Zvicra takohet me serbinë, publikohet lista me dy shqiptarë

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

“Helvetikët” do të përballen me Serbinë në udhëtim më 12 tetor dhe më pas më 15 të këtij muaji do të kenë punë me Danimarkën.

Drejt Serbisë, Zvicra do të udhëtojë me dy shqiptarë.

Yakin i ka ftuar Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin për këto dy ndeshje.

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Qipro

Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Qipros.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Express.

Biletat mund t’i blini në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndeshja luhet më 15 tetor me fillim nga ora 20:45.

Paraprakisht, Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Lituanisë më 12 tetor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova

 

Qeqa Krelani për Zhegrovën: Krenar e ka bë veç veten dhe xhirollogarinë e tij, jepni zor për Kosovën

Moderatorja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer të Edon Zhegrovës me fanellën e Lille-it kundër Real Madridit.

Ajo ka thënë se Zhegrova me këtë paraqitje s’e ka bërë krenar Kosovën, vetëm veten dhe ekipin e tij, shkruan Insajderi.

“Mirmengjesi te gjitheve sidomos nja 200 vetave qe m’kan bombardu me taga prom. Kot e keni. Vazhdoj me mendu njejte. Magjistar me Lille por per Kosoven supermodel i pasarelave. Krenar e ka bo Kosoven? Krenar e ka bo veç veten, familjen, gjirollogarine e tij, Lillen edhe Noyan n’Prishtine.

LEXO EDHE:

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

 

“Sjam banore e Frances, as gazetare e Frances. S’ma nin cka bojn lojtart jasht kufijve te ksaj Republike. Per Kosoven babik per Kosoven jepni zor.  37 paraqitje per Kosoven. 4 gola. Kunder kombetareve mikro si Madaskari (miqesore), Qipro, Andorra dhe nenes Shqiperi (miqesore)”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Mirmengjesi te gjitheve sidomos nja 200 vetave qe m’kan bombardu me taga prom. Kot e keni. Vazhdoj me mendu njejte. Magjistar me Lille por per Kosoven supermodel i pasarelave.

 

 

Krenar e ka bo Kosoven? Krenar e ka bo veç veten, familjen, gjirollogarine e tij, Lillen edhe Noyan n’Prishtine.

Sjam banore e Frances, as gazetare e Frances. S’ma nin cka bojn lojtart jasht kufijve te ksaj Republike. Per Kosoven babik per Kosoven jepni zor.

 

 

37 paraqitje per Kosoven. 4 gola. Kunder kombetareve mikro si Madaskari (miqesore), Qipro, Andorra dhe nenes Shqiperi (miqesore)

Arsyetimi tradicional dhe foshnjor? Fajet i ka Federata. RIKUJTIM. Federata spanjolle kishte president nje prej njerezve me te korruptum ne historine e futbollit spanjoll. Angel Maria Villar. I arrestum per keqperdorim te detyres. I burgosur.

 

 

Djali i tij i arrestum per trukime te ndeshjeve, pervetesim te fondeve publike dhe falsifikim te dokumenteve. Poashtu i burgosur.

Pooor futbollistet e Spanjes pavaresisht presidentit famekeq me 30 vite mandat, gjate kohes se tij e fituan Kampionatin Evropian, Kampionatin Boteror dhe prap Kampionaton Evropian. S’kishin kohe ata me dal me u vajtu neper instagrama FEDELATA FEDELATA. Keshtuqe 🤫🤫🤫…keshtu luhet per KOMB.

Arsyetimi tjeter: Me kon me lujt n’Kosove me Valonin a? Paj Maradona me 25 vjet veç vete ia pat fitu Argjentines boterorin. Dy tituj Napolit.

E ki per detyre me 12.10 dhe 15.10 mi mposht Lituanine dhe Qipron kombetare mediokre, e me ta pa hajrin per dicka Kosova ashtu qysh pi jep zor per Lille sepse je talenti me i madh i 20 viteve te fundit.

Kjo vlene per krejt lojtaret e Kosoves. Hajde t’iu shohim hajrin per dicka e mos te perseritet ndeshja e kaluar kur krejt tifozat nisen me e lshu stadiumin prej minutes 78′.

E ju karamelat e mbas luftes qe jeni rrit me Iphone edhe Snapchat chill sepse ne asnje moment nuk ia kemi mohu talentin magjik. Kritika bazike ndaj tij e krejt lojtareve te Kosoves gjithmone ka qene perkushtimi ZERO ndaj Kosoves. ZERO.

Iu uroj dite te mbare se une ika me honger buk ne Noya. Nese eshte qel kuptohet!

Zhegrova shkëlqeu ndaj Realit, komentatori i TNT SPORT ‘thur elozhe’ për të

Sonte në kuadër të Champions League, Lille ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Madridit, në një përballje emocionuese që u zhvillua në Francë. Ndeshja u vendos nga një penallti, të cilën e fitoi ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes.

LEXO EDHE: 

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

Zhegrova, i cili shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes, arriti të fitojë penalltinë që vendosi rezultatin përfundimtar të takimit. Ai u tregua i palodhur në sulm, duke vënë vazhdimisht në vështirësi mbrojtjen madrilene. Kjo paraqitje e tij nuk kaloi pa u vlerësuar, pasi komentatori i TNT Sports, me plot emocion, deklaroi: “Zhegrova po e bën sonte krenare Kosovën!”, shkruan Gazeta Imazhi.

Me këtë performancë, Zhegrova vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer, duke i sjellë fitoren një ekipi si Lille dhe duke qenë një inspirim për gjithë tifozët kosovarë dhe më gjerë. Në fund të ndeshjes, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke përforcuar pozitën e tij si një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit francez.

Kjo fitore kundër gjigantëve të Real Madridit është një sukses i madh për Lille dhe një moment krenarie për të gjithë Kosovën, falë kontributit të pabesueshëm të Edon Zhegrovës.

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

 

E jashtëzakonshme, Edon Zhegrova zgjidhet lojtari i ndeshjes Lille-Real Madrid

Edon Zhegrova shkëlqen edhe ndaj Real Madridit.

Ylli kosovar bëri paraqitje fantastike me Lille në fitoren minimale 1:0 ndaj Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

Edon Zhegrova bëri disa pasime kyçe, por që bashkëlojtarët nuk arritën t’i konkretizonin.

Në fund, super ylli kosovar e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.


ARTIKUJ TË NGJASHËM

Lille kalon në epërsi ndaj Real Madridit, Zhegrova meritor (VIDEO)

Lille kalon në epërsi ndaj Real Madridit, Zhegrova meritor (VIDEO)

Lille ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit.

Ishte fundi i pjesës së parë, kur goditje e Edon Zhegrovës nga gjuajtja e lirë, u ndal me dorë nga Camvinga dhe gjyqtari akordoi penallti për skuadrën franceze.

Nga pika e bardhë u tregua i sakt, sulmuesi Jonathan David, në minutën 45+2.


Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

 

 

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

Edon Zhegrova po zhvillon një super ndeshje deri më tani kundër Real Madridit.

Ylli kosovar është futbollisti më i dalluar te Lille në pjesën e parë.

Ai ishte i papërmbajtshëm ndaj kampionëve evropian, derisa në një moment e dribloi për mrekulli futbollistin Vinicius Jr, dhe bëri një asist fantastik për sulmuesin David, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Lunin./IndeksOnline/

VIDEO


 

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Lille kalon në epërsi ndaj Real Madridit, Zhegrova meritor (VIDEO)

Befason Nexhmedin Spahiu, del me deklaratë të fortë: Kur bëjnë tifo për Shqipërinë, bëjnë tifo edhe për Serbinë

Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatorët e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027.

Kjo ka nxitur reagim të madh në Kosovë. Politologu Nexhmedin Spahiu, kjo duhet t’ua çel sytë disa ‘budallenjve në Kosovë’ qe ende e përkrahin Shqipërinë para Kosovës, raporton gazeta10.

LEXO EDHE:

Spahiu gjatë emisionit ‘Politiko’ në Kanal10 ka pasur kritika të mëdha për kosovarët që bëjnë tifo për Shqipërinë.

Ai ka thënë se kur bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, ata mund të bëjnë edhe për Serbinë.

 

 

“Kur bëjnë tifo për Shqipërinë, bëjnë edhe për Serbinë”, ka qenë konstatimi i tij.

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Buzhala habitë me deklaratë: S’kam pikë emocioni kur luan Shqipëria

Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian për meshkuj U-21 në vitin 2027.

UEFA tha të enjten (26 shtator 2024) se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.

LEXO EDHE:

Gazetari Viktor Buzhala deklaroi në Politiko se me veprimet e federatës së futbollit në Shqipëri ndjenjat e tij ndaj asaj skuadre janë zbehur, teksa thotë se tashmë ska asnjë pikë emocioni, raporton gazeta10.

“Unë kam qenë fans i flakët i Shqipërisë deri kur është kirjuar kombëtarja e Kosovës, pastaj kur ka luajtur Lorik Cana, e ato ndjenja me kalimin e kohës duke e pa dekontruktivitetin e Federatës Shqiptare ndaj Kosovës, ato ndjenja janë zbeh dhe sot nuk kam pikë emocioni kur luan Shqipëria”, tha Buzhala.

“Unë emocione kam kur luan Kosova e në sport ekziston një dashuri”, shtoi ai.

TË NGJASHME:

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Sonte përballje shumë të forta në Champions League

Sonte do të luhen nëntë ndeshje të xhiros së dytë në garën më të fortë të futbollit evropian.

LEXO EDHE:

Lojët do të luhen në dy termine, 18:45 dy ndeshje ndërsa shtatë të tjera do të luhen nga ora 21:00.

Përballjet kryesore do të jenë: Bayer Leverkusen – Milan dhe Arsenal – Paris Saint Germain.

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”