div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tag tag-featured tag-36 custom-background wp-custom-logo paged-6 tag-paged-6 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj ministrit të Qeverisë Kurti, dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për miliona euro

Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit. I pandehuri rezulton të jetë Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Ministri Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e personit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t’i shkaktuar dëme buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi dhe Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve, sipas dokumentit të siguruar nga Nacionale.

Ministri Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për t’i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik t’u zvogëlohen borxhet.

Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, ministri Aliu i ka shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës miliona euro.

 

E rëndë: Aksident me fatalitet, vdes një i ri

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën e Kamenicës mëngjesin e së hënës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka bërë të ditur se përkundër ndihmës së ofruar në emergjencë, viktima e moshës 33-vjeçare vdiq si pasojë e plagëve të marra.

“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëher kanë dalë në vendë të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar  se rreth orës  07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë”, ka bërë të ditur Hashani.

I njëjti ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamionetë, ku drejtuesi i saj dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti i rëndë.

 

‘Tmerrohen’ serbët, pasi u hakua billbordi shihet shqiponja dykrenare duke kap për fyti atë serbe

Serbia është zgjuar e tronditur këtë të shtunë.

Kjo pasi, siç raporton B92, në një billbord të qytetit të Valevës (Valjevo), Serbi, është shfaqur një imazh i cili paraqet flamurin serb në një çosh dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenare shqiptare në prapavijë të kuqe dhe me plisa në kokë, e cila e ka kapur për fyti shqiponjën serbe.

Fotografia është publikuar në Instagram në faqen “valjevo_live”.

“Billbordi në qendër të qytetit. Besohet se është hakuar dhe se kjo është një prej provokimeve”, shkruan në njoftim.

Ndërkaq, në komentet e këtij postimi, është paraqitur një person që pretendon se është pronar i billbordit në fjalë.

“Jam pronari i billbordit i cili mbrëmë është hakuar. Me të marrë vesh, e kam fikur të njëjtin, ndërsa rasti do të raportohet te organet kompetente”, ka shkruar ai.

Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një kopje e Ibrahim Rugovës dhe e Hashim Thaçit.

Humolli tha se kopja është gjithmonë më e keqe se origjinali.

“Kopja del gjithmonë më e keqe se origjinali. Ibrahim Rugova ka qenë origjinal. Hashim Thaçi ka qenë origjinal. E tash Albin Kurti është kopje e këtyre dyve, dhe del shumë më keq”, deklaroi Humolli, në “DTP te Fidani” në Klan Kosova.

Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po i godet vlerat kombëtare, teksa tha se interes për këtë goditje ka vetëm shteti serb.

“Ai po e godet arsimin, sindikatat e punëtorëve, minatorët e Trepçës, veteranët e luftës. Më lehtë bashkëpunon me Mimozën (Kusari-Lila) sesa me mua. Dhe nëse ky mos respekt ndaj kësaj vlere, atëherë është normale që ka goditje nga faktori ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar, kur e sheh që ka hapësirë për të vepruar, ai vepron. Albin Kurti u ka dhënë hapësirë për veprim”, deklaroi Humolli.

Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit kërkon praktikantë, ftohen studentët të aplikojnë
Ekipin mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, ka publikuar një shpallje për të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë praktikë.
Paralajmërohet arrestimi i tre ministrave së qeverisë Kurti

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit për abuzim me paranë publike.

Ka thënë se vetëm një ministër ka 1 milion e 700 mijë euro për shpenzime jashtë shtetit.

Haradinaj ka shprehur bindje se tre ministra do të arrestohen dhe nuk po “i merr gjumi”, shkak i veprave të tyre.

“I kanë qindra miliona shpenzime, paga, mëditje, udhëtime jashtë shtetit, turizma poshtë e naltë. Vetmë një ministër i ka 1 milion e 700 mijë shpenzime jashtë shtetit. Nuk e them me emër sepse besoj që ka me u arrestu shpejt e ka me u burgos, jo vetëm për këtë temë, por edhe për shumë tema tjera. Minimum 3-4 minitra janë në hetime, dhe çdo ditë pritet arrestimi i tyre. Jo, një por unë jam i bindur 3. Ata zotëritë e dinë sepse nuk po i merr gjumi natën dhe për shkak të veprave të veta”, ka thënë Haradinaj në t7.

Njoftim i rëndësishëm nga Policia e Kosovës, nga 1 nëntori…

Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale.

Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.

TË NGJASHME:

Nëse i shihni këta persona lajmërojeni menjëherë policinë

 

Deputetët opozitarë ‘protestojnë’ para RTK-së, kjo është arsyeja

Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka transmetuar një pjesë të seancës së sotme të jashtëzakonshme që u thirr nga opozita e në të cilën nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Për këtë kanë reaguar deputetët opozitarë, të cilën e ndërprenë seancën në Kuvend për të shkuar para objektit të RTK-së në shenjë proteste dhe mbajtën një konferencë për media.

Ata thanë se kjo është një tendencë e qartë për “të mbytur zërin e deputetit”.

Armend Zemaj nga LDK tha se ky reagim i tyre është thirrje për qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Ne e kemi thënë me kohë që kapja e këtij institucioni e ka qëllimin devalvimin e vlerave në shoqëri dhe mbytjen e demokracisë. Sot është kulmi i pafytyrësisë edhe të asaj pak shprese që dikush mund të frymojë lirshëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe të kryejë detyrat dhe autorizimet ligjore. Seanca nuk u transmetua në kanalin zyrtar të RTK-së që nënkupton mbytje të zërit të deputetit, fshehje nga e vërteta, të cilat po ndodhin nga skandalet e shpërfaqura çdo ditë nga aferat korruptive. Ky reagim i joni është thirrje për qytetarët e Kosovës, punëtorët që janë pas nesh, thirrje edhe për atë pak moral që ka mundur të mbesë në sedrën e tyre”.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga AAK kërkoi përgjegjësi të atij që kanë dhënë urdhër për të mos e transmetuar një seancë e që është edhe obligim ligjor i mediumit publik.

“I themeluar nga Kuvendi i Republikës dhe ky institucion i jep llogari deputetëve të Kuvendit. Seancat parlamentare janë detyrë, obligim ligjor e kushtetues, të cilët duhet t’i përmbushë ky institucion mesazhet e përfaqësuesve të popullit. Në një seancë që po trajtohet një super-skandal i kësaj qeverie për fjalimin e kryeministrit që ishte në një konferencë tregon shumë saktë, drejt e shpërfytyron regjimin e Kurtit se duan ta ndalin fjalën, debatin, argumentin dhe të mashtrojnë popullin e të fshehin”.

“Kush e ka dhënë këtë vendim me e ndalë transmetimin e diskutimit në Kuvend. Urdhëruesi që po na ngon në televizor e të tregojë pse e ka ndalë. Nuk ka emër tjetër përveçse tendencë me e mbyt fjalën e lirë”.

RTK gjatë kohës sa po mbahej seanca në Kuvend ka transmetuar konferencën mbi dhunën seksuale në konflikt që u oranizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Në këtë konferencë morën pjesë presidentja Vjosa Osmani e kryeminsitri Albin Kurti.

Hapet aplikimi për subvencionim të faturës së rrymës, ja kush ka të drejtë të aplikojë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se zyrtarisht është hapur aplikimi për programin e subvencionimit të energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm.

 

 

Murati, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se familjet që kanë të drejt për aplikim përfshijnë: ato që kanë të ardhura mesatare mujore prej më pak se 150 euro për anëtar dhe pronësi më pak se 100 mijë euro të vlerave të paluajtshme, shkruan Insajderi.

“Për familjet që kualifikohen, subvencioni do të paguhet direkt në faturë, përgjatë 6 muajve të stinës së dimrit, pra për periudhën tetor 2024 deri mars 2025.  Lartësia e subvencionit do të varet nga numri i anëtarëve dhe niveli i të ardhurave mesatare të familjes, por nuk mund të tejkalojë 50 euro në muaj”, ka thënë Murati ndër të tjera.

Ai ka bërë të ditur se aplikimi mund të bëhet në platformën ‘e-Kosova’, tek shërbimi “Grante dhe subvencione” dhe se do të jetë I hapur në vazhdimësi.

“Në mënyrë që të përfitoni që nga muaji i parë, duhet të aplikoni më së largu deri më 31 tetor. Aplikimet që bëhen pas fundit të muajit, mund të përfitojnë vetëm nga muaji pasues e tutje”.

Murati ka sqaruar se në llogaritjen e të ardhurave nuk përfshihen të ardhurat nga pensioni për aftësitë e kufizuara (verbër, para/tetraplegjikë), pensioni për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës, pensioni për viktimat civile të luftës, pensioni për invaliditet në punë, dhe të ardhurat nga skema e asistencës sociale.

 

Kusari-Lila thyen heshtjen, flet për bisedën me Radoiçiqin

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thyer heshtjen një javë pasi u publikua audio-incizimi në të cilin dëgjohet duke komunikuar me terroristin Milan Radoiçiq dhe duke u koordinuar për votimin e ligjit për pagën minimale.

Kusari-Lila e ka pranuar se biseda në zyrën e saj nëpërmjet telefonit ka qenë e plotë teksa ka thënë se nuk e ka kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar gjatë vitit të kaluar.

“Në vitin e kaluar, i ka 15 muaj që ka filluar saga e të ashtuquajturës diskutim me Listën Serbe. Kur ka filluar publikimi i tyre kanë qenë 13 muajsh prej përfundimit të komunikimit me ta. Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar, ka qenë evidente që në zyrë ka ndodhur biseda si e plotë”, ka thënë Kusari-Lila.

“Në momentin kur u publikua më 1 qershor e ka pasur vetëm një përshëndetje dhe synonte të hudhte poshtë faktin që unë e kam deklaruar se ka qenë vetëm një bisedë që e ka përçuar Simiq nëpërmjet interfonit, ndërkaq biseda që është publikuar ka pasur elemente të bisedës telefonike, do të thotë jo e njëjta, aty kam pasur dyshimin e parë se ajo është e manipuluar”, tha Kusari-Lila në KTV.

“Biseda që ka ndodhur në zyrë është këputur është ngjitur sipas dëshirës, dmth sipas objektivit që ka pasur portali për ta prezantuar temën në fjalë. Biseda në zyrën time bëhet pas votimit. Ky votim ka ndodhur më 14 qershor të vitit 2022”, ka thënë ajo.