div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-261 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohet i dyshuari që tentoi të vrasë djalin e tij në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin.

Arian Tahiri mbështet fuqishëm Bedri Hamzën në garën për kryetar të PDK-së
Arian Tahiri, nga Partia Demokratike të Kosovës ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së.

Në një postim të bërë në Facebook, Tahiri ka theksuar rolin e rëndësishëm të Bedri Hamzës në fuqizimin e të rinjve në politikën mitrovicase.

Sipas Tahirit, Hamza ka qenë faktor kyç në krijimin e një gjenerate të re politikanësh të përgatitur dhe aktivë, të cilët sot janë pjesë e rëndësishme e strukturave të partisë në Mitrovicë. Ai u shpreh se PDK-ja në këtë qytet nuk do të kishte një numër kaq të madh të rinjsh të angazhuar po të mos ishte përkrahja dhe hapja e mundësive nga Hamza.

Tahiri theksoi se Hamza “nuk ka krijuar vetëm një gjeneratë të re politikanësh, por edhe një rrugë të re për ta”, duke nënvizuar mirënjohjen për mbështetjen profesionale dhe politike që ai u ka ofruar të rinjve ndër vite.

Ai shtoi se Mitrovica i jep një mbështetje të fuqishme Bedri Hamzës në garën për drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë mënyrë, Tahiri i bashkohet figurave të tjera brenda PDK-së që kanë shprehur publikisht përkrahjen për kandidaturën e Hamzës.

Postimi i plotë:

Si pjesë e gjeneratës së re të politikanëve në Mitrovicë, jam krenar që sot mund ta mbështes kryetarin tim, Bedri Hamzën, për kryetar të PDK-së. Po të mos ishte Bedri Hamza, sot PDK-ja në Mitrovicë nuk do të kishte kaq shumë të rinj, secili më i përgatitur se tjetri, pjesë aktive e politikëbërjes në qytetin tonë. Ai nuk ka krijuar vetëm një gjeneratë të re politikanësh, por ka hapur edhe një rrugë të re për ne.

Jemi mirënjohës për mundësitë që na ka dhënë për rritjen tonë profesionale dhe politike.

Mitrovica i jep mbështetje të fuqishme kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamzës!

 

Enver Hoxhaj shpall kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së

Enver Hoxhaj ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dorëheqjen e Memli Krasniqit e kam kuptuar nga mediat “, tha ai në Klan Kosova.

Kujtojmë se PDK-ja po përgatitet për zgjedhjen e kryetarit të ri pas dorëheqjes së papritur të Memlit Krasniqit, ndërsa Bedri Hamza tashmë ka paralajmëruar kandidimin e tij për ta rikthyer partinë “si forcën kryesore politike”.

Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.

Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.

Lëvizje e rëndësishme: Djali i Kadri Veselit mbështet këtë kandidat për kryetar të PDK-së

Pas djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritit, i cili dje doli në përkrahje të kandidaturës së Bedri Hamzës për Kryetar të PDK-së, tani njëjtë ka vepruar edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestor Veseli, ka shkruar se PDK-ja fuqizohet përmes bashkimit dhe bashkëpunimit, duke ndërtuar mbi përvojën dhe angazhimin e anëtarëve të saj.

 

 

Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij, duke shprehur besim në profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e tij vizionare në proceset që e presin.

Edhe djali i Thaçit, Endrit Thaçi, dje e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

 

 

Ai e ka cilësuar Hamzën si një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen PDK-së dhe Kosovës.

Policia me operacion të madh, sekustrohet arsenal armësh – 3 të arrestuar

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se në bazë të informatave të siguruara.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar bastisje në tri lokacione në Fshatin Ratkoc – Komuna e Rahovecit.

Gjatë këtyre veprimeve (bastisjeve) janë sekuestruar/konfiskuar si në vijim:

1. – Tek i dyshuari me inicialet P.H.,

¾    Një (1) Mitraloz ,

¾    Një (1) pushkë automatike – AK-47 ,

¾    Një (1) pushkë automatike (Sharc),

¾    Një (1) Pistolet me gas dhe 608 copë fishkë.

2. Tek i dyshuari me inicialet Xh.H.,

¾    Një pushkë Gjahu,

¾    Një  Pushkë Automatike M-47,

¾    Një pushkë Gj. Automatike M-48 municion 33 cop 12 mm dhe 329 fishek te armeve tjera

3. Tek i dyshuari me inicialet A.M.,

Dy (2) Pistolete me Gas, pa Minucion

Si rezultat i këtyre veprimeve, tre (3) persona, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria njofton gjithashtu se ndaj të njëjtëve, brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndajë të dyshuarve P.H., Xh.H., dhe A.M., është inicuar rast për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale dhe në garantimin e sigurisë publike, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci
Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi në finale e mposhti hungarezen Reka Pupp me një Ippon të bukur.

Kësisoj, për Kosovën kjo është medalja e parë e artë në Kroaci ndërsa numri mund të rritet edhe përmes Flaka Loxhës.

Rrugëtimi i Distria Krasniqit drejt të artës

Meqenëse është një nga xhudistet më të mira në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi si zakonisht e kaloi raundin e parë pa lojë.

Në raundin e dytë, Krasniqi fitoi me Ippon ndaj xhudistes braziliane Amanda Lima, derisa në çerekfinale vazhdoi me të njëjtën ritëm ndaj francezes Pont Blandine.

Në gjysmëfinale, Krasniqi fitoi me Ippon edhe ndaj italianes Gaia Stella, kësisoj e siguroi së paku të argjendtën për Kosovën.

Megjithatë, Krasniqi ishte e vendosur nga fillimi për të mos lejuar befasi, ku me një Ippon të bukur e rrëzoi hungarezen. /telegrafi

Reagon PDK-ja pasi PZAP-ja refuzoi rivotimin në Mitrovicë, paralajmërojnë këtë veprim
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi ankesën e saj lidhur me parregullsitë e pretenduara gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Në reagimin e saj, PDK është shprehur thellësisht e zhgënjyer me vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të shkëputur nga realiteti i situatës në terren.

“E konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në faktet reale. PDK ka paraqitur dëshmi, prova dhe dokumente që qartë tregojnë se procesi zgjedhor në Mitrovicë është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar në përputhje me ligjin dhe standardet demokratike”, thuhet në reagim.

Partia thekson se nuk do të ndalet dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

“Hapi ynë i radhës është dërgimi i ankesës në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, si instanca e fundit që mund të garantojë drejtësi dhe transparencë të plotë në këtë proces”, ka njoftuar PDK.

Në fund të reagimit, partia thekson se do të vazhdojë betejën ligjore deri në fund, duke mbrojtur, siç thotë ajo, votën e lirë dhe të pastër të qytetarëve të Mitrovicës.

“Ne jemi dhe mbetemi në mbrojtje të votës së lirë, të drejtë dhe të ndershme të qytetarëve. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të qytetarëve. Drejtësia do të vijë”, përfundon reagimi i PDK-së.

Publikohet video, ja kur do të fillojë Big Brother VIP Albania 5
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe spekulimesh, fansat e “Big Brother VIP Albania” më në fund kanë marrë lajmin e shumëpritur: sezoni i pestë do të nisë në dhjetor.

Ky informacion u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar në llogarinë e programit, duke i dhënë fund misterit që kishte mbuluar këtë edicion të ri.

Megjithatë, një detaj i rëndësishëm ka tërhequr vëmendjen e fansave: nisja e këtij sezoni është e vonuar në krahasim me vitet e kaluara, kur programi zakonisht fillonte në tetor ose fillim-nëntori.

Kjo ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale, ku ndjehet qartë padurimi i publikut për të parë çfarë do të ndodhë këtë herë.

Një tjetër element që ka ndezur bisedat online është reagimi i Ledion Liços, i cili është përfolur si prezantuesi i këtij sezoni.

Ai shpërndau njoftimin zyrtar në rrjetet e tij sociale, duke e konsideruar këtë si një konfirmim të heshtur për rikthimin e tij në rolin e prezantuesit, ashtu si në sezonin e kaluar.

Edhe pse Top Channel ende nuk e ka bërë zyrtare, reagimi i menjëhershëm i Ledionit ka mjaftuar që publiku ta pranojë këtë si një fakt të mbyllur.

Kjo ka rritur edhe më shumë interesin e fansave për të mësuar detaje të tjera rreth sezonit të ri.

Me njoftimin e vonuar dhe konfirmimin e tërthortë të Ledionit, publiku është më kureshtar se kurrë për të zbuluar se cilët VIP-a do të futen në këtë edicion.

Spekulimet për emrat e mundshëm kanë filluar të qarkullojnë, duke rritur tensionin dhe pritshmëritë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se çfarë ndryshimesh do të ketë në formatin e programit.

Kjo është një pyetje që fansat e bëjnë shpesh, duke pritur të shohin inovacione dhe surpriza që do ta bëjnë këtë sezon edhe më interesant.

Po ashtu, shtëpia e re e Big Brother-it është përfolur se do të pësojë ndryshime të mëdha.

Detajet mbi këtë aspekt janë ende të paqarta, por fansat janë të etur për të zbuluar se si do të duket ambienti ku do të zhvillohen ngjarjet e këtij sezoni.

Me kaq shumë pyetje dhe spekulime, është e qartë se “Big Brother VIP Albania 5” do të jetë një edicion që do të mbajë vëmendjen e publikut.

A do të arrijë të përmbushë pritshmëritë e fansave? Vetëm koha do ta tregojë.

Një veturë përplas një grup njerëzish në Beograd, disa të lënduar
Në lagjen Banjica të Beogradit sot ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor. Një automjet ka goditur një grup njerëzish.

Sipas informacionit jozyrtar, dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Aksidenti ndodhi në rrugën “Bakhtiyar Vahabzadeh”, ndërsa një Golf u përplas me grupin e njerëzve, shkruan nova.rs.

Dëshmitarët thonë se automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe njëri prej tyre tregoi momentet dramatike.

“Drejtuesi i veturës ishte mjaft i ri. Automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe. Drejtuesi i automobilit tjetër u përpoq të kthehej, dhe pastaj kjo veturë u përplas mes nesh. Ai shkoi drejt meje, unë e shmanga, por goditi një grua tjetër. Ajo mbeti e bllokuar nën makinë”, tha ajo.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe pjesëtarë të ushtrisë, pasi automjeti ka goditur edhe gardhin e një objekti ushtarak.

Bashkudhëtari i veturës që u përplas me njerëzit shpjegoi si, sipas tij, ka ndodhur aksidenti.

“Veturë tjetër po bënte një kthesë të gjysmë rrethore. Ne menduam se do të kalonim. Ai automjet doli përpara. Ne, për ta shmangur, dolëm nga rruga. Atëherë goditëm trotuarin. Dy gra u plagosën, por ne mbetëm këtu. Drejtuesi i makinës që po bënte gjysmë rrethoren iku,” tha i riu.