div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35387 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra“

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në FRONTAL të T7 ka thënë se sipas informacioneve që ka, tre policë të NJSO-së, kanë refuzuar që të marrin pjesë mbrëmë në aksionin në Skenderaj.

Ajo thotë se si pasojë e këtij refuzimi, tre policët janë suspenduar për dy apo tre ditë nga puna.

“Kam informacion që janë tre, nëse jo më shumë, pjesëtarë të policisë së Kosovës që kanë refuzuar me ardhur në Skenderaj. Janë tre e më shumë që kanë refuzuar të marrin pjesë në aksion. Dhe ata polic janë të suspenduar sot për dy apo tre ditë. S’dua as t’i përmend sot”, ka thënë Musliu në FRONTAL të T7.

Ajo ka thënë se i di edhe emrat, por s’dëshiron që t’i përmend

Musliu ka deklaruar se ka pasur presion të madh nga politika që policia speciale të vendosej në Skenderaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *