Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Mehmetaj del me projeksion: Kaq deputetë do t’i fitojë LVV
Analisti politik dhe gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka bërë publike parashikimet e tij për përbërjen e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke dhënë shifra konkrete për secilën parti politike.
Në një paraqitje në emisionin “Debat Plus”, Mehmetaj deklaroi se, bazuar në trendet aktuale elektorale, sondazhet në terren dhe lëvizjet e votuesve në ditët e fundit të fushatës, rezultati final pritet të jetë si vijon: Lëvizja Vetëvendosje me 45 deputetë, PDK me 25, LDK me 21 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9 deputetë.
Sipas Mehmetajt, këto shifra tregojnë se Vetëvendosje do të mbetet forca e parë politike në vend, por pa arritur shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Ai theksoi se rritja e pjesëmarrjes në zgjedhje, veçanërisht nga diaspora, do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shpërndarjen e mandateve.
