27.7 C
Pristina
E hënë, 7 Korrik, 2025

Stuhitë godasin Kroacinë: Pritet rënie drastike e temperaturave

Një ndryshim i beftë i motit ka përfshirë Kroacinë, duke sjellë stuhi të forta në disa rajone të vendit. Stuhia goditi kryeqytetin Zagreb rreth orës 10:00 të mëngjesit, duke shkaktuar erëra të fuqishme që kanë shkulur pemë dhe dëmtuar prona private, ndërsa reshje të dendura shiu dhe bubullima kanë përfshirë të gjithë qytetin.

Autoritetet kanë vendosur një alarm portokalli për zonat e Slavonisë, Istrias, Kvarnerit dhe Dalmacisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit është nën alarm të verdhë. Temperaturat pritet të bien me më shumë se 10°C në disa rajone krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik DHMZ, e gjithë dita e sotme do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe stuhi lokale, ndërsa erërat e forta veriperëndimore dhe jugore do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, përfshirë edhe Adriatikun.

Mot i ngjashëm parashikohet edhe për ditën e nesërme, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Nga e mërkura pritet përmirësim i motit dhe rikthimi i kthjellimeve, edhe pse reshjet nuk do të mungojnë në disa zona të brendshme.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here