Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vranjak të Rahovecit, ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental.
Sinjali mëson se viktima është O. B., 2-vjeçar i cili më 31 gusht rreth orës 16:00 ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe më pas në QKUK, ku i ishte nënshtruar një operacioni.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, familja është njoftuar sot në mesditë se fëmija nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.