Gruaja e tij ka origjinë serbe, Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja…

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur pas fitores historike të Shqipërisë në transfertën ndaj Serbisë, duke ndarë emocionet e mëdha që ka përjetuar si në aspektin personal, ashtu edhe profesional.

Në prononcimin e dhënë për DigitAlb, mbrojtësi kuqezi zbuloi se bashkëshortja e tij, me origjinë serbe, ishte personi i parë që e uroi pas ndeshjes.

“Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam përjetuar shumë në karrierën time, kam mësuar si ta përballoj presionin. Kjo ishte një ndeshje ndryshe, sepse shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu. Edhe tani nuk e kemi realizuar plotësisht këtë ëndërr — emocionet janë ende të freskëta. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur dhe e dimë që i kemi bërë të gjithë shqiptarët krenarë.

E njoh Ajetin që kur ishim 15 vjeç. Kemi luajtur bashkë edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të përfaqësojmë Shqipërinë dhe që prej asaj kohe kanë kaluar mbi 10 vite. Ky është një grup me shumë cilësi, por mbi të gjitha me karakter. Të gjithë luftuam në fushë dhe dhamë maksimumin – kjo është një arritje e madhe për ne.”

Për sa i përket mesazheve të shumta që ka marrë pas ndeshjes, kapiteni theksoi: “Urimi i parë ishte nga bashkëshortja dhe familja. Kam marrë shumë mesazhe, ende nuk i kam hapur të gjitha. Më të rëndësishmit janë ato nga familja, prindërit dhe gruaja.”

Në fund, Gjimshiti komentoi edhe përballjen personale me Dusan Vlahoviç, sulmuesin e Juventusit: “Kam luajtur shumë herë kundër Vlahoviçit, besoj mbi 10 ndeshje. Po kalon një periudhë të vështirë, por mbetet sulmues me cilësi. Në pjesën e parë pati një rast të madh, por ia dolëm ta mbajmë mirë.”

Manaj pas triumfit ndaj Serbisë: Një nga ditët më të bukura, festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ishte protagonisti kryesor në fitoren historike të kuqezinjve ndaj Serbisë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 46-të dhe duke e festuar me simbolin e shqiponjës.

Pas ndeshjes, Manaj u shpreh i lumtur për suksesin, duke e konsideruar këtë ditë si një ndër më të bukurat në karrierën e tij. Ai gjithashtu reagoi ndaj kritikave që mori pas ndeshjes së parë.

“Është një nga ditët më të bukura, i respektoj komentet pas ndeshjes së parë, por gjithashtu mendoj se disa nuk i meritoja, sepse kemi fëmijë, kemi familje. Por e rëndësishme është fitorja që e meritojnë të gjithë shqiptarët”, tha Manaj për Digitalb.

Për festimin e golit, ai tha se gjithçka ndodhi natyrshëm:

“Pasi bëra gol, nuk kuptova asgjë, thjesht festova me çunat sepse isha i lumtur. Unë festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva”.

Sulmuesi 27-vjeçar tregoi gjithashtu se në pjesën e parë kishte ndjerë lodhje pas një goditjeje:

“Në pjesën e parë isha shumë i lodhur sepse mora një goditje me taka”, – u shpreh Manaj, duke i përgëzuar edhe bashkëlojtarët për përkushtimin në fushë.

Shqipëria fitoi ndaj Serbisë me rezultatin 0-1, në një përballje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët kuqezi.

Momenti i golit të Manaj ndaj serbisë, kështu i’u gëzua golit Kryeministri Kurti

Shqipëria ka shkuar në pushim me një gol avantazh në ndeshjen kundër Serbisë në Leskovc.

Ishte Rey Manaj ai që bombardoi portën serbe, dhe më pas festoi duke e bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.

Ndeshjen e ka shikuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

11-lojtarët që mund të bëjnë histori, Sylvinho publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Serbisë e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Këta lojtarë janë përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për të luajtur sonte, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në Leskovac nga ora 20:45.

Një tjetër tifoz i arrestuar në Serbi para ndeshjes, kishte një fanellë të UÇK-së?

Një tifoz tjetër është arrestuar para ndeshjes Serbi – Shqipëri, që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin e Leskovacit.

Siç raporton “B92”, një tifoz me shtetësi italiane është arrestuar sot për shkak se mbante një fanellë të UÇK-së.

Tifozi me iniciale E.E (35-vjeçar), ishte nisur nga Kosova për në Serbi, ku në kufirinë e Merdares u ndalua nga Policia, duke u cilësua si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Ai është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe.

Kujtojmë që dje mediat në Serbi raportuan edhe për një tjetër arrestim, ku një tifoz u ndal me shumë fanella dhe simbole të UÇK-së.

Këtu mund ta shikoni LIVE ndeshjën Kosove-Slloveni

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës

Ndeshja zhvilohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.

Nga dy ndeshje të zhvilluara, Kosova ka grumbulluar 3 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup, me tre pikë prapa Zvicrës.

Më posht e keni linkun për ta parë LIVE ndeshjen Kosovë – Slloveni.

VIDEO

Foda e konfirmon mungesën e madhe të Kosovës nesër ndaj Sllovenisë

Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës, Franco Foda dhe portieri Aro Muric u paraqitën sot në konferencën zyrtare për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Përzgjedhësi Foda e konfirmoi mungesën e Lumbardh Dellovës nesër.

Dellova fatkeqësisht është i lënduar dhe nuk do të luajë nesër ndaj Sllovenisë, tha Foda.

Kosova përballet me Slloveninë nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.