div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-29989 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Zemra jonë u thye përgjithmonë” – Nëna e Shpat Kasapit me reagim emocional

Në një reagim emocional të publikuar së fundmi, Gjylymser Kasapi, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka falënderuar publikisht të gjithë ata që qëndruan pranë familjes në këto momente të rënda.

Ajo shpreh mirënjohje, për familjen e saj, si dhe për shoqërinë në përgjithësi, kolegë e artistë nga të gjitha trevat shqiptare, për mbështetjen dhe ndarjen e dhimbjes pas largimit nga jeta të Shpatit.

Në mënyrë të veçantë, nëna e këngëtarit ndalet te Selvije Jao, bashkëshortja e Shpatit, të cilën e përshkruan si shpirtin e shtëpisë dhe si një grua të dashur për butësinë, çiltërsinë dhe moralin e saj. Ajo thekson përkushtimin maksimal të Selvijes jo vetëm si bashkëshorte, por edhe si nënë e shkëlqyeshme e nipit të vogël, Roelit.

Në mesazhin e saj, ajo zbulon se Shpati ndërroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hodh edhe Roeli, pa e kuptuar çfarë po ndodhte.

Por mes falënderimeve, ajo paralajmëron se çdo spekulim tjetër, do të dënohet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht.

Në fund, ajo u bën thirrje të gjithëve që të lejojnë familjen të përjetojë dhimbjen e saj në qetësi, duke kërkuar respekt të veçantë për Selvijen, e cila sipas saj po e mban gjallë familjen në këto çaste të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *