div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-257 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sherr i ashpër mes moderatoreve të njohura, situata degradon në përplasje fizike
Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se shkonin mirë dhe nuk kishte qejfmbetje.

Enxhi, një këngëtare e talentuar, e cila njihej për notat e ironisë dhe Neada një zbulim i Ledion Liços, dukej se shkonin shumë mirë me njëra-tjetrën.

Por duket se kjo ka qenë një fasadë….ose gjërat mund të jenë përkeqësuar me kalimin e kohës.

Mediat në Shqipëri raportojnë mbi një sherr shumë të ashpër mes moderatoreve. Aq e rëndë ka qenë situata, sa vajzat kanë kaluar në përplasje fizike.

Arsyet e sherrit nuk dihen, por që të arrihet deri në përplasje fizike, duhet të ketë patur mosmarrëveshje të vazhdueshme, derisa është arritur në atë pikë.

A ka ndryshuar qëndrimi për Qeverinë Konjufca? Nga AAK-ja dalin me deklaratë

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së partisë, ka dalë një qëndrim i qartë politik: rrugëdalja e vetme nga situata aktuale në vend janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

 

Sipas Xhemailit, të gjitha idetë dhe propozimet alternative duhej të paraqiteshin fillimisht brenda strukturave të partisë. Ai ka theksuar se kjo vlen edhe për Besnik Krasniqin, i cili ka munguar në mbledhjen e Kryesisë.

Xhemaili ka sqaruar po ashtu se nuk ka asnjë mundësi për koalicion me Vetëvendosjen, si dhe se AAK nuk do të japë votë për Glauk Konjufcën apo për askënd tjetër nga radhët e VV-së.

Bexhet Xheladini, kryetari me më së shumti vota të diasporës
Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit është kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka siguruar plot 873 vota, duke lënë pas vetes kandidatët për kryetar të 17 komunave të tjera që shkuan në balotazh më 9 nëntor, transmeton Klankosova.tv.

Sipas rezultatit të përmbledhur të KQZ-së, Bexhet Xheladini ka fituar 59.19% të të gjitha votave, duke mposhtur kështu Shaban Shabanin e PDK-së, me të cilin ishin në garë për të parin e Dragashit.

“Ne i mbijetuam Iuftës e ai vdiq në ShBA” – VëIIai i Burim HavoIIit tregon për humbjen e tij

Blerim Havolli, vëllai i Burim Havollit, që vdiq dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur i përlotur në një prononcim për mediat amerikane.

Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.

Sidoqoftë, sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që Burim Havolli ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.

Vëllai i tij ka rrëfyer ngjarjen midis të ndjerit dhe personit të cilin e kishte konfrontuar dhe pastaj shprehu dhimbjen për mënyrën se si e gjeti vdekjen ai.

“Ne i mbijetuam luftës e ai vdiq në Shtetet e Bashkuara”, thotë në një moment Havolli.

2-vjeçarja goditet për vdekje në Rrogozhinë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të miture 2-vjeçare ka ndodhur në Rrogozhinë.

Shtetasi i Shqipërisë F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet në rrugë 2-vjeçaren, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

“Pata nevojë ta kem afër kur u bëra baba për herë të parë”, Altin Krasniqi rrëfen mallin për babain
Më 4 nëntor janë bërë pesë vjet që kur ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi u paraburgos në Hagë.

Djali i Jakup Krasniqit, Altini rrëfen si ishte dita kur babai i tij u arrestua nga EULEX-i.

“Ishte një ditë shumë e rëndë për ne. Nuk e kemi prit që në atë mënyrë, një figurë siç ka qenë babai im, një figurë që gjithmonë ka rrezatuar mirësi, të merret në atë mënyrë”, u shpreh ai.

“Për mua është nder dhe krenari me pasë një baba që gjithë jetën e tij ia ka kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas lirisë, jetën ia kushtoi ndërtimit të institucioneve, shtetit, të së drejtës dhe tërë jeta e tij ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, u shpreh tutje Krasniqi.

Altini foli edhe për mungesën që ka për të atin, dhe për kohën kur ai kishte më së shumti nevojë për të.

“Periudha që më së shumti kam pasur nevojë ta kem pranë vetes, ka qenë kur jam bë babë për herë të parë. Kam pas nevojë me e pasë babën këtu, me i bisedu disa gjëra, me më tregu qysh po ndjehet ai në ato çaste, me ndje atë lumturi që jam duke e ndje edhe unë, por edhe si po ndihet ai si gjysh për herë të parë”, rrëfeu Altini në Klan Kosova.

Ai thotë se prindërimin nuk mundi ta shijonte plotësisht pa e pasur babanë afër.

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova?

Tashmë është zyrtare që edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të fillojë të hënën.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se një nga banoret më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova do të jetë Ikballe Huduti, predikuese e njohur e fesë islame dhe një figurë që shpesh ka bërë bujë për deklaratat e saj në studiot televizive shqiptare.

Sipas burimeve, produksioni ka përgatitur edhe një dhomë të veçantë fjetjeje për Ikballen, për shkak të mbulesës së saj dhe rregullave fetare që nuk i lejojnë të ndajë hapësirat e gjumit me konkurrentët e tjerë. Krijimi i kushteve të posaçme brenda shtëpisë konsiderohet një vendim i pazakontë për formatin lokal, duke sinjalizuar se edicioni i sivjetshëm po synon një qasje më gjithëpërfshirëse.

Edhe pse ky është një rast i ri për publikun shqiptar, nuk është hera e parë në historinë ndërkombëtare të Big Brother që një grua me mbulesë fetare merr pjesë në këtë reality show. Në Filipine, Ailah Antopina është shënuar si gruaja e parë myslimane me mbulesë që ka qenë pjesë e Pinoy Big Brother.

Një rast tjetër është regjistruar edhe në Big Brother Israel, ku një konkurrente palestineze myslimane që mbante mbulesë ka hyrë në shtëpi. Ndërkohë, në edicionin special Big Brother: The Boss, banorja Ala’a Omar nga Omani mori pjesë duke pasur madje edhe kushte të veçanta të përshtatura për nevojat e saj fetare.

Megjithatë, për trojet shqiptare ky mbetet rasti i parë që një grua e mbuluar bëhet banore e Big Brother, qoftë në Shqipëri apo Kosovë. Përfshirja e Ikballe Hudutit pritet të ngjallë diskutime të gjera – nga debati për përfaqësimin fetar në media, te kurioziteti mbi mënyrën se si ajo do të ndërveprojë me formatin e një reality show që shpesh karakterizohet nga dinamika të forta sociale.

“Çdo fund …”, Xheneta Fetahu merr vendimin e papritur

Xheneta Fetahu, e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar rrugëtimin e saj në Top Channel. Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se po i jep fund këtij kapitulli për t’iu përkushtuar projekteve të reja profesionale.

Në “Top Channel”, Xheneta ishte pjesë e disa rubrikave dhe formateve pas daljes nga BBVK. Publiku e ka parë shpesh në panel, në debate televizive, si dhe në rubrika të “E Diell”, ku shpesh spikaste për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta.

Në postimin e saj, ajo falënderoi ekipin e “E Diell” për hapësirën dhe përvojën, ndërsa një falënderim të veçantë ia dedikoi moderatorit Ed Manushi për mbështetjen dhe për mundësinë që i dha të shprehte lirshëm mendimet e saj.

“Tash përpara me energji të re, çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe”, shkroi Xheneta, duke lënë të kuptohet se në horizont ka projekte të reja dhe ambicioze që së shpejti do të bëhen publike

Largimi i saj ka sjellë reagime dhe kuriozitet tek ndjekësit, të cilët tashmë pyesin: Çfarë do të sjellë Xheneta në fazën e radhës të karrierës së saj?

Ruzhdi Shehu vulos fitoren në Junik me votat e diasporës

Ruzhdi Shehu ka vulosur fitoren e tij në Junik, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Në garën e 9 nëntorit, Shehu mposhti Agron Kuçin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Si në rezultatet preliminare, ashtu dhe diaspora vendosën që Shehu i LDK-së të ketë kryesinë e Junikut.

Ai grumbulloi gjithsej 2037 vota, apo 57.38%, derisa kundërkandidati i tij plot 1513 vota.