Aro Muric djaloshi i përjashtimeve nga kombëtarja, ishte përjashtuar edhe me parë nga grumbullimi

Kombëtarja e Kosovës me trajnerin Franco Foda sot gjatë ditës mori një vendim interesant për opinionin duke larguar nga grumbullimi treshen, Aro Muric, Florent Muslija dhe Edon Zhegrova.

Për portierin e klubit nga Premier League, Ipsëich Toën kjo është hera e tretë që largohet nga grumbullimi te Kosova, shkruan Indeksonline

Muric edhe më heret kishte probleme në grumbullim, duke thyer rregullin disiplinorë.

Madje një herë kishte futur femra në hotel ku po qëndronte Kombëtarja e Kosovës.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja edhe kësaj here që portieri është larguar nga Kosova.

Ai është parë në një klub nate në Prishtinë në shoqërinë e disa femrave pas ndeshjes ndaj Rumanisë.

Kujtojmë që Kosova është nisur për në Qipro pa tre yjet e ekipit, ku nesër zhvillon ndeshjen e ardhshme në UEFA Nations League.

Përjashtimi nga grumbullimi me kombëtaren, vjen reagimi i Zhegrovës

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka dalë me një reagim pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i lënë jashtë skuadrës anëtarin e Lille, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija për duelin e nesërm ndaj Qipros.

Në media qarkulluan lajme se ky vendim vie pasi lojtarët e përmendur kanë shkelur rregulloren, duke qëndruar në diskotekë deri në orët e vona.

E pas kësaj, ka reaguar vet Zhegrova, i cili i ka mohuar këto pretendime.

Ai ka thënë se së ‘shpejti do të flasë në fushë’.

Më poshtë reagimi i tij:

Ky do të jetë zëvendësuesi i Muric te Kosova për ndeshjen ndaj Qipros

Selektori Franco Foda në vendim të përbashkët me Federatëne Futbollit të Kosovës, ka përjashtuar Edon Zhegrovën, Arijanet Muricin dhe Florent Muslija nga Grumbullimi.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

IndeksOnline ka raportuar se këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi mbrëmë janë kthyer në hotel pas orës 02:00 të mesnatës.

FFK-ja ka njoftuar se në vend të portierit Aro Muric, është ftuar portieri i Dritës, Faton Maloku, i cili ishte në listën rezervë të Franco Fodas.

Ndërsa ende nuk dihet se kush do të ftohet në vend të Edon Zhegrovës dhe Flont Muslijës.

Përjashtimi nga Kombëtarja, Zhegrova dhe Muric bëjnë veprimin e papritur

Edon Zhegrova dhe Aijanet Muric janë aktivizuar në rrjetet sociale pas përjashtimit nga grumbullimi me Kosovën.

Ata kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin me fanellën ”Dardane” në profilet e tyre në Instagram, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova, Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga selektori Franco Foda në vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.



Zhegrova, Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga selektori Franco Foda në vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Reagon Muriç pas përjashtimit nga kombëtarja

Arianet Muric është deklaruar rreth skandalit të fundit, ku është përjashtuar nga grumbullimi me Kosobvën, pasi kishte frekuentuar diskotekat e kryeqytetit dhe ishte kthyer në hotel pas mesnate.

Portieri i Ipswichit, në një deklaratë për Klan Kosova i ka mohuar këto lajme, duke thënë se janë të pavërteta dhe se vendimi i trajnerit Foda dhe FFK-së nuk ishte i drejtë, shkruan IndeksOnline.

“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muric.

FFK-ja më herët kishte njoftuar se Edon Zhegrova, Arianet Muric dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi,  për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Dalin pamjet: Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit

Federata e Futbollit të Kosovës ka përjashtuar Aro Muric, Edon Zhegrovën dhe Floren Muslijën nga grumbullimi për shkak të thyerjes së rregullores.

Kanal10 mëson se arsyeja kryesore ka qenë se tre futbollistët pas humbjes nga Rumania kanë vazhduar argëtimin në një nga lokalet e natës.

Kanal10 ka siguruar disa nga pamjet ku Aro Muric shihet nën shoqërinë e disa vajzave në një nga lokalet e natës në kryeqytet.

Kryetari i ”Dardanëve” reagon pas përjashtimit të Zhegrov, Muricit e Muslijas

Kryetari i tifogrupit ”Dardanët”, Lulzim Berisha ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arianet Muric dhe Florent Muslija.

Ai përmes një njoftimi në facebook ka shkruar: ”Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, përcjell IndeksOnline.

Zhegrova, Muric e Muslija janë përjashtuar nga selektori Franco Foda me vëndim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Detaje të reja, ja pse u përjashtuan tre yjet e kombëtares së Kosovës

Selektori i Kosovës, Franco Foda me vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka përjashtuar nga grumbullimi Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi mbrëmë janë kthyer në hotel pas orës 2 të mesnatës.

Po ashtu dyshohet se portieri Aro Muric ka tentuar të fuste femra në hotel para ndeshjes me Rumaninë, gjë që nuk u lejua nga sigurimi.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

FFK përjashton tre nga lojtarët kryesor nga grumbullimi

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.

Albin Kurti e uron Shqipërinë: Luftoi si lidere e grupit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e sotme ndaj Ukrainës.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Kurti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkroi se pjesëmarrja e Shqipërisë në Evropian nuk ishte rastësi.

“Pjesëmarrja në Euro 2024 nuk ishte rastësi. Shqipëria sonte luajti si pretendente për lidere të grupit. Dy gola të shpejtë dhe fitore me përmbysje të rezultatit, për një fillim të mbarë në Ligën e Kombeve”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e radhës e luan ndaj Gjeorgjisë të martën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.