ndeshje dhe ka grumbulluar 12-pikë, duke u renditur në vendin e katërt.

Del autopsia, ish-lojtari i njohur i Premier Ligës vdiq nga mbytja

Ndarja nga jeta e George Baldock, tronditi futbollin grek mbrëmjen e së mërkurës. Mbrojtësi i kombëtares së Greqisë, u gjend i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij.

Lojtari kishte humbur kontaktet me familjen dhe ishte gruaja e tij, që bisedoi me pronarin e banesës ku jetonte Baldock, duke kërkuar informacion dhe ai gjeti trupin e 31-vjeçarit brenda në pishinë.

Nga autopsia e bërë këtë të enjte, u zbulua se Baldock ndërroi jetë për shkak të mbytjes. Ai kishte gëlltitur shumë ujë, që i shkaktoi mbytjen.

Në fakt ky shkak u mendua që në fillim nga mjekët, pasi trupi i tij nuk kishte shenja, plagë apo mavijosje që të tregonin ndonjë vepër kriminale.

Futbollisti ishte transferuar në verë te skuadra e Panathinaikosit. Ai kishte vendosur të niste një kapitull të ri në karrierën e tij pasi luajti për shtatë vite te skuadra e Sheffield United.

Baldock lindi në Angli dhe e nisi karrierën e tij profesionale te MK Dons, ku qëndroi për tetë vite.

Pas disa transferimeve, ku ai veshi fanellat e Tamworth, Oxford United dhe Northampton, mbrojtësi nisi një kapitull të ri në karrierën e tij në 2017 te Sheffield United në 2017.

Ai bëri më shumë se 200 paraqitje për bardhekuqtë, 83 nga ato në Premier Ligë, ku shënoi dy gola dhe dha 6 asiste, përpara se të pranonte ofertën e bërë nga klubi grek i Panathinaikosit.

Mbrojtësi luajti për kombëtaren greke 12 ndeshje, 4 prej të cilave në këtë sezon. Ai pranoi ftesën për të luajtur me përfaqësuesen helene në Maj të 2022-it, ndërsa debutimin e bëri në sfidën e fituar 1-0 ndaj Irlandës së Veriut.

Belgjika realizon gol spektakolar ndaj Italisë
De Cuyper ka realizuar një gol shumë të bukur.

 

Ishte një skemë shumë e bukur e finalizuar me gol nga kombëtarja e Belgjikës.

Rezultati tashmë është 2 me 1.

VIDEOScreenRecording_10-10-2024 22-15-18_1

Ndërron jetë lojtari i njohur që luajti në Premierligë, u paraqit edhe ndaj Kosovës

Ka vdekur ish-lojtari i Sheffield United, George Baldock.

Raportohet se futbollist grek, është gjetur i vdekur në pishinën e tij në Greqi, në moshën 31-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Mediat greke raportojnë se ishte gruaja e Baldock e cila ngriti shqetësimet pasi nuk mund të kontaktonte me të për disa orë.

Baldock u gjet në pishinë dhe u thirrën shërbimet e urgjencës, me një mjek pjesë e njësisë së reagimit që verifikoi se ai kishte vdekur tragjikisht.

Ai gjatë vitit 2022 sa luante me kombëtaren e Greqisë, është paraqitur edhe në dy ndeshjet kundër Kosovës, ku njëra prej tyre u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

31-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës së Panathinaikosit, derisa vitin e kaluar luajti në premierligën Angleze, me skuadrën e Sheffield United.