“Terroriste dhe kriminele”, përplasje e ashpër mes burrit të Albulena Haxhiut dhe përfaqësueses së Listës Serbe në KQZ
Anëtari i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, është përplasur me anëtaren e Listës Serbe në KQZ, Gordana Laban, në mbledhjen e sotme.
Krasniqi e ka quajtur atë “terroriste dhe kriminele”, shkruan Reporteri.net.
Krasniqi iu drejtua duke i thënë se e përfaqëson një subjekt “që ka vrarë njerëz”.
“Kulturën prej terroristje dhe kriminelje çfare je dhe përfaqëson, këtu nuk mundesh me na e tregu ne. Duhet me të ardh marre kur na e përmend kulturën këtu. E përfaqëson një subjekt që ka vra njerëz”, tha Krasniqi.
Ai tha se derisa Listës Serbe i lejohet funksionimi, s’do të ketë demokraci nëpër komuna e tek komuniteti serb./
