Supremja në Hagë merr vendim për Kadri Veselin

Gjykata Supreme  e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka rrëzuar kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Speciale përmes një komunikate për media.

“Më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjyqtarët Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Christine van den Wyngaert dhe Daniel Fransen, ka rrëzuar kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor 2025”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Gjykimi ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në qytetin holandez.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026 siç u bë e ditur javën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *