div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tag tag-albin-kurti tag-65 custom-background wp-custom-logo paged-3 tag-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nuk ndalet Haradinaj: Paga më e ulët në FSK do të jetë 1 mij euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim serioz për largimin masiv të ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë dy vjetëve të fundit. Sipas postimit të tij në Facebook, mbi 11% e ushtarëve kanë lëshuar FSK-në vetëm në vitet 2023 dhe 2024.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se vetëm në vitin 2023, 257 pjesëtarë kanë lëshuar FSK-në, ndërsa në vitin 2024, numri i largimeve ka kaluar 200. Haradinaj vuri në dukje se shumica e ushtarëve që largohen përmendim kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme si arsye kryesore.

“Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që qeveria po i bën ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018,” tha lideri i AAK-së. Ai shtoi se edhe pas katër vjetëve të qeverisjes aktuale, numri i pjesëtarëve të uniformuar mbetet nën 4,000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është neglizhuar pothuajse plotësisht.

Duke ftuar rininë t’i bashkohet FSK-së dhe duke inkurajuar pjesëtarët aktualë të qëndrojnë, Haradinaj premtoi përmirësim urgjent të gjendjes financiare dhe kushteve elementare të punës për ushtarët. “Qysh në muajt e parë të qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”, u zotua politikani kosovar.

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë – jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për në ShBA.

Ajo pyet me ironi se çfarë u ka ndodhur liderëve institucionalë që me vrap shkuan në ShBA.

 

 

“Çfarë i ndodhi udhëheqjes tonë antiamerikane që kanë marre vrap në Amerikë – tash kur i prishen marrëdhëniet me ta mirë është ta marrin vrapin në opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Murati tha se rritja ekonomike në tremujorin e dytë 4.27%, Kurti bën këtë veprim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së”.

Ai tha se ka performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.

Murati: Çmimet u ulën, bizneset dhe ekonomia e Kosovës po rriten

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë. Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”, tha ministri dje.

Sot kësaj deklarate i ka bërë jehonë kryeministri Albin Kurti, duke thënë se ishte “përtej projeksioneve”.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, shkroi Kurti,

Kurti: Kosova vendi më demokratik në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë pjesë në një ligjëratë ku ka folur për dinamikat dhe perspektivat aktuale për angazhimin më të thellë dhe më të gjerë të Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

“Ne shquhemi si vendi më demokratik në rajon. Kemi adresuar reformat e vonuara që nga viti 2012, në përputhje me hierarkinë e normave të BE-së,” deklaroi kryeministri Kurti gjatë një ligjërate të organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane.

Sipas tij, kapaciteti demokratik dhe institucional i Kosovës ka sjellë përfitime të mëdha ekonomike, duke rezultuar në rritje të fuqishme të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

“Komisioni i ri ka shansin të hapë një kapitull të ri për Ballkanin dhe Kosovën. Ne jemi në përputhje të plotë me vlerat e BE-së, dhe 22 shtete anëtare tashmë e kanë njohur pavarësinë tonë,” tha Kurti.

Haradinaj godet rëndë kryeministrin: Kurti është arsyeja pse ka ndodhur sulmi në Banjskë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka goditur rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është arsyeja kryesore se pse Serbia është trimëruar dhe ka ndodhur sulmi në Banjskë.

“Arsyet pse është trimëruar Serbia, duke goditur, ashtu siç ka goditur në Banjskë, ka të bëjë me gabimet e Kurtit. Kurti ua ka krijuar terrenin me gabimet e veta, që ata edhe të shpresojnë që nuk do ndëshkohen”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se serbët do të inkurajohen sërish për sulme, nëse kryeministri Kurti vazhdon me sjellje të ngjajshme.

 “Nuk mbahet siguria vetëm nga puna e ditore, është komplekse. Nëse, Serbia e dinë që ne i kemi marrëdhëniet shumë të fuqishme me Amerikën, nuk guxon as ëndërr ta sheh Kosovën, por ata i shfrytëzojnë dobësitë tona me na goditë. Kjo i bie, që nëse Kurti vazhdon kështu, ata prap kanë me u inkuraju”, potencoi Haradinaj në Kanal10.

“Shyqyr është Hashim Thaçi gjallë se Albini për vota i kish ndërtu permendore”

Në “Pressing” të T7, të mërkurën është folur edhe për shatoren e ish-presidentit Ibrahim Rugova që i është ngritur në Podujevë, komunë e qeverisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aty kishte marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë, Ilir Mirena, duke cituar një postim të një qytetari në Facebook, tha se “fatmirësisht Hashim Thaçi është gjallë se përndryshe edhe atij Albin Kurti do t’ia ngriste një përmendore.

“Dikush e kish pas shkru një status, tha Albin Kurti nuk len metodë pa përdorur për me mbledhur vota, nuk e ka gajle. Fatmirsisht tha Hashim Thaçi është gjallë, se përndryshe do t’ia ngriste një përmendore”, ka thënë Mirena.

Më pas, këtë e komentoi edhe Besian Mustafa dhe Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Mustafa beson se Albin Kurtin “e ka kapur panika”, dhe kështu dëshiron të përfitojë duke përdorur figura historike.

“Albin Kurti me informacionet nga tereni është në panikë të fortë, ndaj po tenton me përvetësu figurën e Ibrahim Rugovës, njeri e ka themelu LDK-në, nëse dikush ka të drejtë me u thirr në figurën e Rugovës, natyrisht që ka secili shqiptar, por nëse dikush e ka këtë të drejtë në vija politike ajo është LDK-ja që mund të thirret në trashëgimin e tij”, ka thënë Mustafa.

E Visar Azemi tha se si Hashim Thaçi edhe Albin Kurti është kthyer te Rugova, përkundër se e kanë nënçmuar.

“Te Rugova është kthy edhe Hashim Thaçi,  edhe Albin Kurit, gjithë ata që e kanë nënçmu e përqesh, kanë ardhur prapë te idetë dhe vizioni i tij”, ka thënë Azemi. /Gazeta Express

Kastrati: Kush e quan Qeverinë Kurti qeverisje të mirë, i duhet vizitë në QKUK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë aktuale duke e cilësuar si të dështuar.

Kastrati ka theksuar se qytetarët po përballen me rritje të çmimeve në shumë sektorë, përfshirë rritjen prej 100% të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore me 50%.

Sipas tij, ndërkohë që qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike, qeveria ofron vetëm një rritje minimale të pagave prej 6.80 eurosh.

Përveç kësaj, ai ka theksuar sanksionet prej 300 milionë eurosh nga partnerët ndërkombëtarë, mungesën e njohjeve të reja për Kosovën, dhe izolimin gjithnjë e më të madh të vendit, si nga SHBA, ashtu edhe nga BE.

Sipas Kastratit, këto nuk janë vetëm shenja të një qeverisjeje të dobët, por edhe dëshmi të korrupsionit të thellë, përfshirë aferat milionëshe në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe në rezervat shtetërore.

Ai e përmendi gjithashtu se, ndërkohë që Kosova përballet me këto sfida, Serbia po bën marrëveshje të mëdha ndërkombëtare, duke nënshkruar kontrata miliardëshe me Gjermaninë për litium dhe me Francën për aeroplanë.

Kastrati e mbylli deklaratën e tij me një ironi, duke thënë se cilido që i konsideron këto si suksese të qeverisjes, i nevojitet një vizitë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për ‘zhytje’ në korrupsion.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10, Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti do të dal me e korruptuara jo vetëm në rajon, por shumë me shumë.

Sipas tij, ministrat e Kurtit dhe vet ai do ta kenë vështirë që t’i shpëtojnë burgut për shkak të korrupsionit, raporton gazeta10.

“Ka aktakuza që kanë filluar, ka procese të shumta, ka hetime. Në parlament askush nuk e mohon që janë dhënë qindra tender një burimor, e tenderi një burimor jepet vetëm në ndonjë emergjencë dhe këta ja kanë dhënë dostave. Është e pamundshme që t’i shpëtojnë akuzave, burgut shumica e këtyre. Unë besoj qe edhe Kurti ka me pas zor t’i shpëtoj burgut për korrupsion”, ka thënë Haradinaj.

Krasniqi: Unë në veri kam shkuar para Kurtit, pa polici dhe pa përcjellje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri.

Ai ka thënë se për një gjë të tillë kryeministrin e kishte ftuar një vit më parë.

Në një intervistë për “Periskop”, ai ka thënë se veri ka shkuar para kryeministrit dhe pa përcjellje.

Po e vërtetë kam thënë në seancë në qershor të vitit 2023, por ai nuk shkoj i pari më është dasht me shku mua i pari tre ditë pas deklaratës, me i vizitu komunate Zveçanit edhe Zubin Potokut. Nuk e kam lënë me aq kam shkuar përsëri në nëntor, e Kurti ende nuk kishte shkuar. Normal une kur kam shkuar kam shkuar pa polic, pa përcjellje sepse ne jemi opozitë neve nuk na ruajnë 200 policë si Albin Kurtin.”, ka thënë Krasniqi.

Kurti do më shumë vota se në vitin 2021: Rezultati duhet të përsëritet e të tejkalohet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë mbështetje në zgjedhjet e reja sesa në ato të vitit 2021. Në fjalën e tij në tubimin me gratë e Vetëvendosjes, Kurti u tha atyre se rezultati “duhet të përsëritet e tejkalohet”.

Fjalimin e plotë e ka publikuar në Facebook vetë kryeministri, ku thekson se zgjedhjet parlamentare janë më 9 shkurt dhe kësisoj ka kohë mjaftueshëm për përgatitje.

“Tani për të dalë te zgjedhjet që kemi përpara: nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për t’u përgatitur për zgjedhje se sa tani. Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë mbështetje nga populli sesa tani. Andaj edhe rezultati i shkurtit 2021, duhet të përsëritet, e të tejkalohet”, ka deklaruar Kurti.

Postimi i plotë, klikoni KËTU