“Dardanët” me një mezazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron

Tifogrupi “Dardanët” janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “AEK Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

“Dardanët” kanë kërkuar maksimumin për këtë ndeshje, duke shkruar se u kanë borxh një fitore miliona shqiptarëve.

“Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore. Na i keni borxh këto sonte”, thuhet fillimisht në shkrimin e tyre.

“Ua keni borxh miliona shqiptarëve dhe mijëra të tjerëve që nuk ju lanë kurrë vetëm”.

“Dardanët gjithmonë janë dhe do të jenë përkrah jush. Forca Kosovë!”, përfundon shkrimi i Dardanëve.

Ky është postimi i Dardanëve:

Jo vetëm klubet e natës – Zbulohet edhe një ‘skandal i ri’ nga lojtarët e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se lojtarë që janë vizituar te mjekët popullorë gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës.

Haxhiu, në një deklarim në RTV Dukagjini tha se disa herë janë shkelur rregullat gjatë grumbullimeve të përfaqësueses.

“Nuk janë këta të vetmit që kanë dal, as nuk është hera e parë që kanë dal. Në qit menaxhim, edhe kur ka ardhur Foda, edhe para lojës ndaj Rumanisë ka pasur lojtarë që kanë dal. Ka lojtarë që prej hotelit kanë dal e kanë shkuar te mjekët popullorë me u shëru tu i pasë mjekët në Federatë. Kjo ka ndodhë gjatë këtij menaxhimi të Federatës”, tha ai.

Pretendimet e Haxhiut, i cili ka shërbyer si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka hedhur poshtë Faruk Statovci, një analist në emisione sportive dhe ndihmës-trajner i kombëtareve të moshave të Kosovës.

Aro Muric: Shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija u përjashtuan sot nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës nga FFK dhe Franco Foda.

Sot gjatë ditës FFK doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros.

Menjëherë pas kësaj në media qarkulluan foto shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.

Për këtë ka reaguar lojtari Arijanet Muric.

Në emisionin “Sports Show” u shfaq reagimi ekskluziv i tij.

“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre. Nuk duhet ta kemi ne vëmendjen për jetën tonë private, ata po krijojnë probleme si mund të jemi të suksesshëm kur të gjithë mundohen ta fajsojnë njëri tjetrin. Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, ka reaguar Arijanet Muric.

Ish-trajneri i Ukrainës: Më vjen turp nga humbja ndaj Shqipërisë, s’kam fjetur gjithë natën

Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit.

Pas kësaj sfide mjaft i revoltuar ka folur ish-trajneri i Ukrainës, Jozef Sabo. Ky i fundit thotë që i vjen turp nga ky ekip që ka Ukraina momentalisht, duke theksuar se mbrëmë nuk ka fjetur për shkak të tyre.

“Më vjen turp dhe ndihem keq nga Kombëtarja ime, nuk fjeta dje për shkak të tyre, gjysmën e natës e kalova duke ecur në dhomë, para mbrapa, isha i shqetësuar. Nuk e prisja këtë, dua t’i drejtohem gazetarëve, mos i bëni yje lojtarët tanë.

Edhe nëse Shaparenko kalon te Real Madrid, Sudakov te Juventus, ku po shkojnë ata, pse luajnë kështu? Ata ende duhet të pinë qumësht te nëna e tyre, nuk dinë të luajnë futboll, idiotë. Nuk pres asgjë të mirë, Çekia është më e mirë se Shqipëria dhe do të luajmë në shtëpinë e tyre tani.

Kjo është dhimbje e zemrës time, Kombëtarja ime luajti e barabartë ndaj Francës dhe Gjermanisë, tani humbim me Shqipërinë. Nuk kam më nerva, nuk e harroj dot këtë humbje me Shqipërinë, nuk do ta shoh ndeshjen kundër çekëve”, ishin fjalët e Jozef Sabo.

Trajneri i Kombëtares : E kemi analizuar Qipron, kanë lojtarë të fortë!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Qipros.

Foda tha se ka analizuar mirë kundërshtarin e nesërme.

“I kemi analizuar ndeshjet e Qipros dhe ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë. Ka lojtarë të fortë, por sonte në mbrëmje do shfaqen pikat e forta dhe të dobëta të Qipros. Dhe do shohim se çfarë do të sjellë ndeshja.

“Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në shtëpi. Kemi bërë një analizë të asaj përballje. Mirëpo tani jemi fokusuar për ndeshjen ndaj Qipros”, u shpreh Franco Foda

Kujtojmë që Kosova nesër luan ndaj Qipros ndeshjen e dytë në UEFA Nations League.

Serbia mposhtet nga Danimarka

Kësaj radhe ‘viktimë’ ishte Serbia, që e mundi me rezultat të pastër 2:0.

Golat për danezët i realizuan Albert Gronbek, në minutin e 36-të dhe Yussuf Poulsen, në të 61-tin.

Danimarka në xhiron e parë e mposhti Zvicrën me rezultat po me rezultat 2:0, ku Granit Xhaka u përjashtua me të kuq.

Sonte Zvicra do ta ketë një përballje tejet të fortë kundër Spanjës.

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku mbështetë Edon Zhegrovën: Është djalë i jashtëzakonshëm dhe i sjellshëm!

Kombëtarja e Kosovës me vendim të Franco Fodas ka larguar nga grumbullimi tre lojtarë, përfshi këtu: Edon Zhegrovën, Florent Muslijën dhe Aro Muric.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbir Abdixhiku përmes rrjeteve sociale i është dalë në mbështetje të Edon Zhegrovës, shkruan Indeksonline

Abdixhiku e cilëson yllin e Lille si një djalë të jashtëzakonshëm, i sjellshëm dhe aspak arrogant.

“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm! Është i sjellshëm, është i edukuar dhe mbi të gjitha është i përkushtuar në atë që bën. Fitoren dhe suksesin e manifeston – siç edhe e thotë ai vet.

“Ai vjet ishte zgjedhur ndër tre futbollistët më të mirë në Francë. Mbappe ishte i pari. Këtë vit, veç vet kualifikoj Lillen në Ligën e Kampionëve. Në çdo paraqitje të tij ai lartnon Kosovën, e manifeston tregimin e bukur të Kosovës”, shkruhet në një pjesë të Abdixhikut

Postimi i plotë:

Lojtarët e përjashtuar nga grumbullimi, kapiteni Rrahmani dhe tranjeri bëjnë veprimin e papritur

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në Qipro, para ndeshjes me kombëtaren e këtij shteti.

Konferenca u mbajtë në një ditë tronditëse për kombëtaren e Kosovës, pasi Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arijanet Muric për thyerje të rregullave të brendshme.

Në një konferencë për shtyp që zgjati saktësisht 4 minuta e 58 sekonda, asnjëherë s’u përmendën tre lojtarët e përjashtuar.

Derisa selektori Franco Foda dhe Amir Rrahmani folën vetëm për ndeshjen e nesërme ndaj Qipros.

“Pas ndeshjes së parë dhe humbjes me rezultat bindës nga Rumania, kemi bërë një analizë të thellë dhe tani jemi të fokusuar për ndeshjen me Qipron”, tha fillimisht Franco Foda.

Pas tij, foli edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili po ashtu nuk e zgjati shumë.

“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, na jep shanse dhe shpresa për kualifikim, vetëm fitorja në bën punë”, tha kapiteni Rrahmani.

Për të përbyllur konferencën e shkurtër, Foda foli edhe një herë, duke thënë se sonte do të mirren me analizat e skuadrës së Qipros.

“Ne analizuam ndeshjet e Qipros, sidomos lojën e fundit që e fituan me rezultat 1-0, sonte në mbrëmje do t’ia shfaqim ekipës analizat që i kemi bërë për këtë ndeshje”, ka thënë selektori Foda.

Kosova do të luajë nesër ndaj Qipros me fillim nga ora 18:00 në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Ndeshjen e parë, Kosova e humbi ndaj Rumanisë me shifrat 3-0.

Zhegrova ‘problematiku’ i Kombëtares, këto janë disa nga ‘sjelljet e pahijshme’ me Kosovën

Edon Zhegrova sot është përjashtuar nga ekipi kombëtar për shkak të thyerjes së rregullave të vendosura nga përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda.

Mirëpo, kjo nuk ishte veprimi i vetëm i Zhgerovës te Kosova, ai edhe në të kaluarën kishte shfaqur probleme për ekpin kombëtar.

I fundit ishte kur refuzoi të luajë në sfidën ndaj Izraelit në Prishtinë, ndërsa këmbëngulte të luante me Zvicrën në Basel. Pas vendimit të FFK-së që ai mos të ftohet për atë ndeshjes, Zhegrova kishte dal me një reagim të gjatë duke i akuzuar shumë njerëz brenda Federatës e cila ngjalli pakënaqësi të madha në opinion.

Më herët ai kishte pasur telashe edhe me Benjamin Kolollin në Kampin e Kosovës kur ishte përleshur fizikisht gjatë stërvitjeve.

Në foto Edon Zhegrova e Benjamin Kololli gjatë përleshjes: