div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-182 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bedri Hamza sjell risi në listën e kandidatëve të PDK-së: kjo është 15-shja e parë

Gazeta Infokus ka siguruar ekskluzivisht listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila pritet të bëhet publike së shpejti. Sipas burimeve brenda partisë, renditja për zgjedhjet e 28 dhjetorit përmban disa risi domethënëse, duke reflektuar ndryshimet strategjike pas zhvillimeve të fundit në drejtimin e PDK-së.

Në krye të listës, me numrin 1, mbetet Bedri Hamza, i cili ka qenë kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet e shkurtit. Ndryshimi këtë herë është se Hamza tashmë është edhe kryetar i PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit — një konsolidim i rolit që e vendos atë si figurë qendrore të garës së partisë.

Risia e parë e madhe shfaqet në vendin 2, ku është renditur Uran Ismaili, i cili ka shënuar rritje të dukshme elektorale në Prishtinë pas garës për kryetar Komune. Vendosja e tij në majën e listës shihet si përpjekje për të fuqizuar votën urbane të kryeqytetit.

Në dhjetëshen e parë ka disa lëvizje të rëndësishme:

•Arben Mustafa, ndonëse ka qenë edhe herën e kaluar në listë, tani renditet për herë të parë në Top 10, duke marrë një pozicion më të lartë dhe më të dukshëm brenda strukturës së kandidatëve.

•Besa Kabashi-Rama është një tjetër risi në dhjetëshen e parë, duke hyrë për herë të parë në këtë pozicion të lartë.

Lista e plotë e siguruar nga Gazeta Infokus është si vijon:

1.Bedri Hamza
2.Uran Ismaili
3.Vlora Çitaku
4.Enver Hoxhaj
5.Arben Mustafa
6.Besa Kabashi-Rama
7.Rrahman Rama
8.Eman Rrahmani
9.Sala Jashari
10.Kujtim Gashi
11.Jakup Nura
12.Ganimete Musliu
13.Blerta Deliu-Kodra
14.Xhavit Haliti
15.Përparim Gruda

Burimet tregojnë se lista pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndonëse nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rishikimi minimal deri në momentin e publikimit./Gazeta Infokus

Detaje prekëse nga Klina, gruaja që u gjend pa shenja jete ishte shtatëzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në fshatin Grabanicë të Klinës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.

Sipas burime të mediave lokale gruaja ka qenë shtatzënë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për IndeksOnline se gruaja ishte raportuat e zhdukur mbrëmë nga familjarët e saj.

“Është gjetur rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha Gashi.

Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”.

“Mjeku e ka konstatuar vdekjen”, tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit ishin po ashtu në vendin e ngjarjes.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/

 

A do t’i bashkohet PDK-së? Nisma merr këtë vendim

Nisma Socialdemokrate do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Përfaqësuesja e partisë, Arbëreshë Krasniqi, tërhoqi numrin 122, duke e shënuar Nismën si subjekt të veçuar në fletëvotim.

“Të, dashur qytetarë, në numrin 122 Nisma Socialdemokrate, ka Lidership, ka Dinjitet, ka vizion ka Liri, ka UÇK, ka dashni për Kosovën!”, shkroi Krasniqi.

Ish-deputeti i PDK-së i bashkohet AAK-së

Adrian Kastrati, ish-deputeti i PDK-së i është bashkuar AAK-së, transmeton DEMOS.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i cili deklaroi se po bashkhen sepse e dinë qartë se çka duan për Kosovën tonë

“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh!

Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij.

Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim.

#AAK#RamushHaradinaj#KrahTeje“, shkroi Haradinaj

LEXO EDHE:

Këta janë disa nga emrat e rinj që do të jenë kandidat për deputetë nga PDK

Joseph para zgjedhjeve u bënë apel qyetarëve për raportet me SHBA-të: Kurti një figurë shkatërruese

Edward Joseph, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Johns Hopkins për Politikë të Jashtme, ka reaguar lidhur me kritikat e fundit ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, se Kurti ishte një figurë shkatërruese edhe gjatë administratës së Joseph Biden, ofroi mbështetje dhe se ai vazhdoi me veprime provokuese më vonë.

Në një seancë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve disa ditë më parë, disa ekspertë – vetë Joseph, por edhe Luka Coffey dhe Max Primorac, ranë dakord pozitivisht, duke iu përgjigjur pyetjes së kongresmenit Keith Self “nëse burokratët e karrierës në Departamentin e Shtetit e konsiderojnë qasjen e Kurtit penguese”

Në një deklaratë për Kosova Online, kur u pyet pse Kurti konsiderohet pengues, Joseph tha se ai ishte penguese edhe kur SHBA-të ishin nën administratën e Joe Biden.

“Kurti ishte pengues, edhe kur SHBA-të, nën administratën e Biden, me një ambasadë amerikane shumë miqësore, ishin mbështetëse. Kurti vazhdoi me akte provokuese. Mund t’i justifikoni ato me qëllimin për të shtypur institucionet serbe në Kosovë, gjë që është e kuptueshme, por ishte plotësisht e pakoordinuar dhe jo e projektuar në një mënyrë për të ndërtuar besim me komunitetin serb”, shpjegoi Joseph.

Ai tutje tha se Kurti përpara se të bëhej kryeministër, ai u tha serbëve se nuk kishin pse të kishin frikë.

“Kurti ishte një figurë shkatërruese. Përpara se të bëhej kryeministër, ai u tha serbëve se nuk kishin pse të kishin frikë, sepse ata nuk më kishin bërë asgjë mua dhe ai nuk u kishte bërë asgjë atyre. Tani ai u ka bërë diçka atyre”, tha Joseph.

Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banorit të ri

Një ngjarje e papritur dhe emocionuese ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Ndërsa banorët po kalonin një moment humori dhe argëtimi, Kushtrim Kelani nisi të këndojë me entuziazëm refrenin e njohur të këngës “Valle Kosovare”.

Për Kushtrimin dhe të tjerët që kanë qenë të izoluar për një kohë të gjatë brenda shtëpisë, kënga ishte thjesht një moment feste dhe argëtimi.

Por realiteti jashtë mureve të Big Brother ishte krejt tjetër – publikun dhe fansat e muzikës e kishte tronditur lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, artistit të njohur.

Ndërkohë, kamera ka fokusuar Labinot Haxhiun, i cili sapo ishte futur në shtëpi të premten e kaluar.

Labinoti ishte në dijeni të lajmit tragjik dhe dukej se emocione të forta e përshkonin ndërsa dëgjonte Kushtrimin të këndonte.

Megjithëse rregullat strikte të formatit nuk lejojnë që banorët të japin informacion nga jashtë, shprehja e fytyrës së Labinotit tregonte më shumë se çdo fjalë.

Në disa momente, ai u përpoq të mbante emocionet nën kontroll, por heshtja e tij dhe shikimi i thellë flet më shumë se çdo reagim tjetër.

Ky moment ka lënë një shenjë të thellë brenda shtëpisë dhe ka treguar se sa të vërteta dhe të prekshme mund të jenë ndjenjat e banorëve për ngjarjet jashtë mureve të Big Brother.

Një situatë vërtet emocionuese dhe tronditëse, që tregon përballjen e ndjenjave personale në një ambient publik dhe të izoluar.

Dhunë në familje, gruaja s’e lë burrin të hyjë në shtëpi

Një ngjarje e pazakont ka ndodhur në Komunën e Dragashit.

Policia ka njoftuar se një grua nuk e ka ka lejuar bashkëshortin e saj të hyjë në shtëpinë e tij.

“DHUNË NË FAMILJE- Dragash 06.12.2025-NN. Është raportuar se para një muaji ankuesi m/k ka shkuar në shtëpinë e tij, por bashkëshortja e tij e dyshuara f/k nuk e ka lejuar. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte”