div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-226 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Kështu nuk pranohet te Juventusi” – Spalletti i vë kufirin Zhegrovës

Edon Zhegrova vazhdon të përballet me vështirësi për të siguruar një vend të qëndrueshëm në formacionin e Juventusit.

Sulmuesi kosovar nuk mori asnjë minutë loje në ndeshjen kundër Fiorentinës, duke shkaktuar reagime të shumta nga mediat dhe tifozët në Kosovë dhe Itali.

Sipas raportimeve nga gazetari italian Dario Pellegrini, Zhegrova u qortua nga trajneri Luciano Spalletti para ndeshjes. Kjo ndodhi pas një incidenti gjatë ngrohjes, ku sulmuesi kosovar u pa i acaruar nga thirrjet e tifozëve vendas.

Zhegrova iu drejtua publikut për t’u përgjigjur me një gjest, gjë që nuk i pëlqeu Spallettit. Trajneri italian e qortoi atë për reagimin e tij, duke theksuar se nuk është e pranueshme që lojtarët të reagojnë ndaj tifozëve në këtë mënyrë.

Ky moment ka ngjallur disa diskutime, pasi Zhegrova ka ende sfida për të fituar besimin e plotë të trajnerit dhe për të marrë një vend të rregullt në ekipin e Juventusit.

Tragjedi për ish-banorin e BBVA, humb fëmijën
Partnerja e ish-banorit të BBVA, Endrik Beba ka kumtuar një lajm të trishtë.

Përmes rrjeteve sociale, Klea ka njoftuar se ka humbur fëmijën.

”Qielli të mban tani, por zemra ime do të të mbajë përgjithmonë.” ka shkruar ajo.

Cifti janë prindër edhe të një vajzë, ndërsa shtatëzaninë e dytë ajo ka vendosur ta mbajë private, ku vetëm pas humbjes së foshnjes ajo vendosi që lajmin tragjik ta ndajë me ndjekësit.

Situata me buxhetin në Prishtinë, Rama ndërmerr këtë veprim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media sot në ora 13:00.
Në njoftimin e komunës thuhet se arsyeja e konferencës është situata me buxhetin.

 

“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën financiare të krijuar si pasojë e bllokadës nga Ministria e Financave. Konferenca do të mbahet sot, në ora 13:00, në sallën e konferencave, objekti i vjetër i Komunës.”

Bora e parë zbardhë këtë qytet shqiptar

Gjatë orëve të fundit, në lartësitë mbi 1200 metra në juglindje të Shqipërisë janë shënuar reshje dëbore, të cilat kanë prekur kryesisht zonat malore.

Më të evidentuara janë Maja e Biglës në Dardhë dhe zona e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, ku trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 centimetra.

Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe qarkullueshmërinë e akseve, përfshirë edhe rrugën e Dardhës.

Dëborë është raportuar në pothuajse të gjitha zonat e thella malore të qarkut, por deri tani nuk evidentohen probleme me qarkullimin rrugor apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse po vijojnë monitorimin e situatës./euronews,al

Paralajmërohen përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të shiut të shtunën pasdite dhe të dielën, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në një njoftim në Facebook, instituti tha se e ka ngritur alarmin në nivel të verdhë, i cili nënkupton se moti është “potencialisht i rrezikshëm”.

Derisa niveli i ujit në lumenj në gjithë vendin ka rënie tani për tani, pasi ato kishin dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në pjesë të vendit më herët gjatë javës, pritet të ketë sërish rritje të nivelit të ujit, thuhet në njoftim.

Reshje të shiut parashikohet të ketë në pjesët, lindore, verilindore, qendrore dhe jugore të vendit.

Ato pritet të ndikojnë në ngritjen e niveleve në Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime.

“Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë të tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit)”, thuhet në njoftim.

Ky paralajmërim vjen pasi në fillim të javës, kryeqyteti i vendit, Prishtina, e ndërpreu mësimin në të gjitha shkollat e qytetit të martën, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet.

Të hënën dhe të martën u raportua për vërshime të vogla në pjesë të vendit, të cilat nuk kanë shkaktuar viktima apo dëme të mëdha.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Sot, pritet të bie borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, shkruan Zeri.info.

Për shkak të uljes së temperaturave, IHMK-ja bën të ditur se, në viset malore parashihet të bie borë.

Reshjet e borës mund të përhapen edhe në disa zona mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image
Import rekord, mirazh subvencionesh: Paralajmërohet tjetër rritje e çmimit të energjisë elektrike

Kosova po përballet me një krizë energjetike në përshkallëzim, teksa sërish po paralajmërohet rritje e pashmangshme e çmimit të rrymës në vitin 2025, e nxitur nga importet rekord dhe performanca e dobët e prodhimit vendor. Në dritën e këtyre zhvillimeve, nga partitë ish-opozitare akuzojnë ish-Qeverinë Kurti për keqmenaxhim sistematik dhe se subvencionimi real po përfundon në “xhepat e tregtarëve të energjisë.”

Eksperti financiar, Kushtrim Ajvazi, paralajmëroi për rritje të re dhe thuajse të pashmangshme të çmimit të energjisë elektrike. Ai bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2024, kostoja e importit të energjisë ka tejkaluar të hyrat maksimale të lejuara me 47.8 milionë euro.

“Kur ke guxu me shku në veri para Kurtit?”, Gashi u përgjigjet militantëve të VV-së me fotografi nga veriu
Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi të shtunën gjatë ditës ka publikuar një vështrim që e ka quajtur e vërteta për veriun – pa mite, pa manipulime por me fakte dhe përgjegjësi.

Në këtë shkrim të gjatë, Gashi ka shkruar se pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, veriu u bllokua tërësisht.

Mirëpo militantë të shumtë të pushtetit kanë filluar t’i komentojnë në postim, duke e pyetur se kur kishte guxuar të shkonte në veri para se Albin Kurti të vinte në pushtet.

Gashi u është kundërpërgjigjur duke publikuar fotografi gjatë një vizite në veri. Aty shihet edhe Faton Peci, dikur anëtar i LDK-së.

“Në postimin tim të sotëm për këndvështrimin tim mbi Veriun, shumë komentues, me llogari të vërteta e të rreme, përsëritën të njëjtën pyetje: “Kur ke guxuar me shku në Veri para se të vinte Albin Kurti në qeveri?””, ka thënë Gashi.

“Po ju përgjigjem hapur: ja ku jam, bashkë me kolegun tim të LDK-së në atë kohë, sot kryetar i zgjedhur i Mitrovicës. Në vitin 2017 kaluam urën, ecëm mespërmes sheshit Car Llazar (nëse nuk gaboj), shkuam deri në fund të sheshit, u kthyem djathtas, dolëm në lagjen e Boshnjakëve dhe u kthyem në jug, pa polici, pa përcjellje, pa kamera, pa reklama”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se historia nuk fillon me një qeveri dhe nuk mbaron me një lider.

“Kjo nuk e mohon në asnjë mënyrë që gjendja sot është radikalisht më e mirë në Veri. Përkundrazi: e vërteta nuk ka pse të frikohet nga faktet. Dhe faktet tregojnë se çdo përmirësim është i mirëseardhur, por historia nuk fillon me një qeveri dhe nuk mbaron me një lider”, ka thënë Gashi.

 

Haradinaj: Moni more se ju vranë Zoti, ende i kam plagët në trup – njeri që ja ka kthy pushken Milloshit e bani ushtrinë e Kosovës e me m’thanë mu ‘je me Listën Serbe’

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas tij po i etiketojnë ish-luftëtarët e UÇK-së si të lidhur me Listën Serbe.

Haradinaj deklaroi se këto akuza janë të papranueshme, duke rikujtuar sakrificat e tij dhe të familjes së tij gjatë luftës. “Moni more se ju vranë Zoti. Ende i kam plagët në trup, e me m’thanë mu ‘je me Listën Serbe’”, ka thënë ai.

Ai shtoi se në kohën kur ai dhe bashkëluftëtarët po luftonin kundër forcave serbe, sot akuzuesit ishin në anën tjetër. “Ai që ia ka kthyer pushkën Millosheviqit, ai që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e ju i thuni me Listën Serbe. Po ata të VV-së vetë janë me ta,” tha Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar humbjet personale dhe kohën e kaluar në Hagë. “Paramendoni dy vëllezën të vrarë, me të dy kam qenë kur janë vrarë. Katër vjet nëpër burgje të Hagës, e gjithë jetën në shërbim të këtij vendi, e këta të thonë ‘je me Listën Serbe’,” u shpreh ai.