Spektakël nga Daniel Dubois, e mposht me nokaut në raundin e pestë Joshuan – VIDEO

Daniel Dubois ka shkëlqyer sonte në Arabinë Saudite.

Dubois shënoi fitore në duelin kryesor të mbrëmjes së boksit, duke e mundur Anthony Joshuan me nokaut, shkruan Gazeta Express.

Ishte një goditje në kundërsulm në raundin e pestë, nga e cila nuk mundi të ngrihej ish-kampioni i botës, Anthony Joshua.

Qysh prej raundit të parë, Dubois e nisi me një nokdaun, për ta vazhduar dominimin në raundet vijuese.

VIDEO

Rundi i tretë: Joshua sërish në tokë, Dubois ia ‘ndal frymën’

Tashmë ka filluar rundi i tretëmes dy boksierëve për titullin IBF në kategorinë e peshave të rënda në boks, raporton Sinjali.

Joshua sërish u gjet në situatë të vështirë, ku u rrëzua në tokë nga goditjet e Dubois – britaniku u rrëzua edhe në rundin e parë.

Pavarësisht kësaj ai u zgjua dhe vazhdoi luftën.
Për t’u duartrokitur: Edon Zhegrova bën këtë gjest fantastikë, vajza nuk mund ti ndal lotët

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e ka gëzuar një tifoze të vogël franceze pas ndeshjes mes Lille dhe Strasbourg-it.

Zhegrova e pa tifozen e vogël që ishte duke mbajtur flamurin e Kosovës dhe në fundin e ndeshjes shkoi dhe ia dhuroi fanellën, shkruan Indeksonline

Tifozja u emocionua shumë nga gjesti i futbollistit kosovar dhe filloi të qante. Kurse, lojtari i Lille mori flamurin e Kosovës që kishte fytyrën e tij në të.

Kujtojmë që në këtë ndeshje Edon Zhegrova shënoi dy gola të bukur, por skuadra e tij barazoi në fund me rezultatin 3:3.

VIDEO

Ruandi i parë, Dubois ia humb ‘busullën’ pak Joshuas, e qet në tokë

Tashmë ka filluar rundi i parë mes dy boksierëve për titullin IBF në kategorinë e peshave të rënda në boks, raporton Sinjali.

Joshua e ka nisur mirë këtë meç, por që Dubois u rikthye me dy goditje të fuqishme ku dhe e gjunjëzoi boksieri britanik.

Meçi i parë i takoi Dubois.

Vetëm edhe pak minuta: Mësohet se kur fillon meçi mes Joshuas dhe Dubois

Joshua është gati për t’u përballur me ikonën britanike Dynamite me titullin IBF në garë e peshave të rënda në boksin profesionist, raporton Sinjali.

Joshua shkon në këtë përballje të madhe të Wembleyt pas një fitoreje brutale me nokaut kundër legjendës së UFC, Francis Ngannou.

Ndërsa Dubois arriti një fitore të bujshme ndaj yllit kroat Filip Hrgoviç.

Tashmë, të dy boksierët kanë arritur në stadium dhe janë gati për këtë meç të madh që pritet të fillojë rreth orës 23:30 sipas kohës tonë lokale.

I vdiq babai ditë më parë, lojtarët e Cluj me mesazh të veçantë për Meriton Korenicën

Skuadra e Cluj është duke luajtur ndeshjen ndaj Hermannstadt e vlefshme për javën e dhjetë në futbollin rumun.

Në këtë ndeshje mungon lojtari kosovar, Meriton Korenica, të cilit i ka vdekur babai, shkruan Indeksonline

Por, Korenicën nuk e harrojnë bashkëlojtarët – të cilët në fushë u paraqiten me fanella të zeza me mbishkrimin: “Bëhu i fortë Kore. Ne jemi me ty”.

Kujtojmë që Korenica po kalon momente të mira në ekipin rumun, ku në tetë ndeshje ka shënuar një gol.

“Java e Kosovarëve”, edhe Valon Berisha shënon gol në fitoren e Lask Linz

Skuadra e LASK Linz ka shënuar fitore në javën e shtatë të Bundesligas së Austrisë pasi mposhti 4:2 Grazer AK.

Gol në këtë takim shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, shkruan Indeksonline

Berisha shënoi gol në minutën e 14’të, që ishte i pari në këtë takim.

Kujtojmë që për Berishën ky ishte goli i parë në Bundesliga këtë sezon, ku ka regjistruar edhe dy asiste.

Zhegrova nuk ka të ndalur, shënon dy gola të bukur

Edon Zhegrova nuk ka të ndalur, protagonist ishte edhe sonte me dy gola që e ndihmoi ekipin e tij të fitonte ndaj Strasbourg

Në minutën e 15-të, lojtari nga Kosova realizoi për 1-0, duke shënuar me lehtësi në portën kundërshtare.

Pastaj, në minutën e 27-të, Zhegrova realizoi edhe të dytin personal, për rezultatin 2-0.

GOLI I PARË

GOLI I DYTË

 

Zhegrova po kalon nëpër një formë fenomenale për Lillen në elitën e futbollit francez.

Futbolli kosovar nuk po gjen qetësi, tani rrahje mes tifozëve – VIDEO

Gjatë takimit mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, dy tifozeritë e klubeve janë përfshirë në një përleshje të dhunshme.

Në pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale mund të shihet se ka pasur edhe mjete të mprehta që janë përdoru në përleshje.

VIDEO

Tifozët ‘Forca’ të Vushtrrisë dhe ‘Pampurat’ e Fushë Kosovës dhuruan një shfaqje të pakëndshme duke u përleshur madje edhe nën praninë e policisë.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK për Rajonin e Prishtinës, për IndeksOnline.

Forcat policore që ishin të pranishme në këtë sfidë intervenuan me gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndahet turma.

VIDEO

E mrekullueshme, i gjithë stadiumi i Lille e thërret emrin e Zhegrovës

Edon Zhegrova u tregua fantastik në pjesën e parë të ndeshjes Lille-Strasbourg.

45 minutat e parë u mbyllën me rezultat të barabartë, 2:2, shkruan Gazeta Express.

E Zhegrova i shënoi të dy golat e ekipit vendas, duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme.

E nga një video e publikuar, dëgjohet i tërë stadiumi i Lille, duke e thirrur emrin e yllit kosovar.

Video këtu: