div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-sporti category-57 custom-background wp-custom-logo paged-4 category-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
UEFA ia uron fitoren madhështore Kosovës

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA e ka bërë një postim të veçantë për Kosovën, pas fitores ndaj Sllovenisë në Lubjanë.

UEFA e ka uruar Kosovën për fitoren madhështore ndaj Sllovenisë.

“Urime Kosovë”, shkruan UEFA në platformën “X”, duke ia bashkangjitur një foto të Vedat Muriqit dhe Fisnik Asllanit.

Kosova fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë në “Stozice Stadion”, me golin e Fisnik Asllanit dhe një autogol të Zan Karnicnik.

Me fitoren e arritur mbrëmë, Kosova e siguroi “play-offin” e Botërorit të vitit 2026.

Xhaka lavdëron Kosovën nga Gjeneva
Granit Xhaka e ka lavdëruar Përfaqësuesen e Kosovës. Xhaka pas përfundimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Suedisë e ka komentuar edhe fitoren e Kosovës ndaj Sllovenisë në Lubjanë.

Xhaka shënoi gol për fitoren 4:1 të Zvicrës ndaj Suedisë. Zvicra thuajse e ka të sigurt pozitën e parë.

Zvicra është e para në Grupin B me 13 pikë, tri më shumë se Kosova që është në vendin e dytë. Kosova fitoi 2:0 ndaj Sllovenisë dhe e ka siguruar plejofin.

Ndeshja e fundit mes Kosovës dhe Zvicrës luhet në Prishtinë të martën.

“Ne pothuajse e kemi siguruar kualifikimin. Do të donim shumë ta festonim sot këtë arritje. Por ajo që ka treguar Kosova deri tani, vërtet meriton respekt. Sigurisht, atyre u duhet një fitore 6:0, por prapë nuk mund ta marrim këtë ndeshje si të lehtë” u shpreh Xhaka.

Lojtarët e Kosovës shpërthejnë në festë në zhveshtore pas fitores historike në Slloveni

Kosova ka shënuar një fitore të madhe dhe plotësisht të merituar në Lubjanë, duke mundur Slloveninë me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve në eliminatoret për Kampionatin Botëror.

Me këtë triumf, Dardanët arrijnë në kuotën e 10 pikëve, duke siguruar matematikisht play-offin.

Djelmoshat e festuan me entuziazëm të madhe fitoren, ndërsa edhe presidenti I FFK-së, Agim Ademi, mbajti një fjalim.

“Kjo që keni arritur është ‘kapaku’, pa marr parasysh çfarë ndodh pas. Unë besoj që do të kualifikohemi”, ka thënë Ademi.

Në fund nuk mungoi as kënga e Atdhe Nuhiut, që gjithmonë e këndon pas ndeshjeve: “Unë jam shqipe nga Kosova”.

 

Kurti: Kosovë, me ty gjithmonë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë për fitorën e sontme të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh: “Ia nisëm këtë fushatë të kualifikimeve me besim. Në fazën tjetër hyjmë me vetëbesim. Sonte bëmë histori, e ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”.

Me fitoren e marrë në Slloveni, Kosova zyrtarisht është në fazën e play-off-it për kualifikim në Botëror.

Testi final është të martën, ku Kosova do të jetë nikoqire e Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ëndrra vazhdon…

Ky është urimi i veçantë i Edi Ramës pas fitores së Kosovës ndaj Sllovenisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fortografi të rrallë në profilin e tij në Facebook, me shqiponjën dy krenare.

Rama me këtë veprim ka uruar edhe fitoren e Dardanëve sonte në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.

Asllaniiiii! Kosova e pandalshme

6′ Kosova po avancon. Mërgim Vojvoda gjen Fisnik Asllanin dhe ky i fundit mposht portierin Jan Oblak.

Ndeshja midis Sllovenisë dhe Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës ka nisur.

Dardanëve iu duhet vetëm një pikë për të siguruar për herë të parë në histori Playoff-in.

Mirëpo, ata po e ëndërrojnë edhe vendin e parë, për të cilin kanë gjasa teorikisht.

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që do ta vendos për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kosova do të luajë si mysafir i Sllovenisë në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Kështu, trajneri gjerman, Foda, ka vendosur tashmë për formacionin që pritet të luajë në ndeshjen jetike ndaj Sllovenisë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Foda do të vazhdojë t’i besojë rreshtimit 3-5-2, i cili në mbrojtje transformohet në 5-3-2, ku pjesë e tij do të jenë disa ndryshime të domosdoshme.

Ndryshimi i parë do të jetë në portë, ku Amir Saipi do ta marrë vendin e Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve.

Kapiteni Amir Rrahmani pritet të kthehet në ekip pas lëndimit dhe do të marr vendin e tij nga minuta e parë.

Përveç Rrahmanit, në treshen e mbrojtjes pritet të luajnë edhe Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova, i cili shihet si i favorizuar ndaj Fidan Alitit, ndërsa krahët do t’i mbulojnë Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.

Mesfusha do të përbëhet nga Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija, teksa në sulm dyshja Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Milot Rashica dhe Edon Zhegrova pritet të marrin minutat e tyre gjatë pjesës së dytë.

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci
Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi në finale e mposhti hungarezen Reka Pupp me një Ippon të bukur.

Kësisoj, për Kosovën kjo është medalja e parë e artë në Kroaci ndërsa numri mund të rritet edhe përmes Flaka Loxhës.

Rrugëtimi i Distria Krasniqit drejt të artës

Meqenëse është një nga xhudistet më të mira në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi si zakonisht e kaloi raundin e parë pa lojë.

Në raundin e dytë, Krasniqi fitoi me Ippon ndaj xhudistes braziliane Amanda Lima, derisa në çerekfinale vazhdoi me të njëjtën ritëm ndaj francezes Pont Blandine.

Në gjysmëfinale, Krasniqi fitoi me Ippon edhe ndaj italianes Gaia Stella, kësisoj e siguroi së paku të argjendtën për Kosovën.

Megjithatë, Krasniqi ishte e vendosur nga fillimi për të mos lejuar befasi, ku me një Ippon të bukur e rrëzoi hungarezen. /telegrafi

Reece James taIIej me serbët, për këtë veprim të tij po flasin të gjithë në rrjetet sociale

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore 2:0 ndaj Serbisë në kualifikim për Kupën e Botës 2026, duke ia shuar shpresat kësaj të fundit.

Një veprim i Reece James është bërë viral në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi i Chelseat luajti gjithë ndeshjen dhe ishte një prej më të mirëve në fushë. Gjatë ndeshjes, James bëri një pasim me stil dhe ishte një aksion fantastik, por për fat të keq nuk përfundoi në gol.

Reece James u vlerësua me notën 7.2 në faqen e “Flashscore”. Pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e mbrojtësit të “bluve”

“Jam i lumtur me paraqitjen e tij. Edhe më i lumtur jam që ai nuk është më pronë e lëndimeve…”, u shpreh Tuchel.