11.3 C
Pristina
E martë, 14 Tetor, 2025

“Tik, tak…”, Qeveria Kurti 3 po vjen…

Ditën e djeshme Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë për foli për krijimin e qeverisë së re.

Kurti ka thënë se më se largu më 26 tetor, në një senacë të kuvendit, do ta prezantojë kabinetin e ri qeveritar.

Por a i ka numërat për formimin e Qeverisë, Kurti?

Indeksonline ka kontaktuar Mimoza Kusari-Lilën për të marrë një qëndrimin lidhur me krijimin e Qeverisë.

 

 

Sipas Kusari-Lilës, Vetëvendosja nuk do të bashkëpunojë me dy parti, në këtë rast PDK-në dhe Listën Serbe.

‘’Gjatë javës kemi me filluar bisedat për formimin e Qeverisë, ka pasur bisedime fillestare por jo diçka specifike. Sa i përket bashkëpunimit me subjektet tjera politike, kemi qëndrimin se nuk bashkëpunojmë me dy parti në këtë rast, bëhet fjalë për PDK-në dhe Listën Serbe, ndërsa me të tjerët mbetet me shiquar a ka vullnet për bashkëpunim apo jo. Sa i përket ftesave, për LDK-në dhe të tjerët duhet të flasë dhe të vendosë vetë Kurti dhe LVV-ja si mandatar për formimin e Qeverisë’’, thotë Kusari-Lila për Indeksonline.

Por a janë të gatshëm për zgjedhje, si VV e Alternativë në rast se nuk krijohet Qeveria Kurti 3?

Sipas Kusarit, zgjedhjet e reja janë zgjidhja më e mirë.

‘’Unë mund të flasë në emër të Aleternativës, unë them se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja sepse tashmë është bërë një periudhë e gjatë prej kohës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe ka pasur disa ndryshime të cilat kërkojnë ri konfirmim të besimit të qytetarëve por natyrisht për zgjedhje gjithmonë jemi gati’’, vazhdon tutje Kusari-Lila.

Si e ka parë procesin zgjedhor Kusari-Lila që u zhvillua të dielën e 12 tetorit?

‘’Procesi zgjedhor në tërsi ka shkuar shumë mirë, sa i përket Aleternativës ne kemi pasur sfidat tona për arsye se kemi pasur tash e gjashtë vite bashkëpunim me VV-në dhe çështje të subjektivitetit ka pasur paksa huti sidomos në Komunën e Gjakovës pasi që listat e ndara për kandidatë për Asamble shpeshherë herë kanë rezultuar me votë ku është votuar LVV-ja duke menduar Alternativën. Ndërsa sa i përket kandidatëve për kryetar besoj se kemi mundur të dalin pak më mirë por ka qenë vonë momenti i prezantimit të kandidatëve dhe përgatitjet për nivelin lokal duhet të fillojnë më herët bashkë me aktivitetin politik’, shprehet Kusari-Lila për Indeksonline.

Procesi i balotazhit në vendin tonë mbahet me 9 nëntor ku në balotazh janë 17 komuna.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here