div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-423 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lajm i hidhur: Vdes e reja nga Skenderaji

Një lajm i hidhur ka prekur sot Skenderajn. Ka ndërruar jetë në moshë të re Donjeta Bejta nga Prekazi i Skenderajt.

Familja Bejta ka njoftuar për humbjen e saj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë motra/bija jonë e dashur, Donjeta Halit Bejta. Për datën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet”.

Tahiri: E dështuan Kosovën, Kurti e VV hynë në librin e Ginisit si shkelës të Kushtetutës

Ish zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se VV e dështuan Kosovën, hynë në librin e Ginisit si shkelës të Kushtetutës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti e VV një ditë do të ndjehen të turpëruar për këtë gabim historik.

Postimi i saj i plotë:

Kosoven e deshtuan – vet hyren ne librin e Ginisit si shkeles te kushtetutes, Kurti e vv – nje dite do te ndjehen te turperuar per kete gabim historik…

 

Nënë e babë në UÇK, diplomon si ushtarak nipi i Ramush Haradinajt

Nipi i Ramush Haradinajt, Fatlind Neziri ka diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë si ushtar i FSK-së.

Fatlindi është djali i motrës së ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt. Edhe motra e Haradinajt ka qenë në luftë bashkë me burrin e saj, i cili ishte njëri prej ushtarëve të parë të UÇK-së.

Motra e tij, në një postim emocional ka rrëfyer rrugën e vështirë drejt diplomimit të tij.

 

E rëndë: Aksident tragjik, vdesin dy 23-vjeçarë

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë urës së Teqes.

Sipas A2 CNN, një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Në automjet ndodheshin dy të rinj: Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç dhe Denis Zeqir Korbi, po ashtu 23 vjeç, të dy banues në Peqin.

Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të rënda dhe humbën jetën në spital.

Tension në Sllatinë, aeroplani nga Gjeneva nuk arrin të ulet për shkak të stuhisë

Sot, një stuhi e fuqishme ere ka goditur Kosovën dhe rajonin, duke shkaktuar vështirësi serioze në trafikun ajror. Erërat e forta kanë shkaktuar vonesa dhe probleme gjatë uljes së aeroplanëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në atë të Tiranës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet një aeroplan që tenton të ulet në pistën e aeroportit të Prishtinës, por për shkak të erës së fuqishme, është detyruar të ngrihet sërish.

Bëhet fjalë për një fluturim nga Gjeneva, i cili është detyruar të qëndrojë në ajër deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, duke vënë në pah sfidat që stuhitë e fuqishme krijojnë në trafikun ajror.

 

Bahtiri: Më përpara e pres dorën, se t’i jap voten PËR Listës Serbe

Agim Bahtiri, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se ai më para do ta presë dorën e tij, se sa të ia jap votën ‘për’ një deputetit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Bahtiri ka deklaruar se ai s’ia jep votën deputetëve të kësaj partie se s’mund të harrojë gjenocidin që ‘‘shteti të cilin ata e mbrojnë bëri mbi popullin tonë’’.

‘‘Më përpara e pres dorën, sesa me këtë dorë t’i jap voten PËR, listës kriminale serbe”, ka shkruar Bahtiri.

Inspektoriati, MPB e Policia bëhen bashkë, mbyllin disa faltore që funksiononin jashtë BIK-ut

Në Fushë Kosovë, Skenderaj dhe Mitrovicë autoritetet kanë ndërmarrë masa për mbylljen e hapësirave private që ishin shndërruar në mesxhide, por që funksiononin jashtë kontrollit dhe juridiksionit të BIK-ut.

Këto hapa janë ndërmarrë për shkak të shqetësimeve mbi motivet dhe kontrollin e këtyre objekteve.

Raportohet se pjesë e këtij aksioni ishin Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkësia Islame e Kosovës, të cilat kanë realizuar inspektime dhe vlerësime të këtyre hapësirave.

Çka janë mesxhidet?

Mesxhidet janë hapësira më të vogla krahasuar me xhamitë, të cilat shërbejnë si vend-falje për besimtarët myslimanë. Janë të destinuara për aktivitete fetare, por ato që funksionojnë jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) konsiderohen ilegale.

Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe zyrtarët komunal të komunave përkatëse për të kuptuar më shumë detaje në lidhje me këtë aksion, por deri në publikimin e këtij materiali nuk kanë dhënë përgjigjje.

“Merkato e bujshme” – Ish-kandidati i VV-së për Podujevë i bashkohet LDK-së

Ajet Potera, ish-kandidat i Vetëvendosjes për Kryetar të Podujevës, i është bashkuar Kryetarit të LDK-së në Podujevë, Ekrem Hysenit.

Njoftimi është bërë i ditur nga vet Hyseni, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë “bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj!”.

Tutje Hyseni ka thënë se ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës.

Bashkimi i Ajet Poterës me Ekrem Hysenin vjen pikërisht në ditën kur Albin Kurti e Shpejtim Bulliqi do t’a prezantojnë programin e LVV-së për Podujevë.

Kjo është një ndër goditjet më të mëdha që LVV ka marrë në Podujevë, por siç bëhet e ditur nga burimet tona ka edhe figura të tjera të Vetëvendosjes që në ditët në vijim do t’i bashkohen Ekrem Hysenit dhe LDK-së.

Postimi:

 

Rrëzohet një aeroplan i vogël, babë e bijë humbin jetën

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Vercellit, midis Crescentino dhe Livorno Ferraris, në veri të Italisë, ku një aeroplan i vogël është rrëzuar, duke marrë jetën e dy personave.

Sipas mediave italiane, viktimat janë babë e bijë: piloti 49-vjeçar dhe vajza e tij 18-vjeçare, të cilët po fluturonin me një avion të vogël privat. Avioni ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar me shpejtësi të lartë në tokë, duke shpërthyer në flakë.

Zjarrfikësit dhe njësitë e emergjencës u paraqitën menjëherë në vendin e ngjarjes, por për fat të keq, dy personat nuk mundën të shpëtojnë.

Në rrjetet sociale, piloti kishte postuar vetëm pak ditë më parë një fotografi me vajzën e tij gjatë një fluturimi të mëparshëm, ku kishte shkruar: “Unë dhe bashkëpilotja ime e bukur” – një postim që tani po shpërndahet me emocion të madh në mediat italiane.

PAMJE/ Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e kryeqytetit

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.

Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë pasagjerë që presin fluturimet, ndërsa terminali është mbushur me njerëz.