div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-221 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Leonora Jakupi shpërthen në lot: Historia ime është shumë e rëndë

Në një prej momenteve më prekëse të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, rrëfimi i Elijonës për humbjen tragjike të nënës dhe motrës në një aksident shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë. Mes emocioneve të rënda, opinionistja Leonora Jakupi nuk i mbajti dot lotët — dhe për herë të rrallë, hapi zemrën e saj për publikun.

Teksa komentonte historinë e Elijonës, Leonora u ndal dhe me zërin që i dridhej tha:

“Për njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë që është shumë e rëndë.”

 

 

Momenti, i cili u transmetua live, preku mijëra shikues që e panë artisten të rrëzohej emocionalisht përpara kamerave. Duke kujtuar plagët e veta, Leonora bëri një thirrje të fuqishme për të gjithë prindërit:

“Ju lutem prind, për hir të atij fëmije të keni konsideratë. Kur e ke prindin gjallë e nuk e ke dashurinë e tij, është shumë e rëndë.

Në një natë ku lotët s’u kursyen, Leonora dhe Elijona treguan se realiteti brenda “Big Brother”-it mund të prekë edhe plagët më të thella — dhe se empatia, në fund të ditës, është ajo që i bashkon njerëzit.

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, ja kush është burri i këngëtares!

 

Parashikimi i motit për nesër

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje lokale shiu, kryesisht të përqëndruara në perëndim të vendit.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C.i

Kurti: Rriten shtesat për 50%, ja kush përfiton

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të nisë ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë, një vendim që pritet të përfitojë rreth 400 mijë fëmijë në mbarë vendin. Lajmin e ka bërë publik kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë ditë si të veçantë për të gjitha nënat dhe familjet që përfitojnë nga skema.

Sipas rritjes së miratuar, shtesat mujore për fëmijë janë rritur me 50%, duke sjellë ndryshime të dukshme në shumën që marrin familjet. Kryeministri ka dhënë edhe disa shembuj konkretë:

  • Familjet me dy fëmijë: nga 40 euro → 60 euro
  • Familjet me tre fëmijë: nga 90 euro → 135 euro
  • Familjet me katër fëmijë: nga 120 euro → 180 euro

Rritja do të reflektohet menjëherë në pagesat e muajit të ardhshëm, ndërsa qeveria vlerëson se ky hap do të lehtësojë ndjeshëm buxhetin familjar dhe do të ofrojë mbështetje më të madhe për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!” – ka përfunduar mesazhin e tij kryeministri Kurti, raporton Gazeta Imazhi.

Bajrami: Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të kthehet në vendin e parë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të rikthehet në vendin e parë, duke theksuar se alternativa e saj bazohet në forcimin e shtetit, aleancave, ekonomisë dhe luftën kundër korrupsionit, raporton GazetaBlic.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin LDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Bajrami theksoi se LDK nuk premton mrekulli, por funksionim të shtetit, llogaridhënie dhe punë të pandalshme, duke shtuar se vendi ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbështet drejtësinë.

Shtesat për fëmijë, Kurti jep lajmin e madh

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të nisë ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë, një vendim që pritet të përfitojë rreth 400 mijë fëmijë në mbarë vendin. Lajmin e ka bërë publik kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë ditë si të veçantë për të gjitha nënat dhe familjet që përfitojnë nga skema.

Sipas rritjes së miratuar, shtesat mujore për fëmijë janë rritur me 50%, duke sjellë ndryshime të dukshme në shumën që marrin familjet. Kryeministri ka dhënë edhe disa shembuj konkretë:

  • Familjet me dy fëmijë: nga 40 euro → 60 euro
  • Familjet me tre fëmijë: nga 90 euro → 135 euro
  • Familjet me katër fëmijë: nga 120 euro → 180 euro

Rritja do të reflektohet menjëherë në pagesat e muajit të ardhshëm, ndërsa qeveria vlerëson se ky hap do të lehtësojë ndjeshëm buxhetin familjar dhe do të ofrojë mbështetje më të madhe për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!” – ka përfunduar mesazhin e tij kryeministri Kurti, raporton Gazeta Imazhi.

Kush do ta udhëheqë PDK-në drejt zgjedhjeve? Ja kandidati për kryeministër

Besa Kabashi Ramaj, pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Adresa të Kanal10, ka konfirmuar se kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do të jetë kryetari i partisë, Bedri Hamza.

Ajo tha se PDK tashmë ka dëshmuar se ka lidership të qartë dhe se Hamza përfaqëson më së miri këtë vizion.

“Kandidati për kryeministër është kryetari Bedri Hamza. Besoj se është një lajm i mirë, sepse e kanë parë të gjithë punën e tij. Është një individ me bagazh profesional dhe një lider i dëshmuar,” deklaroi Kabashi Ramaj.

Sipas saj, PDK hyn në zgjedhje me një kandidat që ka treguar rezultate dhe ka përvojën e nevojshme për të udhëhequr qeverinë e ardhshme.

Xhavit Haliti del publikisht pro koalicionit me këtë parti
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, deklaroi se për të nuk është problem koalicioni me NISMA e Fatmir Limajn.

“Nëse ofrohet për të hyrë në koalicion është çështje për të diskutuar në parti. Unë nuk kam asgjë kundër nëse Limaj hynë në koalicion, ka një emër e elektorat në zonën e vet dhe në disa qendra të tjera”, ka thënë ai në T7.

Tutje, Haliti ka treguar se Limaj ishte refuzuar nga kryesia e PDK-së në vitin 2021 kur Enver Hoxhaj ishte kandidat për kryeministër.

“Ne kemi pasur një kërkesë e Limajt që të jetë në koalicion, kur ka qenë Enver Hoxha kandidat për kryeministër dhe kryesia e partisë nuk ka pranu që Limaj të jetë pjesë e listës” u shpreh Haliti.

Edhe Vushtrria pa fonde – shkyçet ndriçimi publik, reagon Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ditët e fundit janë përballur me shkyçje të ndriçimit publik, për mospagesë të faturave të energjisë.

Ai ka bërë me dije se kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me qëllim të miratimit të tejkalimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që një pjesë e tyre të destinohet për pagesën e faturave të energjisë së ndriçimit publik.

“Kjo situatë ka ardhur si rezultat i përmbarimit të mjeteve të Komunës për përmbushjen e Kontratës Kolektive, ku vetëm për vitin 2025, Komunës së Vushtrrisë i janë marrë mbi 3.5 milion euro, ose mbi 50% të buxhetit vjetor për investime kapitale. Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për normalizimin e gjendjes. Për këtë arsye kemi thirrur edhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me qëllim të miratimit të tejkalimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që një pjesë e tyre të destinohet për pagesën e faturave të energjisë së ndriçimit publik”, ka shkruar Idrizi.