10.3 C
Pristina
E mërkurë, 8 Tetor, 2025

Sulmohet zyrtari i komunës, bëhet për spital

Një incident fizik është raportuar pasditen e sotme në afërsi të objektit komunal në Gjakovë,

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se zyrtari i sulmuar është nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, i cili është edhe kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e 12 tetorit.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:10.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të objektit komunal në Gjakovë është raportuar për një incident fizik, ku një zyrtar komunal është sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Zyrtari në fjalë ka pranuar trajtim mjekësor dhe, sipas raporteve mjekësore, ka pësuar lëndime të lehta trupore,” ka deklaruar Elezaj për Reporteri.net.

Sipas Policisë, nga hetimet fillestare rasti nuk ka prapavijë politike, por dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet palëve.

Aktualisht, i dyshuari është në kërkim, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here