Shqipëria publikon formacionin kundër Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania” do të përballet kundër Gjeorgjisë, në ndeshjen e dytë të UEFA Nations League.

Kur ka mbetur edhe pak kohë deri tek fillimi i lojës, trajneri Sylvinho ka publikuar formacionin startues.

Kombëtarja “Kuq e Zi”, e nisi mbarë kampanjën kualifikuese.

Shqipëria e mposhti me kthim Ukrainën, me rezultat 1:2.

Mbetet të shihet nëse kombëtarja shqiptare do të arrijë t’i marrë pikët e plota edhe në këtë ndeshje.

Ademi: Përjashtimi i Zhegrovës, Muslijës dhe Muriq është vendim i trajnerit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur sot rreth përjashtimit nga grumbullimi të kombëtares të futbollistëve, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, dhe portierit Arjanet Muriq.

Kjo ka ndodhur një ditë pasi “Dardanët” pësuan 0:3 nga Rumania në “Fadil Vokrri”.

Dyshohet se ata ishin kapur duke qëndruar deri në orët e mëngjesit në klubet e natës.

Lidhur me këtë zhvillim, Ademi tha se ky vendim është i selektorit Foda.

“Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës”, ka thënë Ademi për Top Channel.

“Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”.

Kreu i FFK-së, insistoi “kombëtarja është e të gjithëve dhe shkon përtej Federatës”.

“Nuk më intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa”, tha Ademi.

Dje, kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 0:4 ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë në Nations League.

Kryetari i FFK-së i vrazhdë me futbollistët: “Jau thej komtë, jau prishi karrierën”

Gazetari Arlind Sadiku ka konfirmuar deklaratën e mbrëmshme nga Ramiz Shala lidhur me kërcënimet që Agim Ademi ua ka bërë futbollistëve të përjashtuar.

Sipas Sadikut, njëri prej tre të përjashtuarve e ka konfirmuar se Agim Ademi i ka kërcënuar me fjalë të rënda.

“Skandaloze Njëri nga futbollistët e përjashtuar, në kushte anonimiteti, pranoi se Agim Ademi i ka kërcënuar duke iu thënë “jau thej komtë, jau prishi karrierën”!”, ka shkruar Sadiku.

Një deklaratë të tillë e ka dhënë mbrëmë edhe Ramiz Shala.

Në emisionin “Dueli Sportiv”, Shala thotë se Agim Ademi i ka thirr të tre lojtarët në mënyrë private, duke i kërcënuar se “iu shkatërron karrierën, ja u prish fytyrën e këmbët ja u then”.

“Para vendimit, Agimi i ka thirr të tre djemtë dhe po citoj me fjalë “Kam me iu shkatërru karrierën, ja u prishi fytyrën, këmbët bre ja u thej”.

“Nuk ka marrë vendim Foda, përveç Agim Ademit. Nuk duhet ta mashtrojmë opinionin, sepse ata djem janë lojtarë të Kosovës. Na i njohim, edhe nëse kanë gabuar që nuk e besoj, edhe nëse dalin prej Agim Ademit e teposhtë edhe në kanagjegje janë shku”.

“Unë i kam faktet e mia, nuk flas qysh ka qejf dikush. A i ke dëgjuar tu thanë për rregullore, cilën rregullore? Kush e ka hartuar? Cili nën thotë se duhet të përjashtohet kur të del dikush?”.

“Kemi të bëjmë me një njeri që ka probleme psikike. Nëse ti pa kane i çmendur, nuk i thu lojtarit kryesor, largohu se ta prishi fytyrën, karrierën dhe t’i thej këmbët”.

“Nuk kam dëgju që një kryetar federate me e përjashtu një sportist, përpos në Serbi, nuk kam dëgjuar asnjë tjetër. Federata ka Komision Disiplinor, i cili është përgjegjës për secilin anëtar të Federatës”, thotë ai ndër të tjera.

Notat e lojtarëve të ndeshjes Qipro – Kosovë

Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros.

Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4.

Muriqi e hapi serinë e golave në minutën e 9’të nga penalltia.

Pirati kosovar e realizoi edhe golin e dytë me asistimin e Rrudhanit në minutën e 21’të.

Në pjesën e dytë Rrahmani realizoi për 0-3 teksa Dellova për 0-4.

Këto janë notat e lojtarëve:

Kosovës po ia do fort sonte, jep edhe golin e katërt – VIDEO

Kosova tashmë e ka dhënë edhe golin e katërt ndaj Qipros.

Këtë herë topin në rrjetën e futi Lumbardh Dellova, në minutën e 58-të.

Dy golat e para u shënuan nga Vedat Muriqi, ndërsa i treti nga Albion Rrahmani.

KLIKO KËTU PËR TË PARË GOLIN!!

Aksion i bukur që konkretizohet me gol nga Rrahmani

Kosova ka trefishuar epërsinë ndaj Qipros që në fillim të pjesës së dytë.

Është i sapo-inkuadruari në lojë, Albion Rrahmani, i cili ka tundur rrjetën e kundërshtarit për herë të tretë.

 

 

Milot Rashica ishte ai që asistoi në golin e tretë me Rrahmanin që s’e pati fare vështirë për të realizuar golin nga afër, në minutën e 48-të.

Kujtojmë që, Albion Rrahmani hyri në pjesë të dytë në vend të Vedat Muriqit, sulmuesit i cili shënoi dy golat në pjesën e parë, teksa nuk dihen ende arsyet e këtij zëvendësimi.

Ky është goli i tij

Edon Zhegrova i uron fat Kosovës

Edon Zhegrova po iu uron fat Kosovës, në ndeshjen kundër Qipros.

“Good luck” (Fat të mbarë), ka shkruar ai në një fotografi të postuar në Instagram, ku shihet duke shikuar lojën e cila po zhvillohet.

Zhegrova është përjashtuar nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës.

VIDEO: GOOOL, shënon Kosova

Kosova ka shënuar gol ndaj Qipros.

Golin e parë e shënoi, Vedat Muriqi.

Muriqi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 9’të.

Shiko këtu golin

Me shumë telashe e mungesa, kjo është 11-shja startuese e Kosovës ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet sot me Qipron si mysafir, në ndeshjen e dytë të kampanjës së re në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të kërkojnë këndelljen pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, të premten e kaluar në “Fadil Vokrri”.

Pa Arjanet Muriq, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijan të përjashtuar nga Kombëtarja për shkak thyerjes së rregullores së ekipit, Kosova synon fitore në duel me qipriotët.

 

 

Tashmë është zbuluar formacioni i Kosovës për këtë duel, i cili fillon nga ora 18:00.

Kosova e nis me këtë përbërje: