div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-23338 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Vetëm tri kuti pa numëruar në Prishtinë – si qëndron rezultati aktual?

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, garës për kryetar po i afrohet fundi, me vetëm edhe tri kuti votimi të pambetura për t’u numëruar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat e deritanishme tregojnë një garë të ngushtë mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeku.

Rama kryeson me 34,752 vota (33.76%), ndërsa Çeku e ndjek nga afër me 34,022 vota (33.05%). Në vendin e tretë është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, me 28,588 vota, që përbëjnë 27.77% të totalit.

Bazuar në këto rezultate, është pothuajse e sigurt që Prishtina do të shkojë në balotazh mes Ramës dhe Çekut, për të përcaktuar kryetarin e ri të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *