Sulmi në Skenderaj, Prokuroria e Mitrovicës: Po intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar
Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Skenderaj, ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, njëherësh zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, ka deklaruar se është sulmuar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe rojat e tij.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni, ka bërë të ditur se në Skenderaj janë duke u intervistuar persona të dyshuar dhe dëshmitarë.
“Po jane duke u intervistuar deshmitare dhe te dyshuar ne lidhje me rastin”, tha shkurt ai per Sinjalin.
Gjatë ditës ka reaguar edhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku i cili tha se ishte ai që u tentua të sulmohej.
