19 C
Pristina
E hënë, 12 Maj, 2025

Tronditëse: Sulmohet ‘Cufa’, qytetari me aftësi të kufizuara nga Ferizaj

“Cufa”, një qytetar i Ferizajt me aftësi të kufizuara, është sulmuar fizikisht dy ditë më parë.

Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur aktivisti ferizajas, Agon Zhinipotoku.

“Kush e rrahu Cufën, djalin ma të mirë e më të urtë të qytetit tonë, a nuk ju mjaftoi që u rritë jetim dhe i vdiqën 4 motra e 3 vëllezër, e nana e tij e sëmurë me kancer me vite, veç edhe me rrah kështu”, shkruan Zhinipotoku.

Rrahjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se një person është identifikuar dhe është ftuar në stacionin policor për intervistim.

“Sot rreth orës 11:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë përmes rrjeteve sociale lidhur me një incident, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht një person me aftësi të kufizuara, i njohur si “Cufa”. Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit e stacionit policor në Ferizaj janë angazhuar dhe kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar, i cili është ftuar në stacion për intervistim”.

“Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në sheshin e qytetit. Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka nisur procedurat për shqyrtimin e kamerave të sigurisë me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit”, tha Veseli.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here