div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-405 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”-Zbulohen detaje të reja nga vrąsja e rëndë në Podujevë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture, ndërsa i dyshuari, sipas burimeve të Insajderit, është Arbër Havolli.

Viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej së bashku me të dyshuarin në momentin e ngjarjes.

Detajet mbi rrethanat e saktësuara të vrasjes janë ende nën hetim, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Insajderi, mëson se viktima është A. Spahiu, banor i fshatit Gllamnik të Podujevës. Burimet tregojnë se Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit Havolli, pak para se të ndodhte tragjedia

E rëndë: Djali përpiqet t’a vras babain me thikë

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup të Maqedonisë së Veriut paraqiti një kërkesë për të filluar procedurë përgatitore kundër një 17-vjeçari të dyshuar për tentativë vrasjeje.

Sipas informacioneve nga Prokuroria Publike, i mituri ka kryer dhunë në familje ndaj babait të tij në shtëpinë e tij në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup.

Ndërsa babai ishte në dhomën e gjumit, djali i është afruar nga prapa dhe i ka shkaktuar dhjetë plagë me thikë me një objekt të mprehtë, shkruan Alsatm, transmeton Sinjali.

Nëna, e cila ishte aty pranë, arriti ta shtynte djalin e saj larg dhe menjëherë thirri ndihmën e shpejtë mjekësore. Babai u transportua në Qendrën Klinike Nënë Tereza, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Prokuroria kërkoi gjithashtu një urdhër ndalimi për të miturin.

10 plumba u shkrepën në drejtim të viktimës, detaje tronditëse nga vrașja në Podujevë

Një person është gjetur i vdekur sonte në lagjen Havolli në Llapashticë të Epërme.

10 plumba dyshohet se iu dhanë një të riu nga fshati Gllamnik (emër i njohur për Llapi Info, por për shkak të situatës deri në një moment tjetër nuk do të publikohet).

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Sinjalin se viktima, një mashkull, është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

LAJM I FUNDIT: Dyshohet për vrasje në Podujevë

Mësohet se në Llapashticë të Epërme të Podujevës është vrarë një person.

Sipas burimeve të KosovaPress, personi, identiteti i të cilit nuk dihet, është goditur me disa plumba në veturë

Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Kivanç Tatlitug humb personin e zemrës, nuk i mban dot lotët

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ, është parë i përlotur teksa përcolli për herë të fundit mikun e tij të ngushtë, Halit Yukay.

Në pamjet e shpërndara nga mediat turke, Tatlıtuğ nuk ka mundur t’i mbajë lotët gjatë ceremonisë mortore, duke treguar dhimbjen e madhe për humbjen e një personi që kishte vend të veçantë në jetën e tij.

Halit Yukay ishte i njohur në rrethin e aktorit dhe prej vitesh ndanin një miqësi të fortë. Vdekja e tij e papritur ka lënë pas një boshllëk të madh, jo vetëm për familjen, por edhe për shokët dhe kolegët.

Fansat e Kıvanç Tatlıtuğ kanë shpërndarë dhjetëra mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale, duke i uruar forcë aktorit në këtë moment të vështirë.

 

Halit Yukay, themeluesi i njohur i Mazu Yachts, humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në det. Ai u shpall i zhdukur më 4 gusht, kur u nis nga Yalova për në Mykonos me jahtin e tij “Graywolf”.

Dita pas nisjes, jahti i tij u gjet i copëtuar dhe në gjendje të përmbytur pranë Ishullit Marmara, duke ngritur menjëherë dyshimet se kishte ndodhur një aksident i rëndë.

Pas një kërkimi intensiv prej 19 ditësh, trupës së tij iu gjet gjurmë në shtratin e detit, në një thellësi prej 68 metrash. Identifikimi i tij u bë fillimisht nga ora që mbante në dorë dhe më pas u konfirmua me zbatim të ekspertizës mjeko-ligjore.

Hetimet zyrtare nxorën në pah se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përplasja me anijen mallëngarkuese “Arel 7”. Autoritetet zbuluan shenja përplasjeje në pjesën e buferit të anijes, që nuk kishin qenë aty më parë, dhe kapiteni u mor nën hetim për shkak të dyshimit për vrasje nga pakujdesia.

 

Vajza italiane dhunohet seksualisht në Durrës – Kamerat kanë kapur momentet me 26-vjeçarin

Kamerat e sigurisë në shëtitoren e Plazhit në Durrës kanë filmuar momentet kur Leonardo Preza i afrohet turistes italiane, me të cilën më vonë abuzoi seksualisht.

Në pamjet e siguruara  duket 26-vjeçari që flet me 18-vjeçaren. Më pas, largohet dhe rikthehet sërish, duke ftuar turisten të shkojnë bashkë drejt bregut, në shezlongët e plazhit.

Dyshohet se 26-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ka abuzuar seksualisht me adoleshenten. Menjëherë pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mënd në lidhje me përdhunuesit.

Në bazë të kallëzimit të saj, por edhe dëshminë së një personi që kishte parë ngjarjen, janë gjetur pamjet në kamerat e sigurisë dhe është identifikuar përdhunuesi. Ai u arrestua pas disa orësh dhe në polici ka pranuar marrëdhënien me italianen por ka pretenduar se ishte me dëshirën e saj. Por shenjat e dhunës në trupin e vajzës që ka luftuar kundër përdhunimit tregojnë të kundërtën.

Vajza është dërguar në spital ku i është nënshtruar një vizite të hollësishme mjekësore. Në duar e në qafë e në pjesë të tjera të trupit ajo ka shenja të cilat të çojnë në konkluzionin se është përdhunuar.

 

Befason Noizy: Dua t’i futem politikës, pres ftesën e Ramës për t’u bërë ministër

Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, ka folur edhe për ambicien e tij në politikë.

Ai është pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës.

Reperi është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale. Noizy thotë se, sipas tij, nuk i duhen para që ta përdorë politikën për interesa të tjera.

Gazetarja: Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?

Noizy: Unë 100% do ta bëja. Po? Dëgjo, do të të them një gjë për mua. Mund të mos jem në gjendje të flas si politikan. Nuk ka rëndësi. Por jam njeri fjale. Nuk më duhen para. E di me siguri që paratë nuk më bëjnë të lumtur. Paratë s’janë asgjë. Kam shkuar deri këtu vetëm duke shtyrë kufijtë e mi për të shënuar kutitë, për t’i treguar njerëzve: dëgjo, mund të bëhesh shumë i pasur, ose, si të duash ta quash — edhe në Shqipëri, edhe pa u marrë me drogë. Për këtë arsye kam shkuar kaq larg. Përndryshe, nuk do ta kisha bërë. Kam mjaftueshëm para për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Dhe e kam vënë re këtë: sa më shumë para të bësh, aq më të mëdha i ndërtosh kështjellat, por gjithmonë do të duash të dalësh jashtë e të flesh nën qiell të hapur. Dhe mendoj, “Dreqi ta hajë, pse njerëzit janë kështu?” Do të jetojnë në… pra, ndërtuan këtë vilë të madhe, dhe çfarë i bën të lumtur është të flenë jashtë, në natyrë. Dhe unë them, “Wow, kjo është natyra e jetës njerëzore. Nuk ka të bëjë me luksin. Ka të bëjë me atë se ku gjen paqe.”

Kështu që, nëse ndonjëherë do isha politikan, si Ministër i Kulturës, siç the, ose çfarëdo tjetër, jam njeri fjale. Nuk flas bukur, por do mbaj premtimet.

Pamje të tmerrshme: Shqiptarët gjuhen me armë zjarri për një vend parkimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kukës, ku një debat i nisur për një vend parkimi ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, duke terrorizuar banorët e lagjes nr. 5.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania shihet momenti kur një prej personave të përfshirë në konflikt nxjerr armën dhe qëllon drejt kundërshtarit të tij. Fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur, por rreziku ka qenë real për jetën e tij dhe të qytetarëve që ndodheshin aty pranë.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është fakti se në rrugë shihen edhe fëmijë dhe banorë të tjerë, të cilët në çdo moment mund të ishin bërë viktima të një tragjedie të mundshme. Ky veprim i papërgjegjshëm ka shkaktuar panik në zonë, duke treguar edhe një herë se sa lehtë mund të rrezikohet jeta e qytetarëve të pafajshëm nga konflikte banale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:50, shtetasi U. D. është konfliktuar me shtetasin A. A. dhe gjatë sherrit ka qëlluar me armë zjarri. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, por rreziku ka qenë maksimal si për të përfshirët në konflikt, ashtu edhe për banorët kalimtarë të rastit.