div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-71 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka vlerësuar se subjekti i tij politik nuk duhet t’i japë votën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Nura, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka deklaruar se ky qëndrim lidhet me faktin se, sipas tij, Osmani gjatë mandatit të saj ka mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi pasur një takim menjëherë pas zgjedhjeve, por nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë personalisht mendoj që Vjosa Osmani nuk duhet të ketë votë nga PDK-ja dhe nga asnjë parti tjetër opozitare, pasi është parë qartë që ka mbajtur qëndrime pro Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Nura.Ai ka shtuar se PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim të vetin për presidentin e ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se figura që duhet propozuar duhet të jetë unike dhe përbashkuese.

Sipas Nurës, emri më i përshtatshëm për këtë post është Rifat Jashari.“Mendoj që ajo nuk duhet të vendoset më në sprovë. PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim me një figurë unike dhe përbashkuese, një figurë që vazhdimisht ka kërkuar unitet dhe bashkim të spektrit politik. Në këtë mandat do të ishte e drejtë dhe e mirë që të propozohej Rifat Jashari për president të Kosovës. Do të ishte një nder për Kosovën”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse një figurë si Rifat Jashari do të kishte përkrahjen e partive të tjera politike, Nura është shprehur optimist, duke thënë se beson që ai do të merrte votat e nevojshme edhe pa koordinim paraprak ndërmjet partive.“Nuk besoj që ndonjë parti do ta kundërshtonte ose do të gjente ndonjë metodë për t’iu shmangur votimit të një figure të tillë. Duke e ditur se Rifati në çdo tubim ka kërkuar bashkim të partive politike rreth interesit të përbashkët për Kosovën, kam besimin që posa të ishte shfaqur emri i tij për votim, ai do t’i merrte votat”, ka përfunduar Nura

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut

Ka vdekur Nistret Zenel Xani, i cili humbi jetën tragjikisht sot në një aksident trafiku në Maqedonin Veriore.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Njoftimi:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se u nda nga jeta babai ynë i dashur, Nistret Zenel Xani, i cili humbi jetën tragjikisht sot në një aksident trafiku në Maqedonin Veriore.

Babai ynë ishte një njeri i ndershëm, punëtor dhe i përkushtuar ndaj familjes. Një burrë i fjalës, që jetën e ndërtoi me sakrificë, dinjitet dhe dashuri për të afërmit e tij. Ai ishte shtylla jonë, këshilltari ynë dhe shembulli ynë i forcës dhe durimit.

Humbja e tij na la një boshllëk të madh në zemrat tona, por kujtimi dhe vlerat që na la pas do të jetojnë gjithmonë me ne.

Falënderojmë të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe që na qëndrojnë pranë në këto momente të rënda.

U prehsh në paqe, BABË. 🕊️

Gaxherri: Ta krahasosh Albin Kurtin me Ibrahim Rugovën është si dritën me errësirën

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se figura e Ibrahim Rugovës është e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe se kontributi i tij nuk mund të minimizohet apo të tjetërsohet për interesa politike.Sipas saj, çdo përpjekje për ta krahasuar Albin Kurtin me Ibrahim Rugovën është si me krahasu dritën me errësirën.

“Figura politike si Ibrahim Rugova janë të vlerësuara ndërkombëtarisht. Shumë gjëra nuk mund t’ia heqim e as t’ia shtojmë. Ne ia kemi parë hajrin fort, edhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm me i kultivu ato ne e thyejmë qafën, sikur sot kur dikush pretendon me krahasu Albin Kurti me Ibrahim Rugovën është pikërisht si me krahasu dritën me errësirën” u shpreh ajo.Gaxherri rikujtoi se Rugova ishte përballur me kundërshtime, sulme dhe tentativa atentatesh, duke shtuar se situata sot është “relaksuar” krahasuar me periudhat e mëhershme të përplasjes politike.

Ajo kritikoi ashpër thirrjet e kryeministrit Kurti drejtuar elektoratit rugovian që t’i bashkëngjitet atij, duke pretenduar se ai “po ecën në rrugën e Rugovës”.“Sot ai e thërret elektoratin rugovian, jo të LDK-së, t’i bashkëngjitet, duke pretenduar se është në rrugën e Ibrahim Rugovës, qe ku shkon injoranca”, deklaroi Gaxherri.

Vota për Osmanin? Haziri zbulon kushtet e votimit

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka konfirmuar se nuk ka ndodhur asnjë bisedë me LVV-në për ndonjë marrëveshje politike, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë politike në procesin e ndërtimit të institucioneve pas 28 dhjetorit.

Ai kërkon që partia të tregojë qartë vizionin e saj dhe mënyrën se si do të veprojë, duke nënvizuar mungesën e bisedave me Vetëvendosjen.

“Asnjë bisedë me VV. Duhet të na tregojë se si e sheh ndërtimin e institucioneve pas 28 dhjetorit e ka obligim para politikës,” ka thënë Haiziri.

Ai ka folur për rëndësinë e procesit politik dhe marrëveshjes për propozimin e Vjosa Osmanit për presidente, duke vënë në dukje se mënyra se si është ndërtuar formula aktuale e LDK-së lidhet drejtpërdrejt me deklaratat e fundit të Lumir Abidhixhkut për nevojën e një marrëveshjeje. Ai thekson se transparenca dhe koordinimi politik janë vendimtare për këtë proces.

“A ka votë për Vjosa Osmanin për presidente? Kush e propozon Vjosa Osmanin është shumë me rëndësi. Formula që e ka ndërtuar deri në këtë ditë ka të bëjë me deklaratën e Abidhixhkut që tha këto ditë se duhet marrëveshje për këtë,” ka deklaruar Haziri. /RTV21

Adnan Merovci: Rugova i pinte 20 kafe turke pa kajmak brenda 24 ore

Bashkëpunëtori i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, në 20-vjetorin e vdekjes së tij mori fjalën në akademinë përkujtimore që u organizua në nder të tij.

Siç bën shpesh, Merovci nxori për publikun zakone të Rugovës që nuk janë ditur më parë.

Kësaj radhe ai foli për shprehinë e tij për të pirë kafe, duke thënë se i ka pirë 20 sosh brenda 24 ore.

“Brenda 24-orësh ka pirë 20 kafe turke pa kajmak, që vetëm zonja Fanë ia ka përgatitur si duhet”.

Ai foli edhe për bisedat e Rugovës të cilat i bënte me të huajt.

“Në takimet me të huajt fliste për plantacionet e rrushit në Rahovec, mineralet e shumta të Kosovës dhe kapacitetet burimore energjetike të thëngjillit dhe shpesh thoshte se Kosova mund të prodhojë energji elektrike për gjysmën e Europës”.

“Kur e përmendnim bukën e kallamojtë, thoshte: lë, lë, lë mos ndillni fukarallëk”.

“Na bëj hallall oj hallë”, postimi prekës i nipit pas vdekjes së gruas nga zjarri në Malishevë

Një zjarr që ka përfshirë një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës i ka marrë jetën një gruaje rreth 53-vjeçare. Rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30 të së martës, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Incidenti tragjik është konfirmuar nga Policia për media, ndërkohë që pas ngjarjes kanë reaguar edhe familjarët e së ndjerës.

Nipi i viktimës, nga familja Mazreku, ka ndarë një reagim tejet prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e hallës së tij. Ai ka shkruar se, pavarësisht përpjekjeve, nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

“Sot në orët e mbrëmjes e përfshiu zjarri njërën prej shtëpive në oborrin tonë. Pas gjitha përpjekjeve, fatkeqësisht nuk arritëm ta shpëtojmë hallën tonë me aftësi të kufizuara.

Na bëj hallall oj hallë. Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka, po ja që nuk arritëm t’i përballojmë flakës. Allahu ta past mëshiru shpirtin e bardhë. Falemnderit prej të gjithëve që i kishim afër e u munduan drejt qëllimit të mirë”, thuhet në postimin e tij.

Rinumërimi: Kurti dhe Konjufca kryesojnë me vota të hequra në Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Në Ferizaj, rezulton se numrin më të madh të votave të humbura e ka Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, me një diferencë prej 55 votash më pak.

Pas tij renditen:

  • Glauk Konjufca me 23 vota më pak,
  • Fitim Haziri me 13 vota më pak,
  • Albulena Haxhiu me 12 vota më pak,
  • Artane Rizvanolli me 11 vota më pak,
  • Arbërie Nagavci me 11 vota më pak,
  • Fatmire Kollçaku me 11 vota më pak.

Ky është rezultati nga rinumërimi i 98,68% të vendvotimeve.

Ndërkohë, KQZ ka vendosur edhe shkarkimin e përfaqësuesve politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren. Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pikërisht në këtë komunë janë vërejtur dallimet më të mëdha në numrin e votave për kandidatët për deputetë.

Përmbyllet rinumërimi në Dragash, “kampion” i votave të hequra në këtë komunë kandidati i LVV’së për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar në platformën elektronike për procesimin e të gjitha votave të numëruara në Komunën e Dragashit.

Nga 57 kuti të rinumëruara, 57 sosh janë procesuar rezultatet.

Tek lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Dragash rezulton një diskrepancë e madhe mes vendit të dytë nga i pari sa i përket heqjes së votave. Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, rezulton t’i ketë 231 vota më paknga 2,805 vota të rinumëruara.

Pas tij vjen Valon Hoti me 45 vota më pak, më pas Glauk Konjufca me 28 vota më pak e Albin Kurti me 20 sosh më pak.

Numër relativisht të madh të votave iu minusuan edhe kandidatit të PDK-së për deputet, Xhevahir Geci. Nga 264 vota të rinumëruara, 87 sosh iu janë hequr të njëjtit.

Megjithatë, Mustafa ngelet “kampion” në heqjen e votave si shkak i rinumërimit në këtë komunë.

Po vazhdon rinumërimi në nivel vendi. KQZ ka procesuar 856 kuti nga 2,557 sosh apo 33,48 për qind të votave të rinumëruara në platformën elektronike të tyre.

Trump lëshon paralajmërimin e fortë ndaj Iranit: Do të fshihet nga faqja e dheut, nëse ndodh kjo gjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reflektuar mbi vitin e parë të mandatit të tij të dytë në një intervistë të gjatë, duke folur për uljen e numrit të punonjësve në qeverinë federale, sfidat në zbatimin e ligjeve të imigracionit, interesin e tij për marrjen e Grenlandës.

Në intervistë, Trump lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër edhe ndaj Iranit në lidhje me kërcënimet për vrasje, duke thënë se kishte autorizuar hakmarrje të plotë nëse do të bëhej një atentat ndaj jetës së tij.

“Dhashë udhëzime shumë të qarta. Nëse ndodh diçka, ato do të fshihen nga faqja e dheut”, tha ai. Ai kritikoi ish-Presidentin Joe Biden për mosreagimin më me forcë ndaj kërcënimeve iraniane gjatë mandatit të tij.

Trump tha se ish-Presidenti Joe Biden “duhet të kishte thënë diçka” kur u bënë deklarata të ngjashme për herë të parë, duke argumentuar se udhëheqësit e mëparshëm nuk reaguan me forcë.

“Nëse ata do ta bënin atë kërcënim ndaj dikujt, madje as ndaj një presidenti, por ndaj dikujt siç bënë me mua, unë absolutisht do t’i godisja shumë fort”, tha ai.

Irani është tronditur nga protesta mbarëkombëtare që nga fundi i dhjetorit të shkaktuara nga zhvlerësimi i madh i rialit, inflacioni në rritje dhe çmimet e larta të ushqimeve, me demonstrata që u përhapën nga Teherani në disa qytete.

Detaje nga Prokuroria: Si ndodhi vrasja e nënës nga djali në Restelicë

Një person rreth 30-vjeçar, F.B., dyshohet se ka vrarë nënën e tij T.B. në orët e para të së mërkurës në fshatin Restelicë të Dragashit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Viktima është rreth 60-vjeçare.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, dyshohet se viktima u privua nga jeta pasi F.B. ushtroi dhunë fizike. Rasti po trajtohet si “vrasje e rëndë”.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

Nga të dhënat e Prokurorisë, rezulton se F.B. ka qenë më herët i përfshirë në tri raste penale të dhunës në familje.

“Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.