div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-30059 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Vetëm gjykata vendos” – Kryeziu kundër Policisë për konfiskimin e patentave të shoferëve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu (103), ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me konfiskimin e patentave të shoferëve nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas Kryeziut, organi i vetëm kompetent për pezullimin e patentës së shoferit është gjykata, duke u bazuar, siç thotë ai, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Imazhi.

“Për ju shoferë që iu është konfiskuar patenta nga policia dhe Ministria e Xhelal Sveçlës, ju njoftoj se organi kompetent dhe i vetëm për pezullimin e patentës është gjykata”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shton se, sipas tij, ministria nuk ka të drejtë ta marrë patentën e shoferëve, pasi ajo është lëshuar nga shteti dhe vetëm gjykata mund të vendosë për heqjen apo pezullimin e saj.

Kryeziu ka paralajmëruar se, nëse PDK vjen në pushtet, do të ndërmerren veprime për kthimin e patentave të shoferëve, ndërsa në të ardhmen vendimet për ndalim të drejtimit do t’i takojnë vetëm gjykatës.

“Sapo të vijmë në pushtet, patentat e shoferëve do t’ua kthejmë, ndërsa gjykata do të vendosë pastaj se kujt do t’ia marrë”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *