Zvicra me tifozë në Kosovë, ky do të jetë çmimi i biletave

Kombëtarja e Kosovës do ta mbyllë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026 në muajin nëntor me sfidën ndaj Zvicrës.

E në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 18 nëntor, “Helvetikët” do të vijnë me tifozët e tyre.

Federata Zvicerane e Futbollit ka dhënë detaje sa u përket tifozëve të tyre që do të zbarkojnë në Kosovë në pjesën e dytë të muajit të ardhshëm.

Sipas saj, për sektorin e tifozëve zviceranë do të shiten biletat me çmim prej 10 eurosh, ndërsa një tifoz mund të pajiset me katër bileta maksimumi.

Ndonëse nuk ka nisur ende shitja e biletave, një gjë e tillë do të bëhet online.

Zvicra e mposhti Kosovën me rezultat të thellë, 4:0 në ndeshjen e parë, ndërsa ajo e kthimit pritet të jetë mjaft e rëndësishme, sidomos për Dardanët, të cilët po e ndjekin pozitën e dytë, që çon në “play-off”, por s’janë pa gjasa as për pozitën e parë, ku do ta kishin konkurrent direkt pikërisht Zvicrën.

S’ka bileta për ndeshjen Slloveni-Kosovë, shiten të gjitha

Federata e Futbollit e Sllovenisë, ka bërë të ditur të hënën se nuk ka më bileta të disponueshme për përballjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 15 nëntor.

Takimi, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, do të luhet në Slloveni dhe interesimi për të ka qenë shumë i madh.

“Ndeshja kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë është e shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën e federatës sllovene.

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar, hyrja në stadium do të jetë e kufizuar për tifozët që mbajnë simbolet e shteteve apo ekipeve të tjera, përveç sektorit të rezervuar për përkrahësit e Kosovës.

Kosova renditet e dyta në grupin B me 7 pikë, 3 pikë prapa Zvicrës dhe 4 pikë përpara Slovenisë. Pas kësaj Kosova do të pres edhe Suedinë me 18 nëntor në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të grupit B.

Nëse e siguron vendin e dytë, këta janë rivalët e mundshëm të Kosovës në play-off

Uellsi, Çekia, Hungaria dhe skocia mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të kombëtares së Kosovës në play-offin e kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ja se si ndodh kjo?

Këto skuadra llogariten si kombëtare të projektuara për kualifikim nga vendet e dyta të fazës së grupeve – dhe secila prej tyre pritet të jenë në vazon e dytë të sistemit të play-offit, shkruan Paparaci.

Kosova, e cila tashmë i ka shanset më të mëdha për kualifikim si e dyta nga grupi i saj (Grupi B kualifikues për kupën e Botës), me koeficientin e saj do të renditej në vazon e tretë të 16 ekipeve në play off.

Kësisoj, Kosova me shumë gjasë nuk do të mund të ballafaqohej me shqipërinë në ndeshjen e parë, gjysmëfinale të play-offit. Shqipëria është e projektuar të jetë po ashtu në vazon e tretë të skuadrave në play-off. Por, kjo mund të ndryshojë pasi Shqipëria ka koeficient më të mirë sesa Kosova dhe ka gjasa të ngjitet në vazon e dytë.

Pra, nëse ndeshjet e muajit nëntor nuk ndryshojnë shumë sa i përket situatës në grupet kualifikuese, atëherë si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të peshkonin njërën prej katër ekipeve: Uellsi, Çekia, Hungaria dhe Skocia.

Ndeshjet e play-offit të Kupës së Botës në UEFA luhen në sistem të gjysmëfinaleve dhe finaleve. Nga 16 ekipe, tetë ekipe nga play-offi i bashkohen tetë të tjerave që shkojnë direkt si vendet e para nga grupet.

Duelet e play-offit zhvillohen në fund të muajit mars.

Edhe Suedia, të cilën Kosova e mundi sot në udhëtim, e ka një vend në play-off të cilin e ka siguruar nga Liga e Kombeve. Por, meqë vjen nga ky format i UEFA-s, ajo do të ndodhet në vazon e katërt – që është vazo tepër e pafavorshme sepse do të peshkojë në short ekipet e vazos së parë, ku pritet pothuajse me 99% mundësi, të jetë Italia.

Kosova ka aktualisht 7 pikë në Grupin B kualifikues, katër më shumë sesa Sllovenia e vendit të dytë dhe ndohet në rrugë të duhur për sigurimin e play-offit.

Ja se si duken vazot e projektuara për play-off aktualisht:

 

Rey Manaj trondit sërish serbët: Milosheviç më përgëzoi për golin ndaj Serbisë

Heroi i fitores së Shqipërisë kundër Serbisë në Leskovc, Rey Manaj, zbuloi se Milosh Milojeviç e përgëzoi për golin e shënuar kundër Serbisë.

Përfaqësuesja serbe u mund nga Shqipëra në Leskovc më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjihë kuqezinjtë e bëri goli i Rey Manaj. Festa e tij me duart në formën e shqiponjës acaroi edhe më tepër se goli serbët, por kjo pak rëendësi ka për ne.

Pasi u rikthye në futbollin e klubeve, Rey Manaj ka deklaruar se Milosh Milojević, i cili është trajneri i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuatr gjatë ndeshjeve të kombëtares.

“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer. Kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga anagazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah”, tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”, ndërkohë vlen të theksohet se Manaj ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të parë pas rikthmit për klubin e tij në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.

FSHF hap aplikimet për biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se tashmë janë hapur aplikimet për blerjen e biletave për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikimet drejt Botërorit 2026.

Kuqezinjtë ndeshen me Anglinë më 16 nëntor nga ora 18:00, shkruan Gazeta Express.

Më pas, njerëzit e përzgjedhur nga shorti do të jenë në gjendje të pajisen me bileta.

Talenti i madh i Bundesligës pritet të zgjedhë Kosovën

Futbollisti i ri Dino Klapija, vetëm 18 vjeç, ka marrë një vendim që ka befasuar shumë tifozë të futbollit në rajon.

Klapija, ish-lojtar i Kustosijës dhe aktualisht pjesë e RB Leipzig, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruajn mediat kroate.

Klapija, i lindur në SHBA, kishte të drejtë të luante për Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara, por ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës së familjes së tij.

 

 

Më parë ai kishte luajtur për përfaqësueset U-17 të Kroacisë dhe U-18 e U-19 të SHBA-së. Vendimi i tij është pritur me befasi në rajon, pasi shumëkush e priste ta shihte me fanellën kroate.

Ndeshja Shqipëri-Jordani, formacionet zyrtare

Shqipëria pret sonte Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor.

Kombëtarja kuqezi luan ndaj Jordanisë me fillim nga ora 19:00, në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Pak para duelit, Sylvinho ka zgjedhur formacionin titullar.

Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.

Si mund të shkojë Kosova në Botëror përmes “play-off”-it?

Kombëtarja e Kosovës e regjistroi mbrëmë një fitore madhështore në Suedi duke e “gozhduar” pozitën e dytë në tabelë.

Dardanët i kanë 7 pikë, tri më pak se liderja Zvicra.

E realisht, pozita e dytë është më e kapshme dhe më e logjikshme për ekipin e Franco Fodës

Por, si mund të shkojë Kosova në Botëror përmes “play-off”-it?

Në fazën e grupeve, 12 skuadrat që përfundojnë në vendin e dytë kualifikohen në barazh, në këtë rast edhe ekipi i jonë kombëtar.

Përveç këtyre 12 Kombëtareve, 4 skuadra shtesë do të zgjidhen nga ato që kanë qenë fitues grupesh në UEFA Nations League 2024/25, por që nuk arritën të përfundojnë në vendin e parë apo të dytë në grupin e kualifikimeve.

Këto 16 skuadra (12 vendet e dyta + 4 nga Liga e Kombeve) do të ndahen në 4 rrugë në play-off, secila rrugë me nga 4 skuadra.

Në çdo rrugë të barazhit do të luhen nga dy raunde (nga një ndeshje): gjysmëfinale dhe finale.

Fituesi i finales në atë rrugë do ta presë biletën për në Botëror.

Pra, nga çdo rrugë e “play-off”-it në Botëror shkon nga një Kombëtare dhe në total 4 ekipe do të kualifikohen përmes “play-off”-it nga Evropa.