Në Hagë nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër mbahet seancat përgatitore në procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër mbahet seancat përgatitore në procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, raporton Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
Tashmë janë publikuara edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga NATO që ta rikthen zonën tokësore të sigurisë në kufirin Kosovë – Serbi, e cila ishte hequr në vitin 2001.
Këtë kërkesë ai e ka prezantuar sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke e arsyetuar kërkesën e tij, Kurti ka thënë se brenda dy viteve Serbia katër herë e ka sjell ushtrinë afër kufirit me Kosovën.
Gjithashtu, Kurti ka kërkuar nga ShBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe sanksione ndaj Serbisë.
“Kjo lisat e zezë me emrat e këtyre kriminelëve duhet të jap rezultate nëpërmjet sanksioneve të të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojmë me ta kudo qodshin ata. Po ashtu, meqenëse brenda dy viteve, katër herë Serbia e ka sjell ushtrinë e saj të kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë”, ka thënë Kurti.
Para zyrtarëve dhe aktivistëve të VV-së, Kurti ka thënë se presidenti serb po e keqpërdor heqjen e kësaj zone.
“Ajo u pat hequr në gushtin e viti 2001 kur kryeministër i Serbisë ishte Zoran Xhinqixh, që e vranë dhe këtë tash po e keqpërdor regjimi i Aleksander Vuçiqit, i cili po sjell artileri, trupa shtesë dhe sistem kundër ajror kinez përbrenda këtij rripi 5 kilomtërsh”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se ka dalë ashtu siç ishte parashikuar për aspektin e emigrimit.
Sipas Kurtit, pas liberalizimit nuk është rritur numri i kosovarëve që e kanë lëshuar vendin përgjithmonë dhe sipas tij, ka gjithnjë e më shumë njerëz që po kthehen në Kosovë.
Në fjalën e tij Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të investojnë në Kosovë për të fituar.
“Liberalizimi i vizave njëmend ua lejon qytetarëve që të jenë afër vendeve perëndimore dhe të kalojnë kohë në shtete ku kanë familje, miq, apo mundësi shkëmbimi profesional, por padyshim pa u zhvendosur përfundimisht. Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin”.
“Përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen. Me këtë rast unë bëj thirrje edhe njëherë mërgatës tonë që për dallim prej para tri dekadave kur ju thoshim kontribuoni duke sakrifikuar, tash ju themi investoni për të fituar. Ata janë pjesë e zhvillimit edhe rritjes sonë dhe ne dëshirojmë që këtë po ashtu ta rrisim e ta zhvillojmë”, ka thënë Kurti.
Pak më parë u raportua për një incident që ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
Sinjali mëson se personi i plagosur, rreth moshës 38-vjeçare, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës ku edhe po trajtohet.
Ndërkaq, personi i dyshuar nuk është arrestuar akoma.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Policia ka pranuar informacion për plagosje në rrugën “Shemsi Ahmeti”, një person rreth moshës 38-vjeçare është i plagosur, ai është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, aty po trajtohet. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat e nevojshme për hetimin e rastit”, kathënë ai për Sinjalin.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka folur edhe për mospajtimet që kanë qenë brenda Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës për çështje të caktuara. Kurti në fjalën e tij ka thënë se këto mospajtime kanë qenë të koncentruara më shumë tek disa, shkruan Gazeta Express.
Në fjalën e tij Kurti duket hapur që iu referohet dy deputetëve të larguar nga partia, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, ndonëse nuk i përmend me emra.
Kurti ka paralajmëruar kandidatët që do të synojnë të futen në listën për deputetë të VV-së që ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë.
“Ia kemi borxh qytetarëve që ta pranojmë atëherë kur bashkëpunimi s’ka funksionuar dhe idetë s’na kanë bashkuar. Shpresoj që kandidatët dhe deputetë e ardhshëm ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë para se t’i futen garës. Besnikëria i takon qytetarëve, së dyti i takon edhe parimeve e kauzës politike të cilën e ndajmë me bashkëaktivistet politik me të cilët futemi në garë bashkërisht”, ka thënë Kurti, raporton Gazeta Express.
Tutje kreu i VV-së ka thënë se s’mund të marrësh vota për të realizuar qëllim të përbashkët dhe më pas të degradosh në synim individual.
“Nuk mund të fitosh në një mënyrë derisa ta realizosh një qëllim të përbashkët, për ta degraduar atë në synim individual, duke braktisur mënyrën me të cilën je futur në garë”, ka thënë Kurti.
“Transformime të tilla duhet të kritikohen dhe problematizohen në organizatën tonë”, ka thënë Kurti.
Kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij ka folur edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Express.
Kurti ka thënë se LVV-ja gëzon përkrahje të madhe qytetare dhe se do të synojë të arrijë edhe gjysmë milioni vota në zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë Kurti ka thënë se duhet pasur parasysh se në zgjedhjet e reja të gjitha partitë fillojnë nga pika zero dhe se duhet punuar për të arritur numrin e votave që VV kishte marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e ndoshta edhe më shumë.
Kurti ka thënë se në zgjedhje do të shkojnë bashkë me GUXO dhe Alternativa dhe se synimi është të fitohet një shumicë e qëndrueshme.
“Në zgjedhjet e ardhshme fillojmë nga vija zero. Të gjithë duhet të punojmë t’i mbledhim rreth gjysmë milioni vota. Të mos llogarisim se i kemi ato vota të 14 shkurtit 2021. Të gjithë partitë fillojnë nga zero”, ka deklaruar Kurti.
Në raportin gjashtë mujor për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili pritet të debatohet më 30 tetor të këtij viti në një seancë të KS të OKB-së, thuhet se “nuk ka pasur përparim domethënës në zbatimin e zotimeve për të cilat Kosova dhe Serbia ranë dakord verbalisht në Ohër, Maqedoni e Veriut, si pjesë e Marrëveshjes së propozuar nga BE për Rrugën drejt Normalizimit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksit të Zbatimit të saj të 18 marsit 2023”.
Këtë informatë e ka shpërndarë Pascale Christine Baeriswyl nga Zvicra, e cila mban presidencën e radhës të organit prej 15 anëtarësh për tetor.
“Marrëveshja prej 11 pikash parashikonte se as Kosova e as Serbia nuk mund të përfaqësojnë njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Në këmbim, Kosova u zotua të krijojë ‘aranzhime dhe garanci specifike…për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit’ për komunitetin serb në Kosovë. Aneksi theksoi veçanërisht nevojën që palët të zbatojnë 11 pikat e marrëveshjes në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Megjithatë, pikëpamjet e ndryshme për sekuencën e zbatimit kanë penguar progresin konkret”, thuhet ndër të tjera në raport.
Më tej, thuhet se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ftoi kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Alleksandar Vuçiq në Bruksel më 26 qershor për një takim të nivelit të lartë si pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Takimi trepalësh, megjithatë, thuhet se nuk u zhvillua.
Aty citohet edhe deklarimi i Borrellit në konferencën për shtyp të asaj dite, ku shpjegoi se “Kosova kishte vendosur tre kushte për pjesëmarrjen e saj: zyrtarizimin e Marrëveshjes së Ohrit duke e nënshkruar atë nga të dyja palët; tërheqjen e një letre nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq drejtuar Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, në të cilën ajo argumentonte se Marrëveshja e Ohrit është ‘e pranueshme vetëm brenda kontekstit që nuk ka të bëjë me njohjen de facto dhe de jure të Kosovës’; dhe që Serbia t’ia dorëzojë autoriteteve gjyqësore të Kosovës Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e partisë mbizotëruese politike në veri të Kosovës me shumicë serbe, Listës Serbe, dhe bashkëpunëtorëve të tij”.
Raporti përmend edhe faktin se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti padi ndaj Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve më 11 shtator për përfshirjen e tyre në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 pranë fshatit Banjskë.
Raporti, rastin e Banjskës e cilëson “incident”, ndërsa theksohet se Serbia e ka përjashtuar ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë.
“Pasi takimi trepalësh i 26 qershorit dështoi, Borrelli vuri në dukje se Serbia ‘nuk ishte e gatshme të përmbushte plotësisht kushtet e Kosovës, duke përmendur kufizimet kushtetuese’. Ai vuri në dukje gatishmërinë e Vuçiqit për të ‘eksploruar opsione’ në lidhje me letrën e Bërnabiqit dhe zyrtarizimin e Marrëveshjes së Ohrit ‘në përputhje me praktikat e kaluara të dialogut’. Borrelli tha gjithashtu se, para anulimit të takimit, BE-ja paraqiti një propozim të ri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Megjithatë, ai theksoi se pikëpamjet e palëve se si duhet të vazhdojë procesi i normalizimit mbeten shumë larg”, thuhet mes tjerash në raport.
Përmendet edhe ndalimi i dinarit në Kosovë dhe mos-arritja e marrëveshjes më 15 maj për këtë çështje.
Gjithashtu, përmenden edhe aksionet policore në veri të cilat cak kishin objektet bankare në veri të Kosovës, sikurse edhe zyrat e shërbimit kombëtar postar serb.
Veç këtyre, në raport zë vend edhe mbyllja e disa institucioneve komunale paralele serbe.
Këshilli i Sigurimit thotë se prioritet ka stabilitetin në Kosovë dhe promovimin e de-përshkallëzimit të tensioneve në veri.
“Do të vazhdojë të monitorojë përpjekjet diplomatike për avancimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe çdo përpjekje drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme rreth Kosovës. Për këtë qëllim, Këshilli mund të shqyrtojë kërkimin e një deklarate presidenciale që u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në raportin e KS të OKB-së për Kosovën.
Thuhet po ashtu se “anëtarët e Këshillit janë të bashkuar në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar kushte për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
“Ndarjet e thella midis anëtarëve të përhershëm, megjithatë, vazhdojnë të karakterizojnë qasjen e Këshillit ndaj çështjes”, theksohet në raport.
Në mesin e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit, Franca, Britania e Madhe dhe ShBA-ja e njohin pavarësinë e Kosovës dhe priren të mbështesin qeverinë e saj; Kina dhe Rusia nuk e njohin pavarësinë e saj dhe mbështesin fuqishëm pozicionin e Serbisë dhe pretendimin e saj për integritet territorial.
Gjashtë anëtarë të zgjedhur (Guyana, Japonia, Malta, Republika e Koresë [ROK], Sllovenia dhe Zvicra) e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa tre (Algjeria, Ekuadori dhe Mozambiku) jo.
Në raportin e KS të OKB-së përmendet dhe çështja e Sierra Leones, shtetit që e njohu pavarësinë e Kosovës, mirëpo për të cilin Serbia pretendon se e ka tërhequr njohjen.
“Kosova thotë se Sierra Leone e njohu zyrtarisht pavarësinë e saj në qershor 2008. Megjithatë, sipas raportimeve të mediave, Serbia pretendoi në mars 2020 se Sierra Leone kishte tërhequr njohjen e saj, duke cituar një notë verbale për këtë çështje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sierra Leones. Kosova konteston vlefshmërinë e tërheqjes”.
Sikurse edhe në seancat e kaluara, çështja e modifikimit të mandatit të UNMIK-ut me synimin e zvogëlimit të mundshëm të tij është një tjetër pikë mosmarrëveshjeje mes anëtarëve të Këshillit.
“ShBA-ja ka qenë avokuesi më i zëshëm për rishikimin e operacioneve të UNMIK-ut dhe përfundimisht përfundimin e misionit. Disa anëtarë të tjerë të Këshillit – duke përfshirë Japoninë, Zvicrën, ROK-un dhe MB-në – kanë shprehur mbështetje për një rishikim strategjik dhe modifikim të mundshëm të mandatit të UNMIK-ut, duke argumentuar se situata në terren ka ndryshuar ndjeshëm që nga themelimi i misionit në vitin 1999. Rusia ka kundërshtuar çdo ndryshim në mandatin e UNMIK-ut apo reduktimin e buxhetit, duke pohuar se misioni vazhdon të luajë një rol vendimtar”, theksohet në raportin për Kosovën, për të cilin do të debatohet më 30 tetor.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të shtunën, më 05.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
Dalja 10kV Zabel i Ulët (kodi: 16023006) nga ora 10:30 deri 14:30
Vendet: Shtrubullove, Zabel i ulet, Zabel te shkolla, Vukovc, Llapushnik Gashet, Poterk
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, revizion total në stabilimentin shpërndarës Komoran.
2.
Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehen TS-at:
LP 10kV Komorani (kodi: 16023007) nga ora 10:30 deri 14:30
Vendet: Komorani, Komoran lagjeja e Koperatives, Komoran Zogaj, Komoran Ibriqet, Zabel i larte, Ujësjellësi Prishtina Komoran, Vukovc (nje pjese), Llapushnik (nje pjese) .
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Revision total në stabilimentin shpërndarës Komoran:
3.
Nga NS 220/10 kV Drenasi do të ndërprehet:
LP 10kV Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 10:30 deri 14:30
Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnik, Kleqkë e re.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, revision total në stabilimentin shpërndarës Komoran.
4.
Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2
Nga dalja 10 kV J27 Blloku I do të ndërprehen trafostacionet:
TS 10/04kV Blloku i Parë (kodi: 11000002005) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
TS 10/04kV Blloku i Parë (kodi: 11000002111) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: rr.Hakif Mehmet Ersoy dhe rr. Lidhja e Lezhës.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e shtyllave të tensionin e ulët- rr. Ali Hadri.
5.
Në TS 35/10kV Badovci
Nga dalja 10 kV Mramor-Slivovë do të ndërprehet trafostacioni:
TS 10/04kV Busia (kodi: 10014001015) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Busia.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, – instalimi i kabllos ABC.
6.
Nga TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet:
NS.10/04kV TS Kërpimeh 1 (kodi: 14000013168) nga ora 10:00 deri 13:00
Vendet: fshati Kërpimeh, një pjesë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllave.
7.
Nga TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet:
NS.10/04kV TS Lahovit (kodi: 14000009083) nga ora 16:00 deri 18:00
Vendet: fshati Gllamnik një pjesë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllave.
* * *
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehe:
LP 10kV J03 Batllava (kodi: 10010013) nga ora 09:00 deri 17:00
Vendet: Drejtoria-Batllava.
Arsyeja: Montimin e lidhëseve dhe bartjen e linjave nga PRII tek PRI sipas Projektit investiv.
2.
Nga NS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehe:
LP 10kV J12 Tjertorja (kodi: 10010011) nga ora 09:00 deri 17:00
Vendet: Objekti i ish-Tjerrtores.
Arsyeja: Montimin e lidhëseve dhe bartjen e linjave nga PR II tek PR I sipas projektit investiv.
3.
Nga TS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] IPKO (kodi: 10010012) nga ora 10:00 deri 13:00
Vendet: Ipko.
Arsyeja: Punime sipas projektit investiv.
4.
Nga NS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehet:
LP 10kV J01 Policia (kodi: 10010004) nga ora 11:00 deri 14:00
Vendet: Balistika, Agjencioni i Kosoves për Forenzikë,
Arsyeja: Selektimi i kabllove nëntokësore 10 kV në projektin LOT 43 – Feeder 4.
* * *
Punime nga pala e tretë
1.
TS 110/10(20)kV Prishtina 7
Nga LP J08 Llapnasellë do të ndërprehen te Trafa e Spitalit KAVAJA këta TS nga 09:00 deri 11:00
1.TS 10/0.4 kV Preoci 1(Kodi:19000036001)
2.TS 10/0.4 kVPreoci 2(Kodi:19000036002)
3.TS 10/0.4 kV Objekti privat Hamdi Mehmeti (objekti Elipsa) (Kodi:19000036012)
4.TS 10/0.4 kV Zenel Beqiri (Depo te Luli) (Kodi:19000036028)
5.TS 10/0.4 kV NTSH “Zhaki Advertising”-Zhermin Durguti(Kodi:19000036129)
6.TS 10/0.4 kV Durmish Hamit Durmishi “DURMISHI” shpk(Kodi:19000036146)
7.TS 10/0.4 kV Muja Preniqi “Autosallon”(Kodi:19000036156)
8.TS 10/0.4 kV Gani Aliu(Kodi:19000036161)
9.TS 10/0.4 kV Nexhat Fazliu “Binni” shpk(Kodi:19000036162)
10.TS 10/0.4 kV F-SHPED SH.P.K Faton Nishevci(Kodi:19000036163)
11.TS 10/0.4 kV Driton Mehmeti(Kodi:19000036164)
12.TS 10/0.4 kV Grupi I bizneseve”Delux”(Toverlani)(Kodi:19000036247)
13.TS 10/0.4 kV”AKOMA TE ISAKU”-Isak Ademi(Kodi:19000036248)
14.TS 10/0.4 kV Hysen Shabani NPT “GAMMA”(Kodi:19000036249)
15.TS 10/0.4 kV Fitim Lutfi Hasani(Kodi:19000036273)
16.TS 10/0.4 kV ALBATROS COMPANY(Kodi:19000036276)
17.TS 10/0.4 kV EURO ABI”SHPK-(Kodi:19000036286)
18.TS 10/0.4 kV Bujar Shefki Haxhiu(Kodi:19000036287)
19.TS 10/0.4 k America Hospital Kosova II SH.P.K Klodian Allajbeu(Kodi:19000036290)
20.TS 10/0.4 kV Veprim Hajredin Karaçica(Kodi:19000036302)
21.TS 10/0.4 kV PROEX SH.P.K(Kodi:19000036330).
Vendet: Një pjesë e Llapllasellë, Preocit, rr. Prishtinë- Ferizaj, një të Çagllavicës.
Arsyeja: Ndërrimi i kthinave (jo hyrje-daljen me realizu).
Gjakovë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
NS 35/10 kV Malisheva
Nga Dalja 10kV Bellanica do te ndërprehen këto trafostacione nga ora 10:30 deri 14:30
1.TS 10/04 [kV] SENIK (kodi: 82082005016)
5 TS 10/04 [kV] LADROVCI II (kodi: 82082005020)
Vendet: Një pjesë e fsh. Lladrovc dhe pjesërisht fsh.Senik.
Arsyeja Ndërprerje për siguri, revizion total në stabilimentin shpërndarës Komoran.
* * *
Punime në projekte investive
1.
Nga TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:
NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00 deri në ora 17:00.
Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumatorë), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker. Fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator, 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.
Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kritikat ndërkombëtare për mënyrën e trajtimit të pakicës serbe nga qeveria e tij ishin të tepërta, një koment që ka të ngjarë të shqetësojë mbështetësit perëndimorë që kanë bërë thirrje për përmbajtje, shkruan “Bloomberg”.
Lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga ShBA dhe Bashkimi Evropian se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.
“Ata janë shumë të shqetësuar”, tha Kurti për “Bloomberg” në një intervistë në Varshavë të mërkurën, por e cila u publikua sot (e premte). “Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më e mirë se kurrë më parë”.
Kurti mbrojti veprimet e tij si të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin në veriun e ndarë prej kohësh. Ai gjithashtu këmbënguli se hapat janë të nevojshëm drejt vendosjes së kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.
“Përshtypja ime është se pikërisht për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv”, tha ai.
Presidenti serb Alleksandar Vuçiq ka akuzuar vazhdimisht Kurtin se po i bën presion komunitetit serb “tashmë në pakësim” për t’u larguar nga Kosova. Ai kërkoi gjithashtu zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja sipas së cilës komunitetit serb i lejohet njëfarë autonomie.
Muajin e kaluar, Vuçiqi i kërkoi qeverisë në Prishtinë që të mbajë zgjedhje lokale në komunat veriore. Ideja e tij nuk pranohet nga Kurti. Votimi në komunat veriore do të bëhet vetëm gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtën e vitit të ardhshëm, tha ai.
“Vuçiqi dështoi, dhe tani ai dëshiron që ne të paguajmë për dështimin e tij”, tha Kurti, duke shtuar se koha kur presidenti serb ka ndikim në punët e brendshme të Kosovës “ka kaluar prej kohësh”.
Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja në 2013, serbët ranë dakord të merrnin pjesë në qeveritë lokale dhe qendrore në Kosovë, por u larguan në vitin 2021 për shkak të diskriminimit të pretenduar dhe që atëherë kanë bojkotuar dy palë zgjedhje.
Për t’u kthyer në dialog, Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Millan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të vitit të kaluar pranë manastirit të Banjskës në veri. Ai i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
“Është dashur të ndodh dje”, ka thënë Kurti. “Unë besoj se është e mundur”.