10.2 C
Pristina
E mërkurë, 8 Tetor, 2025

Vrau kolegun e tij, dënohet me 8 vite burgim ish-polici

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim ndaj të akuzuarit Fatlum Mehmeti për vrasje me dashje eventuale ndaj kolegut të tij polic, Lirim Haxholli, më 18 shkurt të vitit 2022, në një aheng i cili ishte organizuar në një vilë në Zllatar nga disa zyrtarë policorë.

Ndaj Mehmetit, Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues me 8 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje eventuale”.

Ndaj të njëjtit, do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, teksa me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Fatlum Mehmeti, sipas aktakuzës së ngritur ku thuhet se i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani i ndjeri L.H dhe përreth kolegët e tij.

Në momentin kritik i akuzuari thuhet se ka nxjerrë armën nga beli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohet që ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkakton një të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin L.H. në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakton plagë vdekjeprurëse.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here