div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-136 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Supremja në Hagë merr vendim për Kadri Veselin

Gjykata Supreme  e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka rrëzuar kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Speciale përmes një komunikate për media.

“Më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjyqtarët Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Christine van den Wyngaert dhe Daniel Fransen, ka rrëzuar kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor 2025”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Gjykimi ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në qytetin holandez.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026 siç u bë e ditur javën e kaluar.

Iu përkeqësua gjendja derisa ishte…, policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve!

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi.

Organet e rendit, njoftojnë se gjendja e tij shëndetësore iu përkeqësua derisa ishte në banesën e tij

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë në “Rr. UÇK-së”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Klankosova

“Zemra jonë u thye përgjithmonë” – Nëna e Shpat Kasapit me reagim emocional

Në një reagim emocional të publikuar së fundmi, Gjylymser Kasapi, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka falënderuar publikisht të gjithë ata që qëndruan pranë familjes në këto momente të rënda.

Ajo shpreh mirënjohje, për familjen e saj, si dhe për shoqërinë në përgjithësi, kolegë e artistë nga të gjitha trevat shqiptare, për mbështetjen dhe ndarjen e dhimbjes pas largimit nga jeta të Shpatit.

Në mënyrë të veçantë, nëna e këngëtarit ndalet te Selvije Jao, bashkëshortja e Shpatit, të cilën e përshkruan si shpirtin e shtëpisë dhe si një grua të dashur për butësinë, çiltërsinë dhe moralin e saj. Ajo thekson përkushtimin maksimal të Selvijes jo vetëm si bashkëshorte, por edhe si nënë e shkëlqyeshme e nipit të vogël, Roelit.

Në mesazhin e saj, ajo zbulon se Shpati ndërroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hodh edhe Roeli, pa e kuptuar çfarë po ndodhte.

Por mes falënderimeve, ajo paralajmëron se çdo spekulim tjetër, do të dënohet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht.

Në fund, ajo u bën thirrje të gjithëve që të lejojnë familjen të përjetojë dhimbjen e saj në qetësi, duke kërkuar respekt të veçantë për Selvijen, e cila sipas saj po e mban gjallë familjen në këto çaste të rënda.

“O Zot…” – reagimi prekës i Naser Gjinovcit kur mëson për vdekjen e Shemit

Vdekja e Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, duke lënë boshllëk në skenën e muzikës shqiptare.

Lajmi i hidhur e mori edhe një nga miqtë dhe kolegët e tij më të afërt, Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit rock “Minatori”, ndërsa ishte live në një emision televiziv

Gjinovci ndau emocionet e tij të forta dhe kujtimet personale për Shemin gjatë transmetimit në “Studio A”, duke e bërë këtë moment edhe më prekës për të gjithë ata që e ndjekin.

Me një zë të tronditur, Gjinovci tha: “Lajmi i keq gjithë del i vërtetë.

Unë nuk e pata telefonin, e pyeta një bashkëpunëtor të juajin.

Edhe kojshi, edhe shok, edhe mik… O Zot, sa kemi ndenjur në banesë timen dhe në shtëpi të tij.”

Ai theksoi lidhjen e veçantë që kishte pasur me Shemin, duke e përshkruar si një miqësi të gjatë dhe të ngushtë, ku kanë ndarë shumë momente personale dhe artistike, duke e bërë këtë humbje edhe më të dhimbshme.

“E di që ka pasur probleme me stenta, pse si tek i ri është për me vdek,” shtoi mes tjerash, duke e bërë të qartë se Shemi kishte kaluar sfida të mëdha shëndetësore përpara se të ndodhte kjo tragjedi.

Vokalisti i “Minatorit” gjithashtu përmendi se Shemi nuk ishte vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i pazëvendësueshëm në muzikë, me të cilin kanë ndarë momente të paharrueshme në karrierat e tyre artistike, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për muzikën shqiptare.

Specialja del me vendim pasi Kadri Veseli kërkoi lirimin e përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, ka refuzuar kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.Me këtë vendim të fundit të Gjykatës Supreme, mbetet në fuqi refuzimi i lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë në Dhomat e Specializuara.

Kurti: Po të ishte gjallë Rugova, nuk do të refuzonte bashkëpunimin me mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një tubim të Partisë “Guxo” se po të ishte gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, ai nuk do të refuzonte bashkëpunimin me të. 

Sipas Kurtit, figura dhe ndikimi politik i Rugovës do të kishin ndikuar drejtpërdrejt në konfigurimin e skenës politike në vend.

Kurti u shpreh se, në rrethana të tilla, nuk do të kishte pasur nevojë të krijohej as Partia Guxo, pasi një LDK e udhëhequr nga Rugova do të përfaqësonte më gjerësisht vlerat dhe orientimet politike që sot përfaqësohen përmes kësaj partie.

Ai shtoi gjithashtu se po të ishte gjallë Rugova, edhe Partia Socialdemokrate Shqiptare e Kosovës (PSHDK) do të ishte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e jo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Deklaratat e Kurtit në tubimin e “Guxo” kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe rikthejnë në vëmendje rolin historik të Ibrahim Rugovës, si dhe raportet mes partive politike në Kosovë./politika

Vdekja e Shemit, reagon Gili

Këngëtarja e njohur, Gili, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti legjendar i grupit “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Gili shkroi: “Pusho në parajsë, legjendë”.

Policia jep detaje për vdekjen e Shemit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi” i grupit “Ilirët”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana konfirmoi se trupi i pajetë u gjet në banesën e tij rreth orës 15:00, dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, ndër tjerash në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana

Çka i mori jetën Shemit të grupit të ‘Ilirëve’, zbardhen detajet

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur me emrin artistik si Shemi, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.

Burime të Gazetës Express thanë se ai u gjend i vdekur ditën e sotme rreth orës 15:00 në banesën e tij pas një sulmi në zemër.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar një ekip i Emergjencës.

Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua në vitin 1981.

“Ilirët” me Shemin në mikrofon ishin një prej grupeve muzikore më aktive gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Rasti “Qielli i Thyer”, arrin rreth 80 milionë euro vlera e pasurisë së sekuestruar

Prokuroria Speciale është mbledhur sot, ku në takim me ekipin e përbashkët për shënjestrimin e rasteve, kanë edhe një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, që është ai “SkyCC” apo “Qielli i Thyer” ku janë të arrestuar 33 persona.

Me këtë rast, Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj, ka deklaruar se vlera e konfiskimeve në total kap shifrën e rreth 80 milionë eurove, duke theksuar se ky është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, sa i përket vlerës së sekuestrimeve.

“Sot kemi thirr një takim me ekipin e përbashkët për shenjëstrimin e rasteve. Kemi të bëjmë me një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka të bëjë me krimin e organizuar. Vlera e konfiskimeve në total, përfshirë vlerën palujtshëmrive, parave të gatshme e tjera shkon diku rreth 80 milionë euro. Është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sa i përket kësaj vlere të sekuestrimeve”, deklaroi ai.

Ai u shpreh të gjithë të dyshuarit janë në paraburgim dhe se ky rast është me prioritet të jashtëzakonshëm.

“Rasti është i ndjeshëm dhe i kemi të gjithë të dyshuarit deri më tani në paraburgim. Për ne ka prioritet jashtëzakonisht i madh. Nuk paragjykojmë si do të jetë fundi po atë që garantojmë që është se hetimet janë duke u zhvilluar me profesionalizëm dhe prioritetin e duhur”, tha ai.