28.3 C
Pristina
E hënë, 16 Qershor, 2025

Specialja merr vendim për Thaçin

Ish-presidentit Hashim Thaçi iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj nga Gjykata Speciale në rastin ku është i akuzuar bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për krime lufte.

Gjykata Speciale e ka marrë këtë vendim më 11 qershor, me pëlqimin e kryetarit të trupit gjykues, Charles L. Smith, shkruan Insajderi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar argumenton se ekziston rreziku i ikjes dhe dëmtimit të procesit gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve. Madje, shkon larg kur thotë se as kufizimet standarde në dhomat e paraburgimit në Hagë nuk arrijnë ta ndalojnë kinse rrezikshmërinë e tij.

 

 

Sjellja e z. Thaçi tani përfaqëson një rrezik aq të lartë, saqë edhe kufizimet standarde të komunikimit dhe monitorimi i Qendrave të Paraburgimit të Gjykatës së Lartë janë të pamjaftueshme. ZPS-ja pohon se, për këtë arsye, dhe në lidhje me vazhdimin e gjyqit dhe zbulimin e vazhdueshëm, rreziqet themelore vazhdojnë të ekzistojnë”, pretendojnë në parashtresën e tyre ZPS’ja.

Ndonëse paneli i gjyqtarëve ka thënë se s’ka parë prova të kënaqshme se Thaçi mund të arratiset, ka thënë se mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtojë procesin e gjykimit.

Pos tjerash, paneli e vë në pah edhe faktin e zgjatjes së procesit gjyqësor.

 

 

Megjithatë, Paneli vëren se z. Thaçi ka qenë tashmë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe gjykimi në këtë rast është zgjatur. Siç e ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj nevojës për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur. Paneli do të vazhdojë të monitorojë në çdo fazë të këtyre procedurave nëse vazhdimi i paraburgimit është i nevojshëm dhe i arsyeshëm“, përfundon parashtresa e panelit të gjykatësve.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here