Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vitisë më 8 shtator, ku një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin në parkun “Bafti Haxhiu”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dje njëri nga të lënduarit, Auron Ferizi, ka ndërruar jetë derisa po trajtohej në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti tashmë është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe po hetohet nga njësitet kompetente.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet që organet e rendit të publikojnë më shumë detaje në ditët në vijim.