Aktori i njohur shqiptar, Xhevdet Jashari, ka shprehur një qëndrim të fortë kundër termit “Kosovar”, duke e cilësuar atë si një fjalë të shpikur nga serbët.
Në një intervistë, ai ka theksuar se ata që identifikohen si “Kosovarë” janë duke pranuar një terminologji të huaj dhe jo të vërtetë për identitetin shqiptar.
“Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve. Duhet mi ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë jam kosovar. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak. Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb”, ka thënë Jashari.
Ai shtoi më tej se identifikimi si “Kosovar” është një ndarje e padrejtë mes shqiptarëve dhe se ky term është i papranueshëm.
“Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Çka me thënë ai i Preshevës. Ne kemi shqiptar. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar. Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu. Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, ka përfunduar aktori.