Qeveria në detyrë ka miratuar zbatimin e masës që parasheh ndihmën me pako ushqimore për familjet në nevojë.
Në mbledhjen e së martës, Ministria e Financave ka propozuar që të ndahen 1 milion euro për zbatimin e kësaj mase për familejt në nevojë.
“Kjo është masë përmes së cilës synohet që dora e shtetit të arrijë edhe aty ku nuk arrijnë mekanizmat e tjerë që i kemi. Dhe, përmes kësaj mase, përmes organizatave të shoqërisë civile që i njohin shumë mirë familjet në nevojë, synimi është të arrijmë edhe te këto familje”, ka propozuar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Prandaj, në kuadër të kësaj propozimi është që të miratohen 1 milion euro ndarje që do të jetë mbështetje me pako ushqimore për familjet në nevojë”, tha Murati.
Edhe kjo masë është në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.