div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-14 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sondazhi i fundit trondit VV-në, shënon rënie të dukshme

Një sondazh i fundit i publikuar për opinionin publik tregon se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca kryesore politike në vend, megjithatë me një rënie të lehtë krahasuar me matjet e mëparshme.

Sipas të dhënave të publikuara, pas normalizimit të rreth 87 për qind të mostrës së anketuar, Vetëvendosje rezulton me rreth 39.5 për qind të mbështetjes së qytetarëve.

Ky rezultat tregon një rënie të lehtë në krahasim me sondazhet e mëhershme, megjithëse partia vazhdon të mbajë një përqindje të konsiderueshme të përkrahjes në skenën politike.

Sondazhi është realizuar për të matur disponimin aktual të votuesve dhe pritet të nxisë reagime dhe analiza të ndryshme në skenën politike në ditët në vijim.

Parashikimi i motit, Nga kjo ditë pritet reshje shiu e bore

Gjatë kësaj jave priten ndryshime në kushtet e motit në Kosovë, ku nga dita e martë parashihen reshje shiu dhe bore.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në zonat më të ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë pas here mund të përzihen edhe me borë.

Temperaturat minimale pritet të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në rreth 16 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore.

Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela.

Megjithatë, në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në terren mund të jenë më të kufizuara.

Të shtëna me armë, një i vrarë dhe një i plagsour

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ndërsa sipas informacioneve fillestare viktima është R.B rreth 38 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas burimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Si i dyshuar për rastin përmendet N. Z, pronari i lokalit “My Place”, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i incidentit në drejtim të panjohur dhe aktualisht po kërkohet nga policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, komandantin e stacionit policor, Njësinë e Hetimeve Rajonale dhe Krim-Teknikën Rajonale, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia është në kërkim të të dyshuarit dhe hetimet për këtë ngjarje janë në zhvillim.

A e keni ditur? Floriani, është bërë baba i dy fëmijëve!

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël që dikur pushtonte skenat duke kënduar krah Adrian Gaxhës.

Por tani, Floriani ka zgjedhur një rrugë krejtësisht ndryshe, duke u distancuar nga vëmendja e mediave dhe duke ndërtuar një jetë private të qetë.

Pas viteve të karrierës së tij si artist, ai ka vendosur të përqendrohet në familjen e tij. Floriani ka përjetuar ndjesinë e prindërimit jo një, por dy herë, duke e mbajtur këtë pjesë të jetës së tij larg syve të publikut.

Kjo zgjedhje e tij ka ngjallur kuriozitet dhe admirimin e shumë fansave

Ardhja në jetë e vajzës së tij, Ajla, ishte një moment i veçantë që shënoi fillimin e një kapitulli të ri. Kjo ngjarje e gëzueshme e bëri atë të kuptojë se jeta e tij kishte marrë një drejtim të ri, ku prioritetet e tij ishin ndryshe nga ato të mëparshme.

Pas disa muajsh, nëntori i vitit të kaluar solli një tjetër gëzim për Floriani-n, kur ai u bë baba për herë të dytë me lindjen e djalit të tij. Kjo ngjarje e ka thelluar edhe më shumë lidhjen e tij me familjen dhe e ka bërë atë të ndjehet më i plotësuar se kurrë.

Floriani tani po shijon çdo moment të prindërimit, duke e lënë pas zhurmën e dikurshme televizive. Ai ka vendosur të përqendrohet në rritjen e fëmijëve të tij dhe të krijojë kujtime të paharrueshme me ta. Kjo është një periudhë e rëndësishme për të, ku ai po ndihmon në formimin e karaktereve të tyre.

Ndërsa publiku vazhdon të ndjekë me kureshtje çdo lëvizje të tij, Floriani ka zgjedhur të mbetet në hije. Kjo strategji e tij e jetesës ka bërë që shumë njerëz të pyesin se çfarë po ndodh me artistin e dikurshëm, duke e bërë atë edhe më misterioz.

Me kalimin e kohës, ai ka arritur të krijojë një ekuilibër të shkëlqyer mes jetës personale dhe asaj profesionale. Floriani ka kuptuar se ndihma dhe mbështetja për familjen e tij janë më të rëndësishme se çdo sukses në skenë.

Si përfundim, Floriani është një shembull i shkëlqyer i një artisti që ka zgjedhur të ndjekë rrugën e prindërimit dhe të krijojë një ambient të ngrohtë për fëmijët e tij. Kjo histori e tij na tregon se ndonjëherë, larg vëmendjes publike, mund të gjendet lumturia më e madhe.

Labinot Tahiri me një thirrje për Gjestin dhe Erkandin

Këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri ka publikuar një video në rrjetet sociale ku bën thirrje për pajtim mes Gjesti dhe Erkand.

Në mesazhin e tij, ai thekson se nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi dhe se situata duhet të zgjidhet me mirëkuptim, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Dua që t’i pajtoj Gjestin dhe Erkandin sepse nuk ka pasur ndonjë tragjedi, shyqyr Zotit. Ky muaj i shenjtë i Ramazanit kërkon paqe dhe jo luftë,” është shprehur ai.

Në fund të mesazhit të tij, Tahiri e mbyll me një thirrje për unitet dhe dashuri mes njerëzve.

VIDEO:

Ky është 44 vjeçari që u gjet i vdekur në hotel në Fushë Kosovë

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën e Fushë Kosovës, duke bërë që autoritetet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Rasti është raportuar më 12 mars 2026 rreth orës 19:00, pasi policia ka pranuar informatë nga ekipi mobil i QMF-së në Bresje se në këtë hotel ishte gjetur i shtrirë në dhomë një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si E.E, rreth 44-vjeçar.

Mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen në vend, ndërsa sipas vlerësimit fillestar nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, Njësia e Hetimeve Rajonale dhe ekipi i Forenzikës Rajonale, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Vdes një person në QKUK

Një burrë ka vdekur të premten, pasi që nga gushti i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar më herët pasi ishte sulmuar nga dy të dyshuar.

Sipas Policisë viktima ishte lënduar rëndë në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, në afërsi të liqenit.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Ndërron jetë babai i deputetit të Vetëvendosjes

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare Hajriz Hoti, babai i deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Valon Hoti, pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti përmes një postimi në Facebook, ku familja njoftoi për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Carrallukë, ku do t’i japin lamtumirën e fundit.

Kjo është 20 vjeçarja që vdiq pasi ra nga banesa

Anxhela Byku, një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ra të martën në oborrin e pallatit ku jetonte në rrugën Beverora bashkë me bashkëshortin, ka ndërruar jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars, në repartin e terapisë intensive të spitalit të Piacenzës, Itali.

Plagët e shkaktuara nga rënia nga lartësia ishin tepër të rënda. Për dinamikën e tragjedisë po hetojnë karabinierët e njësisë hetimore, të cilët po përpiqen të rikonstruktojnë çdo detaj të asaj që ndodhi.

Aktualisht, hipoteza më e besueshme
është ajo e një veprimi të dëshpëruar që përjashton përfshirjen e personave të tjerë, pasi shqiptarja ishte vetëm në apartament në momentin që ndërmori këtë akt tragjik.

Alarmi u dha nga personi që e gjeti vajzën të shtrirë në oborr, duke nxitur ndërhyrjen e ambulancës së Kryqit të Kuq.

Hetuesit kanë kryer matjet dhe hetimet brenda banesës dhe në zonën poshtë pallatit, duke dëgjuar edhe fqinjët dhe partnerin e 20-vjeçares për të sqaruar nëse bëhej fjalë për një akt të qëllimshëm apo një aksident tragjik.