Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale, subjekti politik në të cilin ajo bën pjesë do të garojë për të dalë i pari.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se do të mundohen të bëjnë listën që do të ketë brenda njerëzit e duhur dhe që janë në vijë me programin e LDK-së.
“Do të mundohemi të bëjmë listën më të mirë, me njerëzit më të mirë, me integritet dhe gjithpërfshirës, që mbështeten në profesionalizëm dhe do ta implementojnë programin e LDK-së. Ne garojmë dhe jemi shumë të bindur se do të dalim parti me shumë më shumë vota, me shumë më shumë përkrahje. E kemi ekipin, e kemi kandidatin për kryeministër”.
“Ne garojmë për t’u bërë partia e parë. Unë mendoj se me rikonfirmimin tonë në nivelin komunal, të kryeqytetit si model i qeverisjes, por edhe të komunave të tjera, ne jemi në të drejtën dhe mendoj se kemi mbështetjen tonë popullore për programin dhe për qeverisjen qendrore”, tha Lushaku-Sadriu.




