4.9 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Vrasja në Prishtinë – Kjo është gjendja e të plagosurve

Një person ka vdekur e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, pas sulmit me armë mes dy grupeve të dielën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa të plagosurit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E drejtori i Ortopedisë me Traumatologji, Xhavit Gashi për Tëvë1, ka thënë se mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore tre persona, të cilët kanë marrë lëndime me armë zjarri në pjesët e ekstremiteteve, ku njëri prej tyre i është nënshtruar operimit urgjent nga ekipi i kirurgjisë së bashku me ekipin e ortopedisë, ku i njëjti është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Sipas tij, njëri pacientë është në gjendje më të rëndë por stabile, teksa dy të tjerët janë në gjendje më stabile.

“Në shërbimin e urgjencës dhe në shërbimin e ortopedisë kanë kërkuar trajtim tre pacienta, njëri prej pacientëve iu ka nënshtruar operitmit urgjent nga ekipi i kirgurgjisë së bashku me ekipin e ortopedisë dhe ka lëndime me armë zjarri në pjesën e ekstremiteteve, është bërë një operrim provizor për atë çështje urgjente dhe për momentin ai pacient është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale“, ka thënë ai.

Kurse për dy pacientët e tjerë, Gashi bëri të ditur se për momentin janë duke qënduar në qenrën emergjente, sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.

Kjo për shkak të sigurisë sepse në klinikën e Ortopedisë nuk ka perimetri të sigurisë.

“Dy pacientët e tjerë për momentin kanë lëndime në dy ekstremitetet dhe të dytë janë duke qëndruar në qendrën emergjente për shkak se Policia ka kërkuar sepse nuk ka pasur perimetër të sigurisë për me i sjellë në klinikën tonë, në momentin që bëhet sigurimi i perimetrit për sigurinë e pacientave ata do ta vazhdojnë trajtimin në klinikën tonë, ne e kemi ndarë një hapësirë që është e veçantë për këto raste që konsiderohen me më rrezikshmëri“, ka thënë drejtori i Klinikës së Ortopedisë me Traumatologji.

Ndryshe, Policia ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK, të cilët janë nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjen policore,

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here