div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-661 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nuk zmbrapsen izraelitët: Vraşįn 40 persona për 24 orë në Gaza

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në të gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit, thanë zyrtarët e mbrojtjes civile në territorin e shkatërruar palestinez, ndërsa qeveria e Izraelit përgatitej të urdhëronte zgjerimin e ofensivës së saj ushtarake.

Nëntë persona u vranë kur një sulm goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Bureij në Gazën qendrore; gjashtë persona të tjerë vdiqën në një sulm të ndarë që kishte në cak një shtëpi familjare në qytetin verior të Beit Lahiya; gjashtë të tjerë vdiqën në një sulm në një kuzhinë të përbashkët në qytetin e Gazës, dhe një sulm gjatë natës në kampin e refugjatëve Khan Younis vrau të paktën 11 persona, përfshirë tre foshnje deri në një vjeç, thanë zyrtarët, raporton The Guardian.

I pyetur për të komentuar mbi sulmet, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se ushtria “merr masa paraprake të mundshme për të zbutur dëmin ndaj civilëve”.

Izraeli rifilloi fushatën e bombardimeve në Gaza më 18 mars, duke i dhënë fund një armëpushimi të brishtë.

“60 milionë euro dëm”: Mehmetaj nxjerr kontratën ilegale të Faton Pecit me një kopmani private

Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar ekskluzivisht për një skandal masiv korruptiv, ku ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dyshohet se ka lidhur në një kontratë të paligjshme, e cila, sipas Mehmetajt, i ka shkaktuar shtetit një dëm të jashtëzakonshëm prej 60 milionë eurosh.

Kontrata, sipas Mehmetajt, përmban shkelje të rënda ligjore në pothuajse çdo rresht. Ai e cilësoi këtë rast si një nga veprat më të rënda korruptive, të shkaktuar nga një kontratë e lidhur me një kompani të sapoformuar private.

“Qikjo është një kontratë, kontratë publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025. Befasi, kjo është kontratë e nënshkruar prej Faton Pecit dhe një kompanie private. Kam parë krime të ndryshme, por qesi niveli të krimit ku secili rresht i kontratës është krim më vete, unë kurrë nuk kam parë. Dëmi total është diku rreth 60 milionë euro.” – tha Mehmetaj mes tjerash.

Raportimi i plotë i gazetarit Mehmetaj:

Dje njërin e shtynë, sot 7 rojet e Kurtit e bën edhe këtë veprim ndaj gazetarëve

Ish-kryeministri, Albin Kurti, arriti të shtunën në Kuvendin e Kosovës i shoqëruar nga shtatë zyrtarë të mbrojtjes së afërt dhe tre automjete zyrtare. Edhe kësaj radhe ai nuk u ndal për të folur me gazetarët, shkruan Insajderi.

Një nga rojet e tij u drejtua prerazi ndaj mediave: “Mos u afroni”, tha ai, vetëm një ditë pasi një gazetar u shty nga sigurimi i Kurtit në një incident të mëparshëm.

Kjo ndodhi vjen në një moment kur situata e lirisë së medias në Kosovë është në fokus të kritikave. Të premten, organizata Reporterët pa Kufij publikoi raportin e saj vjetor, sipas të cilit Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin e Lirisë së Shtypit – duke rënë për 24 pozita.

Vrįtet me thiķë kosovari në zvicër

Sipas raportimeve të para, një burrë 56-vjeçar nga Uganda dyshohet se ka kryer krimin. Ai u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit Dietikon

Një burrë është goditur me thikë dhe është plagosur për vdekje në një apartament në Dietikon, Cyrih, të premten në mbrëmje. Policia ka arrestuar një të dyshuar.

Viktima e njoftoi vetë policinë kantonale të Cyrihut pak pas orës 23:00, ka njoftuar policia, të shtunën, transmeton albinfo.ch.

Policët që u dërguan në vendngjarje e gjetën 43-vjeçarin të plagosur rëndë në apartamentin e tij.

Përkundër ndihmës së menjëhershme, kosovari ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan sda.ch.

Sipas raportimeve, një burrë 56-vjeçar nga Uganda dyshohet se ka kryer krimin. Ai u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit Dietikon.

Rrethanat e sakta të krimit dhe motivi janë aktualisht të paqarta. Policia Kantonale e Cyrihut dhe Zyra e Prokurorit Publik i për Krime të Dhunshme kanë filluar hetimet.

Përveç policisë kantonale, në detyrë ishin edhe policia e qytetit Dietikon, shërbimet e shpëtimit, mjekët e urgjencës, Instituti i Mjekësisë Ligjore i Cyrihut dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Cyrihut.

Gjesti nuk ndalet, ja ku do e shihni së shpejti!

Gjesti ka vendosur të mos pushojë nga eksperienca e tij në dy Big Brother-at, duke nisur menjëherë koncertet.

Izolimi duket se nuk i ka ndikuar fare artistit nga Peja, i cili me të fituar “BBVA” u kthye kah koncertet dhe bashkëpunimet e ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Nga 9 maji, Gjesti do të mbajë koncerte në Evropë, pranë diasporës, duke nisur në Austri, Gjermani, Zvicër e Belgjikë.

Datat e eventeve ku do të përformojë, ai i ka postuar në “Instagram Story”:

Ultimatumi i frikshëm nga Moska – Ukraina paralajmërohet për pasoja shkatërruese, nëse bën këtë veprim

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës, duke thënë se nëse Kievi sulmon Moskën gjatë festimeve të 9 majit, “askush nuk mund të garantojë që kryeqyteti ukrainas do të mbijetojë deri më 10 maj”

Deklarata e tij vjen në përgjigje të refuzimit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për një armëpushim tre-ditor të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin, me rastin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.

Putin shpalli një armëpushim nga 8 deri më 10 maj, gjatë të cilit do të presë liderë ndërkombëtarë në Moskë, përfshirë Presidentin kinez Xi Jinping, për ceremonitë zyrtare të Ditës së Fitores më 9 maj.

Por Zelenskyy tha se një ndalesë 3-ditore është e pamjaftueshme dhe kërkoi një armëpushim prej të paktën 30 ditësh, propozim që Moska e ka përjashtuar.

Duke komentuar refuzimin e armëpushimit dhe deklaratat e Zelenskyyt për sigurinë e liderëve që mund të marrin pjesë në Moskë, Medvedev e quajti qëndrimin e tij një “provokim verbal” dhe shtoi:

“Askush nuk ka kërkuar garanci sigurie nga Kievi për festimet e 9 majit. Por nëse ndodh një provokim i vërtetë gjatë Ditës së Fitores, askush nuk mund të garantojë që Kievi do të jetojë deri më 10 maj.”

Zelenskyy kishte deklaruar më herët se Ukraina nuk mund të jetë përgjegjëse për atë që ndodh në territorin e Federatës Ruse, duke theksuar se siguria e të ftuarve ndërkombëtarë është përgjegjësi e Moskës.

Zemra e Vuçiqit jep alarmin – Kjo është gjendja shëndetësore e Presidentit serb

Kardiologu Dragan Dinçiq, i cili, sipas fjalëve të tij, prej vitesh është pjesë e ekipit që kujdeset për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ky i fundit është kthyer papritur nga Shtetet e Bashkuara pasi që ka pasur dhimbje të forta në kraharor që, sipas vetë Vuçiqit, kanë zgjatur  disa sekonda.

Megjithatë, sipas dëshmive të të pranishmëve në atë moment, siç tha Dinčić, dhimbja ka zgjatur disi më gjatë.

Sipas Dinčićit, dhimbja kishte lidhje me tensionin e lartë të gjakut të Vuçiqit, i cili, pasi kishte marrë një terapi të caktuar, 45 minuta më pas kishte tension 165 me 98. Kardiologu shtoi se ka gjasa që para marrjes së terapisë, tensioni të ketë qenë shumë më i lartë.

Ai shtoi gjithashtu se Vuçiq, gjatë më shumë se 10 viteve të fundit, ka pasur tri episode të ngjashme, të cilat kanë qenë kryesisht të lidhura me vlera jashtëzakonisht të larta të tensionit të gjakut, raporton Danas.

“Presidenti mori një terapi shtesë mjaft intensive dhe, pas 45 minutash, kur mbërriti ekipi mjekësor nga Amerika, u matën vlerat e tensionit 165 me 98, gjë që tregon qartë se tensioni para marrjes së terapisë ishte ndjeshëm më i lartë. Mjekët amerikanë, në mënyrë shumë profesionale, kryen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, por presidenti, përkundër rekomandimeve të tyre, vendosi të kthehej në vend. Ai u kthye me avion dhe gjatë udhëtimit, ashtu edhe gjatë ekzaminimeve në VMA ku mbërriti rreth orës 13:00 sot, nuk pati shqetësime dhe ndihej mirë,” deklaroi Dinčić.

Ai shtoi se, pas ekzaminimeve dhe analizave të nevojshme, konsulta mjekësore në VMA konstatoi se gjendja shëndetësore aktuale e Vuçiqit është stabile dhe e kënaqshme.

“Konsulta përshtati terapinë, këshilloi ndjekjen e rregullt mjekësore dhe vazhdimin e trajtimit. Pritet që brenda një ore (rreth orës 17:00) presidenti të largohet nga Akademia Ushtarako-Mjekësore, por në çdo rast nuk është realiste të pritet që ai të kthehet plotësisht në aktivitetet e tij të zakonshme brenda disa ditëve të ardhshme,” tha Dinčić.

Menaxheri i njohur thyen heshtjen – Ja çfarë ndodhi me të vërtet mes Gjestit dhe Eglit

Anaid Kaloti ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me personazhet e BBV4 që pas daljes së tyre nga shtëpia si po e menaxhojnë famën dhe se çfarë i pret më tej.

Anaidi gjithashtu ka analizuar pak edhe BBV e këtij edicioni duke dhënë mendimin e tij se çfarë mund të bënte ndryshe.

Për fansat janë bashkë por për njëri-tjetrin nuk e di sepse unë nuk fle as me Gjestin as me Eglin.

Pasi u kthye Egli në shtëpi, opinionistët dhe familja dhe të gjithë ishin që bëhu ajo goca e fortë që lufton për veten, por siç ne e dimë jeta na ka kthyer herë pas here në ato situatat ku njeriu dëgjon më shumë zemrën sesa arsyen.

Ndër të tjera ai shtoi se:

Ju uroj suksese shumë të dyve, kam përshtypjen që do t’i takohen rrugët. Nëse jo në reklama, apo në jetë personale patjetër që në muzikë ose në diçka tjetër do të jenë afër njëri-tjetrit.

Nuk e di se si i kanë marrëdhëniet, por ata kanë ditur që t’i mbajnë fshehur shumë mirë dhe kur kanë dalë nga BBV.

Kur erdhën në ‘Prime’ thanë që janë takuar dhe realisht kishin qëndruar një natë bashkë, por që larg publikut, larg syve të të gjithëve po mundohen ta mbajnë këtë gjënë kështu dhe mirë bëjnë.

Tahiri i PDK-së tallet më Gërvallën në mes të konferencës – Reagimi i papritur që po bën të gjithë të flasin për të

Gjatë një deklarate për media nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk munguan reagimet nga opozita.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u dëgjua duke thënë: “Hajt bre, se s’din kjo…”, në shenjë pakënaqësie dhe përçmimi ndaj qëndrimeve të ministres.

Komenti i Tahirit pasqyron përplasjet e vazhdueshme verbale ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në skenën politike kosovare.