div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-sporti category-57 custom-background wp-custom-logo paged-38 category-paged-38 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kryetari i ”Dardanëve” reagon pas përjashtimit të Zhegrov, Muricit e Muslijas

Kryetari i tifogrupit ”Dardanët”, Lulzim Berisha ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arianet Muric dhe Florent Muslija.

Ai përmes një njoftimi në facebook ka shkruar: ”Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, përcjell IndeksOnline.

Zhegrova, Muric e Muslija janë përjashtuar nga selektori Franco Foda me vëndim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Detaje të reja, ja pse u përjashtuan tre yjet e kombëtares së Kosovës

Selektori i Kosovës, Franco Foda me vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka përjashtuar nga grumbullimi Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi mbrëmë janë kthyer në hotel pas orës 2 të mesnatës.

Po ashtu dyshohet se portieri Aro Muric ka tentuar të fuste femra në hotel para ndeshjes me Rumaninë, gjë që nuk u lejua nga sigurimi.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

FFK përjashton tre nga lojtarët kryesor nga grumbullimi

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.

Albin Kurti e uron Shqipërinë: Luftoi si lidere e grupit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e sotme ndaj Ukrainës.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Kurti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkroi se pjesëmarrja e Shqipërisë në Evropian nuk ishte rastësi.

“Pjesëmarrja në Euro 2024 nuk ishte rastësi. Shqipëria sonte luajti si pretendente për lidere të grupit. Dy gola të shpejtë dhe fitore me përmbysje të rezultatit, për një fillim të mbarë në Ligën e Kombeve”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e radhës e luan ndaj Gjeorgjisë të martën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria e Sylvinhos tregon si luhet futbolli, “Kuqezinjtë” e nisin me fitore sezonin e ri të UEFA Nations League

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore sezonin e ri të UEFA Nations League, pasi mposhti 2:1 Ukrainën në Pragë.

Në pjesën e parë nuk pati gola, dy kombëtaret luajtën shumë kujdesshëm, por në të dytën u realizuan tri, shkruan Indeksonline

Fillimisht ishin “vendasit” që shënuan gol me anë të Konoplya në minutën e 49’të, nuk vonoi shumë, Shqipëria barazoi përmes Ardian Ismajlit, ndërsa në minutën e 66të golin e fitores e solli Jasir Asani.

Shqipëria tani shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. Kurse kundërshtari i ardhshëm do të jetë Gjeorgjia në “Air Albania”.

Goli i Ismajlit

Goli i Asanit

 

Ky është formacioni zyrtar i Shqipërisë, befasi në mbrojtje

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Ukrainës dhe Shqipërisë në UEFA Nations League.

Dy trajnerët kanë zbuluar 11-shen startuese për ndeshjen që luhet në stadiumin neutral “Epet Arena” në Pragë, shkruan Indeksonline

Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe ky është takimi i parë i “kuqezinjëve” pas Euro 2024.

Formacionet zyrtare:

Kurti për humbjen e Kosovës: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi

Kosova mbrëmë ka pësuar humbje 3-0 nga Rumania, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

I pranishëm në stadiumin ”Fadil Vokrri’ ishte edhe krzeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka komentuar ndeshjen e ”Dardanëve” ku ka thënë se kz nuk ishte fillimi që e dëshironim.

”Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.

I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.

Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.

Forca Kosovë!”, ka shkruar Kurti.

Gol në ndeshjën Kosovë-Rumani

Rumania ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.

Dennis Man heshti të pranishmët në ”Fadil Vokrri”, në minutën e 40-të.

 

Ky është formacioni i Kosovës, befasi në sulm

Ndeshja Kosova – Rumania nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Formacioni i Kosovës përbëhet nga Fisnik Asllani i cili do të debutojë me fanellën e Kosovës dhe bashkë me Vedat Muriqin, do të jenë në krye të sulmit për ndeshjen kundër Rumanisë.

Ne mesfushë debuton edhe Elvis Rexhbeçaj që do të luajë në krah me Valon Berishën.

Selektori Franco Foda ka vendosur në krahun e djathtë Edon Zhegrovën, kurse Milot Rashicën në të majtin.

Mbrojtja përbëhet nga Leart Paqarada, Fidan Aliti, Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda.

Arijanet Muriq është në portë.